Lajmet

Sali Berisha për Vuçiqin – ‘Ai është pjesëmarrës në gjenocidin e fundit ndaj boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve’

Published

on

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi ne rrjetet sociale ka komentuar takimin e fundit në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit e konsideroi si të tmerrshëm takimin me kryeministrin e Kosovës.

Ndërkohë Berisha ka renditur arsyet se përse Vuçiç e konsideroi si të tmerrshëm takimin e fundit.

Sipas ish-kryeministrit, Albin Kurti ndër të tjera i ka kërkuar të njohë gjenocidin serb.

“Ajo qe e tmerroi me shume se çdo gjë tjetër Aleksandër Vuçiç dhe e bëri të tmerrshëm për të takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorëzoi dokumente dhe i kërkoi të njohë tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, është fakti se vet ai është pjesëmarrës në gjenocidin e fundit serb ndaj boshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve,” shprehet ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë:

Pse u tmerrua ne Bruksel, Aleksander Vuçiç?

Miq, Presidenti i Serbomadhise, Aleksander Vuçiç pas perfundimit te takimit me Kryeministrin e Kosoves, Albin Kurti ne Bruksel deklaroi per mediat ne nje menyre me te pazakonte ne historine e takimeve te niveleve me te larta se: ne rast se takimi i pare ishte i veshtire, (eshte fjala per takimin Kurti-Vuçiç te muajit qershor) ky  takim ishte i tmerrshem.

Kur lexon nje deklrate te tille gjeja e pare qe te vjen ne mendje eshte Ferri i Dante Alighierit ose nje njeri me horror psikologjik. Gjykuar nga kjo deklarate presidenti Vuçiç flet sikur dy dite me pare ai nuk kishte qene ne Bruksel ne nje mjedis normal por ne njerin prej rratheve te Ferrit te Dantes dhe sikur ai nuk u takua aty me kryeministrin e nje vendi fqinj por me Luçiferin apo zevendesin e tij ose ai vete eshte i ngerthyer nga nje psikoze e thelle e pamjekueshme.

Ne fakt asnjera nga keto nuk jane te verteta. Shkaku i vertet qe shtyu presidentin e Serbise te tejkaloje çdo cak ne vleresimin e takimit te tij me kryeministrin e vendit fqinj qendron ne faktin se ky i fundit i kerkoi atij te njoh genocidin ciklik serb ndaj shqiptareve qe ka ndodhur disa here qe nga viti 1878 gjer ne vitin 1999. Kjo kerkese e z Kurti u be vetem pak dite pasi Komisioneri Oliver Vahrely ne 26 vjetorin e genocidit te Srebenices jo vetem kerkoi njohjen nga Beogradi te genocidit te Srebenices por dhe paralajmeroi se nuk ka vend ne Bashkimin Europian per te mohuar genocidin dhe per ti lavderuar kriminelet e luftes. Ne fakt ketu eshte fjala direkt per A. Vuçiç, i cili ne nje akt te rende provokues por dhe kriminal mohon genocidin serb dhe lavderon haptas Sllobodan Millosheviçin.

Me te drejte mund te shtrohet pyetja po pse tmerrohet kaq shume Aleksander Vuçiç nga ngritja e problemit te genocidit ciklik serb ndaj shqiptarve? Une mendoj se dy jane arsyet themelore.

Se pari ai e di mire se genocidi serb ne Kosove i nisur ne vitet 1877-1878 i vazhduar gjate luftrave ballkanike, me pas ne vitin 1945 me Masakren e Tivarit dhe se fundi me operacionin famzi “ Patkoi” shenon barbarine me te madhe, me tragjike njerezore ne 150 vitet e fundit ne rajon.

Se dyti me nivelin e sotem te ndergjegjes njerezore ne komunitetin nderkombetar pas ndeshkimit nga drejtesia nderkombetare te genocidit nazist pas luftes se dyte boterore, genocidit ne Ruanda dhe atij serb ne Bosnje, genocidin askush nuk mund ta mohoje me ne rast se ai ka ndodhur.

Se fundi, ajo qe e tmerroi me shume se çdo gje tjeter Aleksander Vuçiç dhe e beri te tmerrshem per te takimin me kryeministrin Kurti kur ky i fundit i dorezoi dokumente dhe i kerkoi te njohe tre aktet e genocidit ciklik serb ndaj shqiptareve ne Kosove, eshte fakti se vet ai eshte pjesmarres ne genocidin e fundit serb ndaj boshnjakve musliman dhe shqiptarve.

Ai e di mire se ne proceset nderkombetare kunder genocidit jane denuar jo vetem rreshteret qe kane shkrehur baterite mbi viktimat e pafajshme por edhe gjeneralet qe kane dhene urdhera dhe politikanet qe kane frymezuar dhe ideuar genocidin.

Ne kete kontekst Vuçiç e ka shume te qarte  se ne mos sot, mot ne menyre absolutisht te pashmangshme ate e pret per gjykim me akuzen per genocid drejtesia nderkombetare. Kjo se pari sepse ai ka qene gjate masakrave te fundit serbe ne rajon Gebelsi apo ministri i propagandes se Millosheviçit dhe ate detyre e ka kryer me zell e fanatizem ekstrem.

Se dyti Aleksander Vuçiç eshte direkt pjesmarres ne genocid sepse perveç ex oficio ai eshte i regjistruar me ze dhe figure tek shprethen me rracizmin e tij etnik dhe fetar duke u çjerrur se per çdo serb te vrare do vriten 100 muslimane dhe kjo ishte diviza raciste e genocidit serb ne rajon.

Se treti ai vetem per nismat e tij konkrete si “nje shtepi per Mlladon” per te fshehur heroin e tij kasapin e Srebenices meriton ndeshkim shembullor per bllokim te drejtesise nderkombetare.

Si perfundim, mund te thuhet se per Presidentin e Serbomadhise Vuçiç i tmerruar nga e shkuara e tij si pjesmarres ne genocid ndaj kombit tjeter, kerkesa nga kryeministri Kurti per njohjen e genocidit ciklik te serbeve ndaj shqiptareve te Kosoves ishte me keq se permendja e litarit ne shtepine e te varurit dhe e mbushi ate me tmerr te pa ndjera kurre me pare ne nje tryeze bisedimesh dhe bene takimin e tij te dates 19 korrik ne Bruksel me te tmerrshmin e jetes se tij. sb

/Indeksonline

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Vendi

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara