Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka deklaruar se përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohija” reflekton ambicie hegjemoniste të Serbisë dhe lidhet me retorikën e periudhës së Sllobodan Millosheviqit.
Ajo vuri në dukje se Kosova është një demokraci perëndimore dhe se mbështetja ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara është shumë e lartë në vend.
Gërvalla theksoi se Serbia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për rajonin për shkak të propagandës dhe politikave të saj që, sipas saj, nxisin urrejtje dhe përgatitje për sulme të mundshme ushtarake.
“Më lini të bëj të qartë se nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston zonja dhe zotërinj. Kosova dhe Metohija është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën. Thënë thjeshtë është gjuha e vjetër e Sllobodan Millosheviqit dhe atyre që ndjekin atë. Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkan. Mbështetja për NATO dhe SHBA është 99% në vendin tonë. Ne jemi vendi më pro NATO dhe më pro SHBA në botë. Ne jemi mbrojtur nga gjenocidi nga NATO dhe SHBA. Janë vrarë armiqësitë serbe të nxitura nga Sllobodan Millosheviq dhe ministri i tij Vuçiq i cili është tashmë president i Serbisë. Nuk po flasim për historinë por për të tanishmen dhe tani Serbia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për rajonin. Ne e përcjellim propagandën e vazhdueshme të Vuçiqit dhe urrejtjes që shpërndahet dhe helmon popullatën serbe dhe nxit përgatitjen e qytetarëve serb për një sulm ushtarak kundër vendit tonë. Në Serbi mund të shohësh murale të mëdha si ky ku shkruhet kur ushtria të kthehet në Kosovë. Pra nuk shkruhet nëse ushtria kthehet por kur ushtria të kthehet, pra ata nuk e fshehin qëllimin e tyre, ata janë të qartë për këtë haptazi, vetëm lënë kohën të hapur.”, tha ajo
Gërvalla u shpreh se në vitin 2023, Serbia tregoi gatishmërinë për përdorim force, duke dërguar grupime paramilitare të pajisura me armatim anti-tank dhe ajror dhe duke synuar me dhunë pjesë të territorit verior të Kosovës.
Ajo akuzoi drejtues të caktuar si pjesë të atyre ngjarjeve dhe e konsideroi pritjen dhe trajtimin e tyre në Beograd si një shenjë për mungesë dëshire për llogaridhënie.
“Serbia ka dëshmuar në vitin 2023 se është e gatshme për luftë. Vuçiqi mund të pengohet, jo të bindet. Mentaliteti nuk është diçka që ndryshon vetëm nëse flisni për të. Në vitin 2023 Serbia kryu një sulm ushtarak kundër Republikës së Kosovës duke dërguar grupet paramilitare të pajisura nga Serbia me pajisje anti tank ajrore, me plane për të marrë veriun e territorit tonë me dhunë. Komandanti i atij inkursioni ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën ndërkohë, Vuçiqi e mban atë si mysafir nderi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion në regjim, nëse nuk ka pasoja, situata do të eskalojë edhe më tutje sepse nuk kanë kut ti frikësohen. Ministri i punëve të jashtme Gjuriq e di këtë shumë mirë, ai nuk ka probleme me vrasës dhe me dhunues. Ai mund të ketë zë të butë zonja dhe zotërinj por ai u ul për kafe pas sulmit në Banjskë me Radojiçiqin.”, tha ajo
Banjska si akt i agresionit të hapur nga shteti i Serbisë ndaj Kosovës
Përgjatë takimit të Këshillit të mbrojtjes së OKB-së, Gërvalla gjithashtu tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk ishte një incident.
Ajo theksoi se sulmi në Banjskë ka qenë një akt i hapur i agresionit nga shteti i Serbisë kundrejt Kosovës, duke treguar se edhe pse ka pasur prova, ky akt ka kaluar i pa ndëshkuar e kjo mosndëshkueshmëri mund të hap rrugë për sulme apo vepra të tjera që do të eskalonin situatën.
“Dua të nënvizoj edhe një herë, Banjska nuk ka qenë aksident, ka qenë akt i agresionit të hapur nga shteti i Serbisë ndaj një shteti fqinj, Republikës së Kosovës. Pastaj mosndëshkueshmëria ndikoj. Integriteti i infrastrukturës sonë kritike në nëntor të vitit të kaluar nuk ishte incident, ka qenë sulm kinetik i Serbisë ndaj një shteti fqinj. Të gjithë këtu edhe jashtë këtij objekti e di saktë se kush qëndron prapa këtyre veprimeve. E kemi parë në videoxhirimet nga Banjska, por nuk është që ka ndonjë pasojë. Po, kemi blerë drone por jo nga një vend fqinj, nga një anëtar i NATO-s, Turqia, dhe po blejmë armatim nga aleatët tanë të NATO-s, nga partnerët tanë dhe që të jemi të sinqertë nuk jemi neutral, as nuk pretendojmë të jemi neutral sepse qëndrojmë përkrahë partnerëve tanë, aleatëve tanë dhe këtë e bëjmë në mënyrë krejt transparente dhe të qartë.”, tha ajo
Më tej, ajo kritikoi Serbinë për blerje të armatimit nga shtete si Rusia, Kina dhe Irani duke thënë se Kosova nuk bën një gjë të tillë.
Gjithashtu, ajo tha se situata në veri të Kosovës nuk është siç paraqitet, duke thënë se qeveria po angazhohet në dialog me qytetarët e veriut që të përmirësojë jetën e atyre qytetarëve
Në fund të fjalimit të saj, ministrja në detyrë i bëri ftesë të hapur anëtarëve të këshillit që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë situatën, duke thënë se Kosova është një storje e progresit të pabesueshëm./S.K/KP/