Lajmet

Sado i shëndetshëm që është, mësoni rastet kur kamomili të bën dëm

Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës.

Published

on

A është konsumimi i kamomilit i sigurt? Sipas shumë ekspertëve të shëndetit, konsumimi i kamomilit është i sigurtë dhe nuk sjell rreziqe për shëndetin, mirëpo nëse e përdorni në doza të lart mund të shkaktojë dridhje dhe të vjella.

Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës, edhe përse këto reaksione janë shumë të rralla.

Shmangeni nëse jeni alergjikë ndaj këtyre bimëve: kamomili, kumaku, krizantema, margarita.

Kremrat e lëkurës me kamomil mund të shkaktojnë ekzemë alergjike dhe irritojnë sytë. Efektet e përdorimit të gjatë të kamomilit nuk dihen.

Rreziqet: Flisni me mjekun para se të përdorni kamomil nëse keni një problem shëndetësor. Kamomili përmban një sasi të vogël të kuomarinës, që mund të ketë efekte shumë të lehta të hollimit të gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta për periudha të gjata kohe.

Mos përdorni kamomil 2 javë para një operacioni të planifikuar, pasi mund të kundërveprojë me ilaçet për anestezi.

Kundërveprimet: Nëse merrni ilaçe rregullisht, flisni me mjekun para se të përdorini suplemente të kamomilit.

Ato mund të kundërveprojnë me sedativët, holluesit e gjakut, ilaçet antiplatelet, aspirina, ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve, si iburpofeni dhe naprokseni etj. Kamomili mund të kundërveprojë gjithashtu me suplemente si ginkgo biloba, hudhra, sanëza etj.

Duke qenë se nuk ka shumë informacione rreth sigurisë së përdorimit të kamomilit për periudha të gjaku, nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Flisni me pediatrin para se t’ju jepni kamomil të vegjëlve tuaj.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara