Shëndeti

Sa gota me ujë duhet të pini

8 Gota Ujë Në Ditë?

Published

on

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.

Më poshtë do të gjeni një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta.

8 Gota Ujë Në Ditë?
Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit. Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.

Veza Të Bën Dëm Për Zemrën?
Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard. Vezët përmbajnë omega-3, amino acide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Nëse Ke Ftohtë Do Të Ftohesh?
Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni. Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm. Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.

Multivitaminë Çdo ditë?
Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që nuk merrni nga ushqimet. Hani më shumë fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri që të merrni vitaminat që ju nevojiten.

Hani Mëngjes Për Të Rënë Në Peshë?
Ngrënia e mëngjesit mban larg urinë por rënia në peshë është pak e tepruar. Megjithatë, varet çfarë ushqimesh hani për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.

Sheqeri i Bën Fëmijët Hiperaktivë?
Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin. Prindërit thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve.

Kërcitja e Gishtave Shkakton Artrit?
Kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga formimi i gazrave në mes të kockave të gishtave. Kërcitja nuk luan asnjë rol në formimin ose jo të kësaj sëmundjeje Por mirë është të mos e bëni pasi, nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Si funksionon agjërimi 24-orësh dhe çfarë përfitimesh sjell për trupin?

Published

on

Agjërimi 24-orësh përfshin faza të ndryshme të përdorimit të energjisë nga trupi. Gjatë tetë orëve të para, trupi përdor glukozën dhe glikogjenin nga vakti i fundit.

Nga ora 8 deri në 16, kalon në djegien e yndyrnave, një proces që ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit.

Pas 16 orësh aktivizohet autofagjia, ku dihet se trupi përdor ketonet për energji dhe po ashtu nis rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar përqendrimin dhe vitalitetin.

Rreth 24 orësh, rritet sekrecioni i hormonit të rritjes dhe aktiviteti i enzimave që mbështesin rigjenerimin dhe ngadalësojnë plakjen.

Agjërimi 24-orësh ka përfitime të shumta të dokumentuara shkencërisht, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, shëndetin e zemrës dhe metabolizmin. Mbështet shëndetin e trurit, përmirëson kujtesën dhe mund të mbrojë nga sëmundjet neurodegjenerative.

Rritja e hormonit të rritjes dhe aktivizimi i autofagjisë ndihmojnë në ruajtjen e muskujve, djegien e yndyrës dhe rigjenerimin qelizor.

Megjithatë, ky lloj agjërimi nuk është i përshtatshëm për të gjithë sepse shkakton lodhje, marramendje, nervozizëm e ulje të përqendrimit.

Praktikat ekstreme mund të rrisin rrezikun kardiovaskular, ndërsa agjërimet më të gjata se 36 orë çojnë në hipoglicemi ose çrregullime elektrolitike. Nuk rekomandohet për personat me diabet, shtatzënat, fëmijët, adoleshentët ose ata me çrregullime të të ushqyerit.

Çelësi është të dëgjoni trupin tuaj dhe të konsultoheni me një specialist përpara se të praktikoni agjërimin 24-orësh.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

E keni ditur që karbohidratet nxitin shkrirjen e dhjamit?

Published

on

Sigurisht se keni ndëgjuar e lexuar shumë për karbohidratet, por a e dini rëndësinë e tyre?

Balancimi midis marrjes dhe shpenzimit të kalorive është çelësi për humbje peshe, jo eliminimi i grupit të caktuar të artikujve.

Truri dhe funksionet e tij punojnë vetëm kur furnizohen me këtë grup artikujsh. Shumë gjendje anksioziteti, po ashtu i përshkruhen pikërisht marrjes së pamjaftueshme të karbohidrateve.

Karbohidratet ndahen në të përbëra e të thjeshta. Dallimi mes tyre është që të përbërat zbërthehen ngadalë, ndërkaq glukoza e cila përftohet gjatë zbërthimit futet në gjak më ngadalë.

Karbohidratet gjenden në mjaltë, xhem, shurupe pemësh, sheqer të rafinuar, ëmbëlsira, pije joalkoolike dhe në pemë.

Përfshijnë monosaharide dhe disaharide, siç janë glukoza, fruktoza dhe laktoza.

Karbohidratet e përbëra gjenden në drithëra, bukë, perime dhe bishtajore. Për funksionim të mirë të tretjes janë të domosdoshme.

Ajo që është më e rëndësishme te konsumimi është cilësia e karbohidrateve. Sheqernat e thjeshta, të quajtura kalori të zbrazëta, që gjenden në ëmbëlsira dhe në pije me gaz duhet shmangur.

Artikujt që janë të pasur me karbohidrate të përbëra përmbajnë vitamina, minerale, fitokemikale, fibra, andaj rekomandohet marrja e tyre.

Continue Reading

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Të kërkuara