Lajmet

Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit.

Published

on

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës [që ndodhën] më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve që pasuan mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Në dy pikat tjera në konkluzione, flitet për hapat për t’i ulur tensionet, si dhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu.

“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për shtensionim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në shtensionim [të situatës] do të ketë pasoja”, thuhet në këtë tekst.

“Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë e me ndihmën e të dërguarit të posaçëm”, thuhet më tej të tekst./REL

Lajmet

Osmani në Sofje, takoi presidentin bullgar dhe mbretin e Jordanisë

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Bullgari, për ta përfaqësuar vendin krahas liderëve të tjerë në takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje.

Nga atje Osmani ka publikuar një fotografi nga takimit me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

‘’Me Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Takimin e Aqaba në Sofje, për ta nxitur bashkëpunimin, dialogun dhe stabilitetin rajonal.

Continue Reading

Lajmet

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Published

on

Me nderime shtetërore, janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës, të cilat ishin pjesë e listës së personave të zhdukur. Mbetjet e tyre ishin identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura në varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë të Klinës, ku u rivarrosën martirët Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, dhe Bekim (Muharrem) Gashi. Në varrezat e Jashanicës në Klinë, u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit vazhduan me viktimat e tjera, përfshirë Vehbi (Pajazit) Halilaj, i cili u rivarros në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë, dhe Mentor (Maliq) Kryeziu, që u rivarros në Bubavec të Malishevës. Mbetjet mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu u rivarrosën më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Ky akt përkujton sakrificat e viktimave të luftës dhe mundëson nderimin dhe kujtimin e tyre.

Continue Reading

Bota

Shpërthejnë përleshjet në Sudanin e Jugut, 30 të vdekur

Published

on

Në Sudanin e Jugut, përleshjet e dhunshme kanë shpërthyer në komunitetin e Abiemnom, në veri të vendit, duke lënë të paktën 30 të vdekur. Trazirat nisën pas një vjedhjeje të bagëtive nga një grup të rinjsh të armatosur në distriktin Rueng. Pas kësaj, forcat e sigurisë intervenuan, por një ditë më vonë, të rinjtë u kthyen me përforcime dhe sulmuan komunitetin Abiemnom.

Qytetarët dhe forcat e sigurisë tentuan të mbronin qytetin, por u përballën me një numër më të madh forcash armiqësore. Disa nga viktimat ishin pjesë e grupit të rinjve të armatosur.

Konfliktet midis barinjve dhe fermerëve janë të zakonshme në Sudanin e Jugut, por përleshjet e fundit vijnë pas tensioneve politike të rritura në vend. Arrestimi i Zëvendës Presidentit, Riek Macar, nga forcat besnike të Presidentit Salva Kiir, ka rritur shqetësimet për mundësinë e një ripërtëritjeje të luftës civile, që ka shkatërruar vendin gati shtatë vjet më parë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri i përkohshëm i Serbisë: Jemi shumë pranë formimit të qeverisë së re, nuk përjashtohet as mundësia e zgjedhjeve

Published

on

Millosh Vuçeviç, kryeministri i përkohshëm i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është shumë afër, por ka ende mundësi që të thirren zgjedhje të reja. Në një intervistë për Prva TV, Vuçeviç tha se një kryeministër i ri do të mund të formonte një kabinet deri më 18 prill, por theksoi se ka një mundësi të vogël që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje për formimin e kabinetit, mund të shpallen zgjedhje të reja.

Ai përmendi se procesi i formimit të kabinetit do të jetë i vështirë dhe kërkon hartimin e një prezantimi brenda shtatë deri në dhjetë ditë. Pas konsultimeve me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Vuçeviç theksoi se koalicioni që mbështet SNS është i bindur se nuk është e nevojshme të mbahen zgjedhje të reja dhe se do të propozojnë dy kandidatë për postin e kryeministrit të emëruar.

Continue Reading

Të kërkuara