Kulturë

Sandra Bullock tregon se për cilin film u bë pishman

Në një intervistë, aktorja tregoi se për cilin film ndjehet e turpëruar.

Published

on

Aktorja Sandra Bullock po shikon mbrapa në karrierën e saj filmike – dhe filmin për të cilin ajo thotë se nuk ka kuptim.

Në një intervistë, aktorja tregoi se për cilin film ndjehet e turpëruar.

“Është një film për të cilin ndjehem e tupëruar që isha pjesë e tij. Titullohet “Speed 2″. Kam qenë shumë e zëshme për këtë. Nuk ka sens”, deklaroi mes tjerash aktorja.

“Është një film të cilin do të doja të mos e kisha bërë sepse asnjë fansi nuk i pëlqeu”, shtoi aktorja, duke iu referuar gazetarit, i cili tha se i pëlqente filmi kur ishte adoleshent.

Filmi i vitit 1997, në të cilin Bullock luajti së bashku me Jason Patric, tregon historinë e Annie (Bullock) dhe të dashurit të saj duke u përpjekur të ndalojnë një anije lundrimi në Karaibe, me të cilën po kalonin pushimet, nga përplasja me një cisternë nafte. Keanu Reeves luajti me Bullock në filmin origjinal të vitit 1994, por ai nuk u kthye për të ripërsëritur rolin e tij si Jack Traven në vazhdimin e filmit./UBTNews/

Lajmet

“Ramë Lahaj International Opera Festival” sjell Kosovën në qendër të skenës operistike

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me sekretarin e MKT-së, Bislim Bislimi, kanë zhvilluar takim me tenorin Ramë Lahaj, fotografin Fadil Berisha dhe ekipin organizues të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”.

Në takim është diskutuar për edicionin e gjashtë të festivalit, i cili tashmë ka nisur dhe gjatë muajit korrik do të sjellë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës një program të pasur artistik.

Festivali synon ta shndërrojë Kosovën në një pikë të rëndësishme të operës dhe kulturës, duke sjellë artistë dhe aktivitete që promovojnë skenën muzikore vendore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ministrja Bogujevci ka vlerësuar kontributin e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” në promovimin e kulturës së Kosovës dhe në forcimin e lidhjeve artistike me botën.

Ajo i ka uruar sukses Ramë Lahajt dhe gjithë ekipit organizues për edicionin e radhës të festivalit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Libri i javës: “The Alchemist”, romani që ka frymëzuar miliona lexues në mbarë botën

Published

on

Nëse jeni në kërkim të një libri që ndërthur aventurën, filozofinë dhe frymëzimin, “The Alchemist” nga Paulo Coelho është një nga veprat që nuk duhet t’i mungojë listës suaj të leximit.

I botuar për herë të parë në vitin 1988, romani rrëfen historinë e Santiagos, një bariu të ri nga Andaluzia, i cili niset në një udhëtim për të gjetur një thesar të fshehur pranë piramidave të Egjiptit. Gjatë rrugës, ai përballet me sfida, takon njerëz që ndryshojnë mënyrën e tij të të menduarit dhe kupton se thesari më i madh shpesh gjendet brenda vetes.

“The Alchemist” është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe ka shitur miliona kopje në mbarë botën, duke u bërë një nga romanet më të suksesshme dhe më të dashura të letërsisë bashkëkohore.

Mesazhi kryesor i librit është se secili duhet të ndjekë ëndrrat e tij, të mos dorëzohet përballë pengesave dhe të besojë se çdo udhëtim sjell mësime të vlefshme.

Me një stil të thjeshtë, por plot simbolikë dhe reflektime për jetën, “The Alchemist” mbetet një vepër që frymëzon lexues të të gjitha moshave dhe vazhdon të jetë një nga librat më të rekomanduar në botë.

Për këdo që dëshiron një lexim motivues dhe plot kuptim, “The Alchemist” është zgjedhja ideale për librin e kësaj jave./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Published

on

Punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë po vazhdojnë, ndërsa projekti synon të krijojë një hapësirë moderne në shërbim të komunitetit.

Objekti do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve artistike, edukative dhe shoqërore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore në këtë zonë.

Sipas autoriteteve, investimi synon të përmirësojë infrastrukturën kulturore dhe të krijojë kushte më të mira për promovimin e artit dhe kulturës.

Qëllimi mbetet që çdo komunitet të ketë hapësira dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 14-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, fokusi te qytetet në kohë krizash

Published

on

Edicioni i 14-të i Festivalit të Arkitekturës në Kosovë (KAF) do të nisë të hënën, më 6 korrik, duke sjellë një program të pasur me ligjërata, punëtori dhe diskutime mbi sfidat e arkitekturës dhe urbanizmit në kohë krizash globale.

Tema e sivjetme e festivalit është “The City After – Design in an Age of Crises” (“Qyteti Pas – Dizajni në Kohë të Krizës”), e cila synon të nxisë debat mbi rolin e arkitekturës dhe dizajnit në periudha të pasigurisë, konflikteve dhe transformimeve të mëdha shoqërore.

Në kuadër të programit do të organizohen 13 ligjërata publike, tri punëtori me fokus në territoret palestineze, si dhe tri turne arkitektonike.

Për herë të parë, festivali ka hapur edhe një program bursash për arkitektë të rinj nga Palestina, të cilët do t’i bashkohen aktiviteteve duke udhëhequr punëtori dhe duke mbajtur ligjërata publike.

Sipas organizatorëve, tema e këtij viti trajton ndikimin e luftërave, krizave klimatike, paqëndrueshmërisë ekonomike, migrimit të detyruar dhe trazirave politike në zhvillimin e qyteteve, duke sfiduar profesionistët dhe qytetarët të reflektojnë mbi mënyrat e rindërtimit pas krizave.

“Në vend të kësaj, rindërtimi duhet të përballet me pyetje më të thella në lidhje me drejtësinë, qëndrueshmërinë, kujtesën dhe të ardhmen e jetës kolektive”, thuhet në deklaratën programore të festivalit.

Përmes ligjëratave, punëtorive, ekspozitave dhe diskutimeve publike, KAF 2026 synon të krijojë një platformë ndërkombëtare dialogu mbi mënyrën se si arkitektura dhe dizajni mund t’u përgjigjen sfidave të kohës, duke kontribuar në ndërtimin e qyteteve më të drejta, më të qëndrueshme dhe më shpresëdhënëse./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara