

Kulturë
Salman Rushdie humbi shikimin me njërin sy
Sulmi ndodhi në shtetin e New Yorkut gjatë muajit gusht.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiAutori Salman Rushdie ka humbur shikimin me njërin sy dhe nuk mund ta përdorë njërën dorë pas goditjes me thikë në New York gjatë muajit gusht, tha agjenti i tij.
“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks”, tha Andrew Wylie, agjenti i tij për gazetën spanjolle El País. “Ishte një sulm brutal”, shtoi ai.
Sulmi ndodhi në shtetin e New Yorkut gjatë muajit gusht.
Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për publikimin e romanit të tij të vitit 1988 me titull “Vargjet Satanike”.
Disa muslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24-vjeçar, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje.
“Ai ka humbur shikimin me njërin sy”, tha Wylie në intervistën e tij për El País.
I pyetur nëse autori ishte ende në spital, Wylie u përgjigj: “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është më e rëndësishmja”./UBTNews/
Aktualitet
MKRS: Zyrtarët që lejojnë rrënimin e objekteve të mbrojtura do të ndiqen penalisht
Published
19 minutes agoon
August 20, 2025By
UBT News
Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, përmes një konferencë për media lidhur me aktakuzën e ngritur për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren tha se të akuzuarit kanë lejuar rrënimin e një objekti i cili është në mbrojtje.
“Sikurse është njoftuar opinioni publik, dje Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në cilësinë zyrtare të zyrtarëve publik të Komunës së Prizrenit për shkak të lejimit të rrënimit të objekteve me status ligjor të mbrojtjes së përhershme si asete të trashëgimisë kulturore arkitekturore, gjegjësisht rrënimi i ish-kompleksit Sarajet e Vjetra në Prizren.”, tha Bislimi.
Ai shtoi gjithashtu se nuk është hera e parë që një gjë e tillë po ndodh, por ministria ka marrë masa që të zvogëlojë shkatërrimin e objekteve që janë në mbrojtje dhe ata që lejojnë të ndodhë diçka e tillë, nuk do të mbesin pa u ndëshkuar.
“Vite me radhë, institucionet kompetente profesionale të trashëgimisë kulturore janë ballafaquar me raste të shumta të dëmtimit të qëllimshëm, shkatërrimit apo tjetërsimit të objekteve që gëzojnë status ligjor të mbrojtjes, të cilat dëme janë bërë në emër të përfitimit privat, duke shpërfillur kufizimet ligjore që ekzistojnë mbi këto objekte, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Trashëgimi Kulturore, Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ligje e akte tjera juridike në fuqi. MKRS ka rritur ndjeshëm aktivitetin në drejtim të parandalimit të dukurive të kundërligjshme të shkatërrimit dhe humbjes së të mirave kulturore dhe historike që mbrohen me Kushtetutë dhe me ligj”, tha ai.
Lidhur me hapat e mëtejmë institucional, Bislimi theksoi se i bëjnë thirrje Prokurorisë në Prizren që të merret me rastin dhe të ndëshkojnë zyrtarët përgjegjës dhe se ju bën thirrje edhe të akuzuarve që të japin dorëheqje nga pozita zyrtare dhe tregoi se për rikonstruktimin e objektit të rrënuar duhet ndarë 15 milion euro, një shumë e konsiderueshme nga buxheti i shtetit.
Magazinë
Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci
Published
26 minutes agoon
August 20, 2025By
UBT News
Ed Sheeran po xhiron një videoklip të ri muzikor në Hvar. Një foto e muzikantit t famshëm britanik u publikua nga Bordi Turistik i Qytetit Hvar.
“Ditë xhirimi”, shkruan ata përkrah këngës së Edit, “Shape of You”.
Vecernji List raporton se Ed solli në Hvar edhe aktoren Phoebe Dynevor, yllin e serialit të famshëm të Netflix, “Bridgerton”, e cila do të shfaqet gjithashtu në videoklip.
Phoebe njihet nga shikuesit si personazhi kryesor në sezonin e parë të serialit, duke luajtur Daphnen, motrën më të madhe të Bridgerton.
Vendasit zbuluan se disa nga pamjet janë xhiruar në kafenenë Kiwa dhe në plazhin Dubovica. Edhe klipi supozohet të jetë xhiruar në Split. Ende nuk dihet se për cilën këngë bëhet fjalë. Si pjesë e turneut botëror “+−=÷× Tour” (Mathematics Tour), Sheeran performoi në Kroaci vitin e kaluar, në Hipodromin e Zagrebit.
I ftuari special ishte këngëtari britanik Calum Scott. Koncerti mblodhi rreth 70 mijë njerëz.
Më pas, Ed prezantoi këngë nga të pesë albumet në studio me simbolet “+ − = ÷ ×”, duke përfshirë hite të tilla si “Castle on the Hill”, “Shivers”, “The A Team”, “Perfect”, “Bad Habits” etj.
Lifestyle
Filloni ditën mbarë me disa thënie nga Albert Ajnshtajni
Published
1 hour agoon
August 20, 2025By
UBT News
Për ta filluar ditën mbarë ne do të ju sjellim disa thënie motivuese nga Albert Ajnshtajn.
“Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për çdo zgjidhje”.
“Një person i zgjuar e zgjidh një problem. Një person i mençur e shmang atë”.
“Çdo njeri mund të dijë. Çështja është të kuptosh”.
“Jeta është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur balancën, duhet të vazhdosh të lëvizësh”.
“Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata”.
“Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një qëllim, jo me njerëzit apo objektet”.
“Sa më shumë njohuri, aq më pak egoizëm. Sa më pak njohuri, aq më shumë egoizëm”.
“”Unë mundem” është 100 herë më e rëndësishme, se sa koeficienti i inteligjencës”.
“Mundësitë qëndrojnë në mes të çdo vështirësie”.
“Marrëzia është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”.
“Fillimisht duhet t’i mësosh rregullat e lojës, dhe më pas të luash më mirë se gjithë të tjerët”.
“Përpiquni të mos bëheni njerëz të suksesit, në vend që të bëheni njerëz të vlerave”.
“Njësia matëse e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”.
“Logjika mund të të çojë nga A-ja tek B-ja. Imagjinata do të të çojë kudo”.
“Çdokush është një gjeni, nëse ti e gjykon një peshk nga aftësia për t’u ngjitur në një pemë, ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar së është budalla”.
“Dikush që ndjek turmën, me shumë mundësi nuk mund të shkojë më larg se turma. Ata që ecin të vetëm, mund ta gjejnë veten në vende, në të cilat askush nuk ka qenë më parë”.
“Ke dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është duke besuar se asgjë nuk është një mrekulli dhe tjetra sikur gjithçka është një mrekulli”.
Magazinë
Jennifer-Brad-Angelina, drama që nuk u mbyll kurrë
Published
14 hours agoon
August 19, 2025By
UBT News
Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk ka thënë Jennifer Aniston këtë, por mund ta kishte thënë. Sepse ajo bëri pikërisht këtë: priti.
Nuk bërtiti. Nuk shkroi letra të hapura. Nuk shiti histori për më shumë klikime. Ajo thjesht nisi të jetojë më mirë, më mirë se kushdo tjetër në këtë trekëndësh të rrëmujshëm hollivudian që nisi si film romantik dhe përfundoi si dramë gjyqësore pa fund.
Kopertina që flet pa thënë asgjë
Jennifer, 56 vjeç sot, shfaqet e veshur me një fustan transparent Saint Laurent në kopertinën e Vanity Fair, më seksi se kurrë, me një buzëqeshje që thotë: Po, jam ende këtu. Dhe jo, nuk më thyen dot.
Pitt e Jolie ndahen publikisht për fëmijët, për paratë, për verën… Jennifer shijon jetën në vilë, e qetë dhe pa ndonjë nevojë për të “dhënë hak”.
Historia që nuk kishte fund, por që Aniston e mbylli vetë
Ajo pranon se ishte një kohë e vështirë. Të shohësh burrin tënd me një grua tjetër nëpër kopertina, duke mbajtur fëmijë që s’i kishte me ty… Nuk ishte e lehtë. Por nuk kërkoi mëshirë. “I thashë vetes: Qëndro drejt dhe ec përpara, vajzë.”
Eci. Larg nga tabloidët. Larg nga drama. Drejt karrierës së re, drejt rolit në The Morning Show, drejt projekteve që vetë i prodhon. Drejt një jete pa zhurmë.
Angelina dhe Brad – kur “Mr. & Mrs. Smith” u bë fjalë për fjalë
Ishte Aniston ajo që e telefonoi Jolie-n, e lumtur që do të punonte me burrin e saj në film aksioni. Ironike, apo jo? Filmi i bëri bashkë, në ekran dhe në jetë.
Ndërsa Aniston mbyllte “Friends” dhe përballej me një boshllëk emocional që e rrëzonte, Pitt shkonte në Kenia me Jolie-n, shfaqej me Zahara-n në krah, dhe më pas… binjakë, adoptime, fotot ekskluzive për miliona.
Sot: një jetë e re, pa mëri dhe pa nevojë për hakmarrje
Jennifer nuk lëshoi kurrë helm. Nuk hodhi gurë. Nuk bëri deklarata të mëdha. Kur Pitt tha që kishte qenë i pakënaqur me të, ajo buzëqeshi dhe tha:
Nuk mbaj mëri. Dhe kjo është fuqia e saj. Kur Angelina lufton për kujdestari. Kur Pitt mbështillet në betejat e pafundme. Jennifer ecën përpara.
Me projekte. Me miq të vërtetë. Me një partner të ri. Me buzuki në zemër dhe tekilë me Sandra Bullock në darkë.

CSKA Sofia njofton ndarjen me Zymer Bytyqin

Gjendet një person i vdekur në një restorant në Malishevë

Mustafa: LDK nuk ndryshon qëndrim, nuk votojmë pa marrëveshje politike

MKRS: Zyrtarët që lejojnë rrënimin e objekteve të mbrojtura do të ndiqen penalisht

Media franceze Le Monde: Në Serbi, një strategji frike

Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci

FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Shqipëri: Pesë vatra zjarri të raportuara, tre aktive dhe dy në monitorim

Mbi 1100 vdekje nga vala e fundit e të nxehtit në Spanjë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit