

Shëndeti
Sa orë gjumë ju nevojiten sipas moshës?
Published
4 years agoon
By
Betim GashiZakonisht, njerëzit mendojnë se 7-8 orë gjumë është mjaftueshëm, por nuk po flasin për këtë.
Gjumi është një pjesë integrale e jetës sonë. Nuk ka asgjë më të mirë se të shtrihesh në krevat pas një dite të lodhshme pune.
Nëse truri dhe trupi juaj nuk furnizohet mjaftueshëm me gjumë, risku për të zhvilluar këto sëmundje është shumë i lartë:
– Lodhje
– Depresion
– Ndryshime të funksionit të hormoneve
– Sëmundje kardiovaskulare
– Probleme optike
– Diabet
Por sa orë na nevojiten për të bërë një gjumë të mirë?
Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen midis moshës dhe orëve që nevojiten për një gjumë të mirë.
0-3 muajsh: 14-17 orë
4-11 muajsh: 12-15 orë
1-2 vjeç: 11-14 orë
3-5 vjeç: 10-13 orë
6-13 vjeç: 9-11 orë
14-17 vjeç: 8-10 orë
18-25 vjeç: 7-9 orë
26-64 vjeç: 7-9 orë
65+ vjeç: 7-8 orë
Shëndeti
A përplaseni me objekte e mavijoseni lehtë? Mund t’ju mungojë një nga këto lëndë ushqyese
Published
3 hours agoon
April 23, 2025
Edhe pse mavijosja është pjesë e jetës, një dietë e pasur me vitamina dhe minerale mund të ndihmojë në reduktimin e tyre
A ju duket se mavijoseni shpejt edhe pas goditjeve të lehta, ndërsa të tjerët mezi vënë re një ndryshim në lëkurë incidenteve të ngjashme?
Mavijosja e lehtë është një sinjal se trupit i mungojnë lëndët ushqyese që forcojnë enët e gjakut dhe lëkurën.
Edhe pse disa njerëz janë natyrshëm më të prirë ndaj mavijosjeve për shkak të gjenetikës ose llojit të lëkurës, ushqimi luan rol kyç në shpejtësinë e rikuperimit nga lëndimet e vogla. Ato ndodhin kur enët e vogla të gjakut nën sipërfaqen e lëkurës dëmtohen, duke bërë që një sasi e vogël gjaku të rrjedhë në indet përreth. Tek ata që mavijosen lehtë, ky proces intensifikohet dhe lëkura ka nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar.
Mavijosja e lehtë mund të tregojë mungesë të lëndëve ushqyese, qarkullim të dobët apo edhe dehidrim.
Nëse vëreni mavijosje të shpeshta edhe pas ndikimeve të lehta, merrni parasysh rritjen e marrjes së vitaminave dhe mineraleve të mëposhtme.
Ushqyes që ndihmojnë në parandalimin e mavijosjeve
Vitamina C – Ndihmon në krijimin e kolagjenit, që mbështet strukturën e enëve të gjakut e lëkurës. Mungesa e saj mund të dobësojë enët e gjakut.
Burime të mira: agrumet, luleshtrydhet, specat, kivi dhe brokoli.
Vitamina K – Esenciale për koagulimin e gjakut, ndihmon në ndalimin e shpejtë të gjakderdhjes. Njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës K janë më të prirur ndaj mavijosjes.
Burime të mira: perimet me gjethe jeshile si lakra jeshile, spinaqi.
Bioflavonoidet – Antioksidantë bimor që forcojnë kapilarët në kombinim me vitaminën C.
Burime të mira: agrumet, manaferrat, qepët dhe çaji jeshil.
Hekuri – Është thelbësor për formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe transportin e oksigjenit. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë zbehje dhe të rrisë tendencën për të mavijosur lehtë.
Burime të mira: mish i kuq pa dhjamë, shpendët, peshku, fasulja, spinaqi dhe drithërat e fortifikuara.
Zinku – I rëndësishëm për riparimin e indeve dhe shërimin e plagëve. Mungesa e zinkut mund të ngadalësojë rikuperimin e lëkurës.
Burime të mira: mishi, butakët, bishtajoret, farat dhe arra.
Proteinat – Ato janë të nevojshme për të forcuar e riparuar indet, duke përfshirë lëkurën. Marrja e ulët e proteinave mund të çojë në enët e brishta të gjakut.
Burime të mira: vezët, pula, peshku, tofu, fasulet dhe kos grek.
Kur të bisedoni me mjekun?
Nëse vëreni se mavijosjet shfaqen shpesh ose janë të theksuara, konsultohuni me mjekun, pasi formimi i tepërt tregon probleme shëndetësore si çrregullime të koagulimit të gjakut, sëmundje të mëlçisë ose efekte anësore të disa ilaçeve.
Shëndeti
Studimi: Lotët ndihmojnë në diagnostifikimin e Parkinsonit
Published
5 hours agoon
April 23, 2025
Rrjedhja e lotëve, mund t’ju ndihmojë të tregoni nëse vuani nga sëmundja e Parkinsonit apo jo, thotë një studim i ri.
Biomarkuesit mund të zbulohen thjeshtë në lot duke u mundësuar mjekësve të diagnostifikojnë sëmundjen neurologjike e cila prek një në 500 njerëz.
Shkencëtarët zbuluan se kishte dallime minutëshe në nivelet e një proteine të veçantë e gjendur në lot.
Testi mund të ndihmojë në zbulimin e sëmundjeve para se simptomat të zhvillohen duke lejuar mjekët të përshkruajnë trajtime të tilla si medikamenti për të rivendosur dopaminën në tru.
Shëndeti
Uthulla e mollës, shëruese nëse përdoret për çdo ditë
Published
6 hours agoon
April 23, 2025
Uthulla e mollës e ul shtypjen e lartë të gjakut, ndihmon me rastin e sëmundjeve të fytit, tretjes së çrregulluar, metabolizmit dhe qarkullimit të dobët të gjakut dhe e ruan linjën e trupit.
Kundër lodhjes kronike duhet përzier tri lugë të vogla me uthull molle me një filxhan me mjaltë dhe masa e fituar të vendoset në kavanoz.
Çdo mbrëmje para fjetjes të konsumohen dy lugë të vogla të kësaj përzierjeje.
Ekziston edhe një mënyrë tjetër, një lugë e vogël me uthull mund të qitet në një gotë me ujë dhe të pihet gjatë kohës së drekës. Kundër dhimbjeve në nyja gjatë natës duhet t’i mbështillni vendet me dhimbje me pëlhurë, që janë lagur mirë me uthull të mollës. Mbi të e vendosni një stof të leshtë.
Gjatë secilës shujtë duhet pirë një gotë ujë, në të cilën janë përzier dhjetë lugë të vogla me uthull molle. Për humbje të peshës për çdo mëngjes, duhet pirë një gotë ujë një deri në dy lugë të vogla me uthull molle. Ose, gjatë secilës shujtë të pini një gotë ujë me dy lugë të vogla me uthull.
Trajtimi zgjat dy muaj, ndërsa humbja e kilogramëve arrihet për shkak se uthulla e mollës ndikon në djegie më të shpejtë të indeve të tepërta yndyrore.
Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes e mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara e fërkoni me uthull të pastër molle.
Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj.

Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura.
Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.
Portokaj
Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet tjera ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime. Do të ishte ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.
Bananet
Stresi shpejton metabolizmin, duke shpenzuar rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë, mbani bananet, të pasura me kalium në tavolin, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.
Karrotat
Nga stresi nofulla shtrëngohet dhe është ide e mirë të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve. Ideja më e mirë është karrota.
Bajamet
Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar,përmbajnë vitaminë B që e ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.
Spinaqi
Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

Marcus Rashford ‘nuk dëshiron’ të luajë sërish nën drejtimin e Ruben Amorimit

A përplaseni me objekte e mavijoseni lehtë? Mund t’ju mungojë një nga këto lëndë ushqyese

Pse nuk është e sigurt të vozisni me goma dimri gjatë verës?

BE-ja gjobit Apple dhe Meta me 700 milionë euro

Studimi: Lotët ndihmojnë në diagnostifikimin e Parkinsonit

Mbrëmje vendimtare në “Fadil Vokrri”: Prishtina në kërkim të biletës për finalen e Kupës së Kosovës

23 prilli – Dita Ndërkombëtare e Librit

Uthulla e mollës, shëruese nëse përdoret për çdo ditë

Tentimvrasja në Pejë, i dyshuari në arrati
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT