Sport

Sanches i ofrohet Juventusit

Published

on

Mesfushori Renato Sanches është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Paraqitjet e mira të Sanches në Kampionatin Evropian “Euro 2020” kanë bërë që ai të merr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Sipas ‘Calcio Mercato’, agjenti i futbollistit Jorge Mendes ia ka ofruar klientin e tij klubit italian Juventus.

“Zonja e Vjetër” është poashtu në kërkim të një mesfushori, por prioritet i tyre mbetet Manuel Locatelli.

Lille u ka bërë të ditur skuadrave të interesuar për portugezin se po kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur Tottenham, Liverpool dhe Milan.

Lajmet

​Nënshkruhet Master Plani mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe EHF-së

Published

on

Federata e Hendbollit të Kosovës ka arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të këtij sporti.

Të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Ky plan është i vlefshëm për tre vjet dhe synon kryesisht shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, gjë që pritet të ndikojë në rritjen e numrit të fëmijëve dhe lojtarëve të rinj që merren me këtë sport.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të Kongresit Zgjedhor të EHF-së, i cili po mbahet sot dhe nesër në Andau të Austrisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rashford: “Dua të qëndroj te Barcelona për shumë vite”

Published

on

Marcus Rashford shkëlqeu me një dopietë në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Newcastle në Ligën e Kampionëve, duke dhënë një mesazh të qartë drejtuesve blaugrana dhe tifozëve që dëshiron të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.

Sulmuesi anglez, i huazuar nga Manchester United, u shpall edhe MVP i ndeshjes dhe pas sfidës deklaroi:

“Dua të qëndroj këtu për sa më shumë vite. Ndihem shumë mirë dhe dua të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë.”

Rashford, 27-vjeçar falënderoi trajnerin Hansi Flick për besimin dhe vlerësoi shokët e skuadrës, duke theksuar atmosferën pozitive në ekip.

“Është freskuese të luash me këta djem të rinj që luajnë me vetëbesim. Të luash për Barcelonën është një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ai.

Fitorja ndaj Newcastle ishte e para jashtë fushe për Barcelonën në hapje të fazës së grupeve të Champions-it pas 19 vitesh.

Rashford la të kuptohet qartë se dëshiron ta shndërrojë huazimin në një qëndrim afatgjatë në Kataluni./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Renditja e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26

Published

on

Pas mbylljes së javës së parë të fazës së ligës në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve, surprizat nuk kanë munguar dhe renditja aktuale e dhjetë skuadrave kryesuese premton një garë të fortë.

Në krye të tabelës ndodhet Eintracht Frankfurt që ndan vendin e parë me Paris Saint-Germain, i cili gjithashtu nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndjekje të tyre janë Club Brugge dhe Sporting, të dyja me tre pikë dhe një diferencë golash +3.

Vendin e pestë e ndajnë Union Saint-Gilloise, Bayern Munich, Arsenal, Inter dhe Manchester City, të gjitha me nga tre pikë dhe golavarazh +2, duke treguar se konkurrenca është tepër e ngushtë që në start.

Qarabağ, me një fitore minimale dhe golavarazh +1, mbyll dhjetëshen e parë.

Renditja e javës së parë tregon qartë se format i ri i fazës së ligës sjell më shumë rivalitet dhe çdo gol mund të bëhet vendimtar për pozitën përfundimtare.

Edhe pse është vetëm fillimi, pritet një sezon i nxehtë ku ekipet më të mëdha të Europës do të luftojnë fort për të siguruar një vend në fazat e eliminimit direkt./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Haaland thyen një tjetër rekord historik

Published

on

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në stadiumin “Etihad”. Pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë, heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.

Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara