Lajmet

Sali Berisha padit për shpifje Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken

Published

on

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken.

Berisha deklaroi se është hera e parë që i drejtohet një gjykate dhe për të është e paimagjinueshme që të ngrejë padi ndaj sekretarit të shtetit të një vendi për të cilin ka një vlerësim të lartë.

“Sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj sekretarit të shtetit të Amerikës që unë e admiroj kaq shumë si vend”, u shpreh ish-kryeministri.

Ish-kryeministri tha se padia ndaj Blinken është “padi për dinjitetin njerëzor” dhe theksoi se me anë të saj kërkon të jetë transparent me shqiptarët.

Sali Berisha e cilësoi politik dhe pa fakte vendimin e SHBA për ta shpallur non grata, duke thënë se “karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se me gjithë kërkesën ndaj Blinken për të bërë publik çdo fakt, dokument provë që disponon, deri sot nuk është paraqitur as edhe një e dhënë e vetme sepse ato nuk ekzistojnë”.

Në muajin maj Blinken njoftoi përfshirjen e Berishës dhe familjes së tij në listën e personave që u refuzohet hyrja në SHBA për “korrupsion”.

Berisha bëri me dije se në takimin e zhvilluar në selinë e PD-së pak ditë më parë, Basha i ka kërkuar Ambasasdores Kim transparencë mbi akuzat.

Më 19 maj Blinken njoftoi se kishte shpallur Berishën dhe familjarët e tij “të padëshiruar” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.

Përveç Berishës, deri më sot DASH ka shpallur “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

Në lidhje me rolin e ish-kryeministrit në Kuvendin e ardhshëm, në shtator, Berisha theksoi se do të jetë në parlament “ashtu siç e votuan qytetarët” duke nënkuptuar se do jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Lajmet

Kadrijaj: Qasja e Albin Kurtit po e thellon krizën politike

Published

on

By

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qasja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është duke e thelluar krizën politike dhe nuk do ta çojë vendin drejt zgjidhjes.

Para nisjes së seancës së 40-të konstituive të Kuvendit, ajo theksoi se partia e saj ka qenë e gatshme të ndihmojë në zhbllokimin e situatës.

Nuk do përfundojë fare me këtë qasje që ka z. Kurti. Ne e kemi pasur një takim dhe kemi qëndruar në takim dy orë. I kemi ofruar si parti alternativat tona për zhbllokim të situatës, duke ofruar votat pa asgjë, vetëm që të zhbllokohet kjo situatë dhe të vazhdojmë”, tha Kadrijaj.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Shkojmë kudo që marrim ftesë

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që ai drejton do të marrë pjesë në çdo takim ku ftohet.

Ne shkojmë kudo ku marrim ftesë. Është pozitive që Presidentja po i mbledh liderët, dhe po ashtu është e rëndësishme që të kemi një qëndrim të përbashkët për çështjet me interes shtetëror,” u shpreh Abdixhiku.

Continue Reading

Lajmet

U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive

Published

on

By

Është ndërprerë vazhdimi i 40-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë më 3 korrik, në orën 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Lushtaku: Kurti nuk është i interesuar fare për zgjidhjen e problemit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë serioziteti në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar si shkaktar kryesor të ngërçit politik aktual.

Ai tha se mungesa kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend tregon se ai do të bëjë gjithçka, do të shkelë çdo ligj, vetëm që të mbajë pushtetin.

Unë besoj që prioritet duhet të jenë punët e shtëpisë. Besoj që nuk i ka zgjidhur punët e shtëpisë dhe kjo është për keqardhje. Ne si parti i kemi dhënë zgjidhjet politike edhe pse nuk e kemi për detyrë. Po shihet qartë që ngërçi është të Vetëvendosja”, tha Lushtaku.

Continue Reading

Të kërkuara