Teknologji

Samsung ndryshon strategjinë e kamerave me Galaxy S22

Ky sensor do të përdoret krahas sensorit 12-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel telefoto me zmadhim optik 3x.

Publikuar

Nuk kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga debutimi i linjës Galaxy S21 dhe spekulimet rreth pasardhësit kanë nisur tashmë.

Në vitet e fundit gjiganti Korean zgjodhi një sensor masiv të kamerës për modelet flagshipë por mbante sensorët 12-megapiksel në variantet standarde dhe Plus të S20 dhe S21.

Vitin e ardhshëm me linjën Galaxy S22 priten ndryshime në këtë departament ku të gjitha modelet pritet të pajisen me sensorin 50-megapiksel.

Ky sensor do të përdoret krahas sensorit 12-megapiksel ultra-wide dhe 12-megapiksel telefoto me zmadhim optik 3x.

Çfarë sensori do të përdorë Samsung? Kompania aktualisht ka zhvilluar një sensor 1/1.12 50-megapiksel ISOCELL GN2 me një madhësi pikselësh prej 1.4um dhe teknologjinë tetrapiksel që kombinon 4 pikselë në një të vetëm dhe rritur madhësinë e tyre efektive në 2.8um.

Sensori 50megapiksel mund të përdoret në të gjitha modelet Galaxy S22 vitin e ardhshëm pa përjashtim.

Megjithatë përpara se linja S22 do të mbërrijë, presim që Samsung të zbulojë Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 2 të cilët mund të debutojnë nga muaji i ardhshëm. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Elon Musk tërheq padinë ndaj OpenAI

Publikuar

nga

Miliarderi Elon Musk të martën tërhoqi padinë e tij ndaj krijuesit të ChatGPT, OpenAI dhe kryeshefit ekzekutiv të tij, Sam Altman. Sipas Musk, ata hoqën dorë nga qëllimi fillestar i firmës për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) për të mirën e njerëzimit dhe jo për përfitim.

Avokatët e miliarderit Musk i kërkuan gjykatës shtetërore të Kalifornisë që të rrëzojë padinë, e cila ishte ngritur në muajin shkurt. Kështu thuhet në një dosje të Gjykatës së Lartë të San Franciskos.

Shefi i Tesla-s ngriti padi kundër OpenAI në fund të shkurtit të këtij viti, duke argumentuar se kompania që ai kishte ndihmuar të themelonte në vitin 2015 ka devijuar nga qëllimet e saj altruiste./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

​Maroku fillon përdorimin e inteligjencës artificiale në gjykata

Publikuar

nga

Maroku tha të martën se ka filluar përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në gjykatat në të gjithë vendin e Afrikës Veriore.

“AI ka sjellë ndryshime të rëndësishme në mbarë botën”, tha Ministri i Drejtësisë, Abdellatif Ouahbi, gjatë një takimi të Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve (dhoma e parë e parlamentit).

“Ne kemi blerë një program të AI dhe ia kemi dorëzuar Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta shpërndarë mes gjyqtarëve. Ky program transkripton vendimet e gjyqtarëve në vend që ata t’i shkruajnë ato manualisht”, shtoi ai.

Ministri maroken tha se integrimi i AI synon “të lehtësojë punën e avokatëve dhe gjyqtarëve”.

Ai shpjegoi se programi do t’u mundësonte profesionistëve ligjorë të kërkojnë në mënyrë efikase nëpër arkiva të teksteve ligjore dhe precedentë gjyqësorë.

Më 14 maj, Ouahbi tha se ministria e tij po hartonte një ligj për të rregulluar përdorimin e AI në Marok.

Legjislacioni synon të parandalojë çështje të ngjashme me ato që përjetohen me mediat sociale, “ku privatësia personale shpesh nuk respektohet”, shtoi ai.

Maroku planifikon të mbajë një konferencë në shtator për të eksploruar praktikat ndërkombëtare të AI dhe për të krijuar një kornizë ligjore për rregullimin e AI, sipas Ouahbi.

Shkurtin e kaluar, Maroku njoftoi themelimin e dy shkollave të AI dhe digjitalizimit në qytetet Taroudant dhe Berkane, duke shënuar një nismë pioniere në vend./AA/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Punëtorët e Samsung-ut në Korenë e Jugut nisin grevë për herë të parë

Publikuar

nga

Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grevën e parë ndonjëherë.

Samsung Electronics është njëra prej kompanive më të mëdha në botë për prodhim të telefonëve të mençur, dhe njëra prej pak kompanive në botë që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.

Menaxhmeti i kompanisë është duke negociuar me sindikatat për pagat e punëtorëve qysh prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur te një zgjidhje.

“Greva e parë në Samsung Electronics është duke u zhvilluar sot përmes marrjes së pushimit, dhe po kuptojmë që shumë punëtorë janë duke marrë pjesë”, ka thënë Son Woo-mok, udhëheqës i sindikatës së punëtorëve.

Kompania ka thënë se një veprim i tillë nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore.

Rreth 10 punëtorë janë parë të premten para zyrave të Samsungut në Seul duke bërtitur: Respektojeni punën. Ne nuk duam rritje 6.5 për qind apo bonus 200 për qind”.

Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, që dominon sferën biznesore në Korenë e Jugut, ekonominë e katërt më të madhe në Azi./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Donald Trump me llogari në TikTok

Publikuar

nga

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump hapi llogari në TikTok, pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar përdorimin e tij për çështje sigurie kombëtare gjatë presidencës së tij.

Në vitin 2020 ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv presidencial në përpjekje për ta ndaluar këtë platformë për shkak të lidhjeve me Kinën, e cila u bllokua përfundimisht nga gjykatat amerikane.

Që atëherë ai ka kritikuar përpjekjet e fundit për ta kufizuar atë, duke thënë se kjo do të fuqizonte pronarin e Facebook, Meta.

Trump, i cili ka deri më tani 3.6 milionë ndjekës që nga hapja e llogarisë së tij të shtunën, tha se do të përdorë “çdo mjet në dispozicion për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan”.

Edhe presidenti aktual, Joe Biden, ka llogari në TikTok, të cilën po e shfrytëzon për fushatë zgjedhore, por ai ka vetëm 340 mijë ndjekës – dhjetë herë më pak se rivali i tij./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara