Teknologji

Samsung nis prodhimin masiv të Exynos 2600 për Galaxy S26 Ultra

Published

on

Samsung ka njoftuar se këtë muaj do të nisë prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari që përdor teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around).

Ky procesor do të jetë i integruar në serinë Galaxy S26, duke përfshirë edhe modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 sjell një veçori të re, Heat Pass Block, e cila përmirëson largimin e nxehtësisë nga çipi, duke optimizuar performancën dhe stabilitetin.

Testimet e para në Geekbench tregojnë rezultate premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 tejkalojë fuqinë e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.

Suksesi i këtij çipi pritet të ndikojë pozitivisht edhe në biznesin e prodhimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani të mëdha si Nintendo dhe Tesla.

Analistët parashikojnë se divizioni Samsung Device Solutions mund të shënojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.

Teknologji

Tesla lanson versionin më të lirë të Model 3 në Evropë për të rritur shitjet

Published

on

Tesla ka sjellë në Evropë versionin me çmim më të ulët të Model 3, duke synuar të ringjallë shitjet pas reagimeve negative ndaj angazhimit të Elon Musk me Donald Trump dhe dobësimit të kërkesës për automjete elektrike.

Modeli i ri 3 Standard është i listuar me çmim prej 37,970 euro dhe ofron një rreze veprimi mbi 480 km, pavarësisht se ka hequr disa nga karakteristikat premium të versioneve më të shtrenjta.

Ky lëvizje vjen pas lansimit të SUV Model Y me çmim më të ulët, në Evropë dhe SHBA, duke synuar të tërheqë gamë më të gjerë blerësish.

Shitjet e Teslës në Evropë kanë pësuar rënie, ndërsa kompania përballet me konkurrencë të fortë nga prodhuesi kinez BYD, i cili për herë të parë e ka tejkaluar Teslën në tregun evropian gjatë pranverës.

Mbështetja e Musk për fushatën e Trump dhe angazhimi në administratën e mëparshme ka shkaktuar reagim negativ nga blerësit.  /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Smartphone-i Edge 70 vjen me stil të sofistikuar dhe kristale Swarovski

Published

on

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it Edge 70, pas lansimit fillestar në tetor me tre ngjyra Pantone: Gadget Grey, Lily Pad dhe Green Bronze.

Ky edicion i ri vjen me një nuancë të veçantë, që shënon ngjyrën Pantone të vitit 2026, e quajtur Cloud Dancer.

Kjo ngjyrë përshkruhet si “një bardhësi e ajrosur që sjell qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”.  Cloud Dancer “vepron qetësues dhe frymëzues, duke reflektuar balancën dhe sofistikimin në mënyrë perfekte”.

Një veçori e veçantë e këtij edicioni janë kristalet Swarovski, të cilat ofrojnë “një detaj eterik që i lejon kreativitetit të marrë frymë dhe thellon fokusin, duke rikthyer qetësinë në xhepa, pëllëmbë dhe jetën digjitale”.

Smartphone-i pritet të dalë në tregje të përzgjedhura në mbarë botën, megjithatë çmimi e data e saktë nuk janë zbuluar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple drejt marrëveshjes së re me Intel për prodhimin e çipave

Published

on

Apple përdorte për vite me radhë çipat e Intel në laptopët dhe kompjuterët desktop, por u largua prej tyre pasi kompania lançoi çipat e saj të serisë M, të dizajnuar plotësisht brenda Apple.

Tani duket se dy kompanitë janë pranë një marrëveshjeje të re, por këtë herë rolet do të jenë të ndryshme. Intel nuk do të ketë asnjë rol në fazën e projektimit, ai shërben vetëm si prodhues çipash për Apple.

Apple synon të mos mbështetet tërësisht te TSMC për prodhimin e çipave të saj, dhe Intel paraqet një alternativë të rëndësishme.

Sipas analistit të GF Securities, Jeff Pu, pritet që Apple dhe Intel të arrijnë një marrëveshje për prodhimin e një pjese të çipave të serisë A për modelet iPhone jo-Pro, duke filluar nga viti 2028.

Fillimisht, Intel do të prodhonte vetëm një përqindje të vogël të këtyre çipave, ndërsa TSMC do të mbetet furnizuesi kryesor.

Muajin e kaluar, analisti Ming-Chi Kuo raportoi se Intel pritet të nisë prodhimin e çipave të serisë M të Apple për modelet më të ulëta të Mac dhe iPad, duke filluar nga mesi i vitit 2027.

Për prodhimin e këtyre çipave të serisë M, Apple do të përdorë procesin e avancuar 18A të Intel, i cili konsiderohet si teknologjia më e hershme nën 2nm e prodhuar ndonjëherë në Amerikën e Veriut. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Netflix bëhet pronar i Warner Bros dhe HBO pas marrëveshjes gjigante

Published

on

Netflix ka fituar garën për blerjen e “Warner Bros.” dhe “HBO” në një marrëveshje prej rreth 72 miliardë dollarësh (plus borxhin), një lëvizje që mund të riformësojë rrënjësisht industrinë e Hollywoodit.

Megjithatë, marrëveshja pritet të hasë rishikim të rreptë rregullator në SHBA dhe jashtë saj.

“Warner Bros. Discovery” synon të ndahet në dy kompani të veçanta në vitin 2026: Netflix do të blejë pjesën “Warner”, ndërsa “Discovery Global” do të mbajë CNN-in dhe kanalet e tjera kabllore.

Paramount konsiderohej pretendent kryesor, madje me mbështetje politike nga presidenti amerikan Donald Trump, por Netflix e kaloi me një ofertë më agresive dhe duke pranuar të njëjtën tarifë të lartë “breakup fee” në rast dështimi të marrëveshjes.

Shumë politikë dhe figura të industrisë kanë shprehur shqetësime për ndikimin në konkurrencë dhe në kinematë tradicionale.

Netflix thotë se asetet e WBD-së janë plotësuese dhe premton të ruajë publikimet teatrale për filmat e “Warner Bros.” Sipas analistëve të Bank of America, nëse blerja finalizohet, Netflix do të bëhet fuqia dominuese e padiskutueshme në botën e transmetimit. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara