Sport

Salah bën historinë në Premier Ligë me dy golat e tij kundër United

Protagonistë në fitoren e skuadrës ishin treshja e sulmit, Sadio Mane, Luis Diaz dhe Mohamed Salah.

Published

on

Mbrëmë gjiganti anglez Liverpool e ‘shkatërroi’ Manchester Unitedin, duke e mposhtur si vendas në “Anfield Road” me rezultat të thellë 4:0.

Protagonistë në fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp ishin treshja e sulmit, Sadio Mane, Luis Diaz dhe Mohamed Salah, të cilët ndihmuan Liverpoolin të ngjitet në vendin e parë në tabelë.

Në fakt, ylli egjiptian Mohamed Salah arriti të shënojë dy gola në ndeshje dhe të asistojë të goli i parë i Diaz, kështu duke çuar në 30 gola dhe 12 asistime statistikat e tij në të gjitha garat këtë sezon.

Po ashtu, Salah tani ka hyrë në histori të Premier Ligës angleze, ku është bërë lojtari i parë që arrin të shënojë pesë gola brenda një sezoni kundër Manchester United.

Në takimin e parë që u zhvillua në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Ligës, Liverpooli si mysafirë e shkatërroi Manchester Unitedin me rezultat 5:0, ku Salah kishte shënuar plot tre gola në atë ndeshje.

Sport

Xabi Alonso, së shpejti trajner i Real Madridit

Published

on

Shumë shpejt, Xabi Alonso pritet të të konfirmohet si trajner i ri i Real Madridit.

Spanjolli ka njoftuar ditë më parë për largimin e tij nga Bayer Leverkuseni, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin e madrilenëve.

Kjo,sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028. Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

Continue Reading

Sport

Legjenda e mundjes Sabu vdes në moshën 60 vjeçare

Published

on

Sabu , një nga legjendat e mundjes profesionale , ndërroi jetë papritur në moshën 60 vjeç. Shkaku i vdekjes së mundësit, emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Branc, ende nuk është bërë i ditur.

Sabu e kishte bërë ndeshjen e tij të fundit një javë më parë, gjë që shënoi tërheqjen e tij nga ringu, ai ishte bërë i famshëm për ndeshjet e tij jashtë fushave me shkallë, karrige, tavolina, tela me gjemba dhe objekte të tjera.

Nuk ishte rastësi që atij iu dha nofka: Maniaku vetëvrasës, vrasës dhe që sfidon vdekjen.

Sabu, i cili ishte nipi i The Sheik, një ish-yll i mundjes, kishte qenë dy herë kampion i peshave të rënda ECW dhe tre herë kampion i tag teams. Mundësi 60-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në ECW në vitet ’90 përpara se të transferohej në WWE në mesin e viteve 2000.

Continue Reading

Sport

Reali një zhgënjim, Ançeloti pas humbjes me Barcelonën: Gabuam në sulm dhe e paguam

Published

on

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë kritik pas humbjes në Barcelonë, që me shumë gjasa mbylli çështjen e titullit dhe etapën e tij të dytë në stolin e bardhë.

Duke analizuar takimin në “Montjuiç”, Karleto ka nënvizuar se skuadra ka gabuar si në mbrojtje, duke marrë shumë gola, ashtu dhe në sulm, ku ka shpërdoruar shumë gola.

 “Bëmë disa gabime të dukshme. Ato na kushtuan disa gola. Rastet që patëm ishin të qarta. Sulmuam mirë pas mbrojtësve. Shënuam tre gola e mund të kishim shënuar më shumë. Në sulm, skuadra kishte një plan të qartë, por duhej të kishim shënuar më shumë.

Mund të ishim mbrojtur më mirë. Në 30 minutat e para, duhet të kishim luajtur më mirë. Nuk duhet të harrojmë se mungonin pesë mbrojtës në takim e të luash kundër Barcelonës me kaq pak resurse nuk është e lehtë. Duhej të mbroheshim më mirë. U mbrojtëm dobët, kaq. Jo sepse bllokuam ulët. Humbëm disa shanse dhe ata na ndëshkuan”, deklaroi Ançeloti.

KRITIKAT – Ançeloti nuk ka dashur të fajësojë askënd nga skuadra, duke preferuar të mos përmendë emra konkretë.

“Patëm mundësinë të shënonim 4-4 dy herë. Ishte ndeshje e ekuilibruar, konkurruese dhe e luftuar fort deri në sekondën e fundit. Shënuam dhe ishte jashtë loje. Kështu e pashë unë. Kundër një skuadre të shkëlqyer, dy skuadrave të shkëlqyera, nuk kam asgjë për të fajësuar skuadrën time sa i përket qëndrimit dhe përkushtimit. Nuk shkoi mirë, por ne konkurruam”, shtoi ai.

FUNDI – Me titullin në duart e Barcelonës, Ançeloti ka folur dhe për takimet e mbetura, duke pretenduar më të mirën nga skuadra e tij.

Continue Reading

Sport

Kosova me Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku në Kupën Botërore

Published

on

Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare me boksierët e saj.

Rrugëtimi i radhës është Kupa e Botës “Feliks Stamm”, që prej 10-17 maj 2025 do të mbahet në Varshavë të Polonisë.

Ekipi kosovar do të përfaqësohet në këtë garë prestigjioze me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka.

Në konkurrencën e djemve do të marrin pjesë vëllezërit Bashkim Bajoku (55 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg), të cilët udhëhiqen nga selektori, Faton Xhakli.

Krahas medaljeve, turneu është i vlefshëm edhe për të fituar pikë për ranglistën ndërkombëtare.

I ftuar nga Federata Botërore (World Boxing) për ta ndarë drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

 

Continue Reading

Të kërkuara