Teknologji

Sa pritet të kushtojë iPhone i palosshëm?

Published

on

Kompania multinacionale financiare JP Morgan beson se iPhone Fold do të jetë një projekt i suksesshëm.

Një hulumtim që ka bërë kompania përmes klientëve është parë nga MacRumors, thuhet se iPhone Fold do të prezantohet në shtator 2026 gjatë ngjarjes ku do të zbulohet linja e iPhone 18.

Shtëpia e investimeve thotë se, me gjithë debutimin e parë të iPhone ultra të hollë (quajtur iPhone 17 Air), seria  iPhone 17 nuk “entuziazmon” blerësit.

Për pasojë, vëmendja e konsumatorëve kthehet shpejt drejt linjës së 2026, për të cilën JPMorgan thotë se do të përfshijë iPhone e parë me ekran të palosshëm, i quajtur iPhone Fold. Raporti për klientët e JPMorganit thotë se pajisja shitet 1999 dollarë, ato arrijnë dhjetëra miliona njësi deri në vitin 2027.

Sipas analistëve të JPMorgan, nuk pritet që iPhone me ekran të palosshëm të marrë vrull para 2028, por atëherë pritet të shiten 45 milionë njësi.

Duke marrë parasysh se thuhet se çmimi i materialeve për prodhimin e pajisjes është 759 dollarë, Apple mund të jetë në një pozicion të mirë për të arritur fitime të mëdha nëse iPhone Fold rezulton i suksesshëm.

Apple do të rrisë tërheqjen e telefonave të palosshëm duke zgjidhur disa nga problemet që i largojnë konsumatorët nga blerja e pajisjeve, faktori i parë është çmimi, i dyti është prirja për të shfaqur linja në ekran në vendin ku telefoni paloset. Apple do të bëjë një telefon të palosshëm me ekran pa gërvishtje të dukshme, ose të paktën me një gërvishtje që nuk do të jetë lehtë e dallueshme.

Pritet që ekrani i brendshëm të ketë diagonale 7.8 inç, dhe për hinge do të përdorë teknologjinë “Liquid Metal”. Ekrani i jashtëm pritet të jetë 5.5 inç.

iPhone Fold do të ketë një trup të hollë dhe kornizë prej titani, dhe pritet që Touch ID të kthehet pas një periudhe të gjatë, duke zëvendësuar Face ID.

Teknologji

Beats prezanton kufjet sportive pa tel

Published

on

Beats ka prezantuar kufjet e reja Powerbeats Fit, pasardhëse të modelit Beats Fit Pro të lansuar katër vite më parë.

Ato vijnë me dizajn të ngjashëm me majë fleksibël për fiksim të sigurt, si dhe janë të certifikuara IPX4 për rezistencë ndaj ujit dhe djersës.

Powerbeats Fit përdorin çipin H1 të Apple dhe ofrojnë anulim aktiv të zhurmës, modalitet transparence, si dhe spatial audio me ndjekje dinamike të kokës.

Përdoruesit e Apple përfitojnë nga veçori si një-prekje për lidhje, kalim automatik mes pajisjeve dhe komandat “Hey Siri”, ndërsa përdoruesit e Android mund t’i kontrollojnë me aplikacionin Beats.

Bateria zgjat deri 7 orë përdorim dhe deri 30 orë me kutinë e karikimit, ndërsa një karikim i shpejtë prej 5 minutash ofron një orë muzikë.

Powerbeats Fit do të dalin në treg me çmim prej 200 dollarësh në katër ngjyra: Jet Black, Gravel Gray, Spark Orange dhe Power Pink. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk bëhet personi i parë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

Published

on

Elon Musk ka shkruar një faqe të re në historinë financiare, duke u bërë personi i parë në botë që arrin pasurinë neto prej 500 miliardë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes.

Ky rekord i jashtëzakonshëm është nxitur nga rikuperimi i aksioneve të Tesla-s, rritja e vlerësimeve për kompaninë hapësinore SpaceX dhe zhvillimet pozitive rreth start-up-it të tij të inteligjencës artificiale, xAI.

Këtë vit, aksionet e Tesla-s janë rritur mbi 14%, ndërsa pasuria e Muskut është shtuar me më shumë se 6 miliardë dollarë në ditët e fundit.

Vendimi i Muskut për t’u distancuar nga angazhimet dhe për t’u fokusuar plotësisht në bizneset e tij ka rritur besimin e investitorëve.

Ai gjithashtu bleu aksione shtesë të Tesla-s me vlerë rreth 1 miliard dollarë, duke treguar besim të plotë në zhvillimin e kompanisë drejt teknologjive të reja si inteligjenca artificiale dhe robotika, raporton Sky News.

Aktualisht, start-up-i xAI vlerësohet në 75 miliardë dollarë, ndërsa SpaceX pritet të arrijë një vlerë rekord prej 400 miliardë dollarësh në raundet e ardhshme të financimit.

Në renditjen e Forbes, pas Muskut renditet Larry Ellison i Oracle, me një pasuri prej rreth 350 miliardë dollarësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Samsung teston veçori të reja, inovacion dhe pikëpyetje

Published

on

Samsung pritet të sjellë disa risi me One UI 8.5, ku më e spikatura është një funksion i ri me inteligjencë artificiale që do të menaxhojë kalimin automatik mes Wi-Fi dhe rrjetit celular.

Sipas burimeve të SammyGuru, do të shtohen modalitetet “Vlerësimi inteligjent i lidhjes” dhe “Kalimi inteligjent i rrjetit”, të cilat analizojnë cilësinë e sinjalit Wi-Fi dhe historikun e përdorimit, për të vendosur në mënyrë automatike se kur duhet kaluar tek të dhënat celulare.

Ndërkohë, Samsung ka bërë edhe një ridizajnim të folderëve në ekranin kryesor, duke shtuar ikonë për grupet me shumë aplikacione dhe duke përmirësuar efektin e transparencës.

Një tjetër funksion në zhvillim është “Ndarja e pajisjeve familjare”, i cili do t’u lehtësojë përdoruesve lidhjen dhe ndarjen e burimeve me anëtarët e familjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Snapchat ndryshon! Memories nuk do të jetë më plotësisht falas

Published

on

Aplikacioni i njohur i mesazheve, Snapchat, ka njoftuar se do të fillojë të tarifojë përdoruesit për ruajtjen e fotove dhe videove në funksionin Memories, i prezantuar për herë të parë në vitin 2016.

Sipas kompanisë, përdoruesit që kanë më shumë se 5GB përmbajtje të ruajtur në Memories do të duhet të paguajnë për ta mbajtur atë të disponueshme. Snapchat nuk ka dhënë ende detaje mbi çmimin, duke theksuar se ndryshimi do të zbatohet gradualisht në të gjithë botën.

Ky njoftim ka shkaktuar shqetësim tek përdoruesit e rrjeteve sociale. Kompania pranoi se kalimi nga një shërbim falas në një shërbim me pagesë “nuk është i lehtë”, por shtoi se kjo do të sjellë vlerë për përdoruesit.

Funksioni Memories lejon ruajtjen e fotove dhe videove, të cilat mund të shfaqen më pas si “memories” ose “throwbacks” çdo vit.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë tek abonentët e Snapchat+ dhe Snapchat Premium. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara