Lajmet

Sali Mustafa i arrestuari i parë i Speciales

Publikuar

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se është arrestuar sot në Kosovë ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara.”, thuhet në njoftimin e Speciales./UBTNews

Lajmet

Testi i Arritshmerisë këtë vit do të mbahet dy ditë, më 25 dhe 28 qershor

Publikuar

nga

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasa do të bëhet direkt nga Ministria e Arsimit. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se problem vazhdon të mbetet keq menaxhimi i testimit.

Testi i Arritshmërisë edhe këtë vit shkollor do të mbahet dy ditë. Në ditën e parë nxënësit pritet t’i nënshtrohen testit në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë në lëndët shkencore.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se mbi 23 mijë nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

“Testi i Arritshmerisë edhe këtë vit planifikohet të mbahet dy ditë. Nxënësit do t’i nënshtrohen testimit më 25 qershor në ditën e parë, kurse më datë 28 qershor në ditën e dytë. Këtë vit këtij testi pritet t’i nënshtrohen 23 mijë e 200 semimaturantë”, tha ai.

Tutje Elezaj tha së për herë të parë këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër klasë do të bëhet nga Ministria e Arsimit.

“Si zakonisht testi organizohet në koordinimi më komunat. Komunat janë përgjegjëse për organizimin e qendrave të testimit dhe të caktimit të administruesve të testimit. Ndërsa, caktimin e nxënësve nëpër salla do ta bëjë ministria. Nxënësit e klasave dhe shkollave të njëjta nuk do të jenë bashkë në të njëjtën sallë të testimit. Pra, do të përzihen dhe nuk do të jenë më shumë së dy tre nxënës të njëjtës klasë në sallën e testimit”, tha Elezaj.

Keqmenaxhimin e testimit njohës të arsimit po vazhdojnë ta shohin si problem të vazhdueshëm. Rinor Qehaja nga Instituti,“ Edguard” i tha Radio Kosovës së në procesin e testimit ka shumë neglizhencë në administrim.

“Po të administrohej mirë ky testim, do të kishte kuptim. Mirëpo, në situatën në të cilën jemi, ku ka neglizhencë në administrim dhe shpërdorime të mëdha nga nxënësit, më e arsyeshme do të ishte që ky testim të organizohej pa vlerësim me pikë. Mirëpo, organizimi duhet të bëhet vetëm si orientim për të kuptuar nxënësit se në cilat profile kanë aftësi e shkathtësi më të mira kundrejt të tjerëve”, tha Qehaja.

Më 25 qershor nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, me 28 qershor do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe njëkohësisht nxënësve të klasave të nënta ky rezultat do t’ u shërbejë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Konfirmohet vdekja e presidentit iranian pas rrëzimit të helikopterit

Publikuar

nga

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63-vjeçare, dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Media shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord u vranë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha më herët të hënën se nuk kishte shenja jete të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit, njoftoi televizioni shtetëror iranian IRIB.

Helikopteri me nëntë persona u përplas me telashe në mjegull të dendur ndërsa kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan, thanë zyrtarët iranianë të dielën.

Përplasja shkaktoi një operacion kërkim-shpëtimi prej disa orësh me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, ndër të tjera, por ekuipazhet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe temperaturat në rënie./CNN/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

Publikuar

nga

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për dinarin.

Ai në një postim në rrjetin social “X”, ka thënë se në takimin ndërmjet kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që “ai e sheh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës”, nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar diplomati sllovak.

Lajçak ka folur rreth takimeve tjera gjatë javës, përfshirë konsultimet politike në Ministrinë e Jashtme në Helsinki, takimin me presidentin e Finlandës Alexander Stubb, takimin në Podgoricë, i cili mblodhi së bashku zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor dhe kryetarët e delegacioneve të BE-së.

Ai ka dënuar ndërkaq sulmin ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico, duke thënë se është i papranueshëm.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

SHBA propozon riklasifikimin e marihuanës si drogë më pak të rrezikshme

Publikuar

nga

Qeveria amerikane propozoi ndryshimin e ligjit për të riklasifikuar marihuanën si drogë më pak e rrezikshme.

Ky vendim mundëson përdorimin mjekësor të marihuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të vlerësohej se ka më pak potencial për abuzim sesa drogat e tjera.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së paraqiti një propozim të enjten për ta zhvendosur atë nga një skemë I në një medikament orar III sipas Aktit të Substancave të Kontrolluara të SHBA (CSA).

Drogat e programit I janë ato “pa përdorim mjekësor të pranuar aktualisht dhe me një potencial të lartë për abuzim” si heroina dhe LSD, ndërsa barnat e programit III janë ato “me një potencial mesatar deri të ulët” për varësinë që përfshin ketaminë dhe steroid./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara