Lajmet

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Tahiri: Shpresoj të mos shtohen deri më 9 shkurt

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti po rrezikon pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizma rajonal si CEFTA dhe Procesi i Berlinit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti për shkak të paaftësisë së tij dhe politikave të gabuara i ka sjell sanksione vendit.

“Në këtë periudhë asgjë nuk duhet të merret shumë seriozisht se çka deklaron kryeministri Kurti, është në një fushatë zgjedhore, është në përfundim të mandatit të tij si kryeministër. Në katër vite tash duhet me pas parasysh edhe sikletin dhe presionin tij që ka këtë periudhë, sepse nuk po arrin të përfundojë as edhe një projekt të vetëm, po e le gjendjen më keq siç ka qenë…Sa i përket CEFTA-s mendoj që jemi pikërisht janë bërë 10 vite kur Kosova është bërë pjesë e iniciativës së Ballkanit Perëndimor që drejtohet nga Gjermania dhe Franca, dhe pas një këtyre viteve kemi arrit në një pikë ku Kosovës po i rrezikohet pjesëmarrja tutje pikërisht për shkak të paaftësisë së saj për të implementuar zotimet dhe detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje. Ne nuk mund t’i ndihmojmë asgjë Kurtit në situatën ku e ka sjellë vendin, por, shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar, BE-ja, ShBA-të ta ndalin në shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonë, dhe besoj shumë se vendit do t’i jepim një qeveri të re që e nxerr nga kjo situatë…Shpresoj se këto sanksione të mos shtohen deri në momentin me 9 shkurt vendit i jepim një qeveri të re”, tha ai.

Ndërsa, Tahiri derisa ka folur për vendimin sa i përket mallrave serbe, duke thënë se Qeveria duhet t’i përmbush obligimet e saj.

“Qeveria duhet t’i përmbush obligimet e saj, nëse flitet për sigurinë e mallrave ato janë kushte që duhet t’i ofrojë Qeveria e Republikës së Kosovës apo cilado qeveri, duhet të përmbushen obligimet tona dhe të mos vije puna deri tek një pozicion ku dukemi të paaftë të implementojmë detyrimet tona që realisht pastaj ato na rrezikojnë që të na nxjerrin prej këtyre mekanizmave që do të jetë e dëmshme. Pse nuk po ndodh me shtetet tjera, por me Kosovën?”, ka shtuar Tahiri.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten, derisa potencoi se mazhoranca për shkak të brishtësisë së numrave do të ketë të vështirë miratimin e Projektligjeve.

“Tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrin të fillojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së numrave nga mazhoranca, qëndrimet e PDK-së sa i përket këtyre pikave janë të njëjta, ne do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare konform qëndrimit tonë qysh e kemi deklaruar më herët, mirëpo normalisht në çështjen e projektligjeve të cilat kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 deputeteve qe duhet të jenë prezent në seancë dhe që shumica e këtyre deputeteve normalisht se nuk do të marrin pjesë sepse kjo është një përgjegjësi e mazhorancës. Por, fatkeqësisht duket se do të jetë vështirë që do të kalohen dhe këto projektligje sepse tashmë duket se ka një shthurje kogja të madhe brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket numrave dhe shumicës së tyre në Kuvendin e Kosovës”, thotë Tahiri.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara