Shëndet

Sa gjumë i nevojitet fëmijës gjatë ditës?

Published

on

Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e çdo foshnje, por shpesh prindërit e kanë të vështirë të dallojnë kur fëmija i tyre është vërtet i lodhur dhe sa gjumë i nevojitet.

Edhe pse duket e thjeshtë, në praktikë nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nevojat e një të porsalinduri ose të një foshnjeje të vogël.

Njohja e shenjave të para të lodhjes mund të ndihmojë që foshnja të bjerë më lehtë në gjumë dhe të shmanget nervozizmi që ndonjëherë shoqëron lodhjen e tepërt.

Një foshnjë gjashtëmuajshe fle tre herë gjatë ditës. Gjumit i parë i jepet rreth dy orë pas zgjimit dhe zgjat rreth një orë e gjysmë. Gjumit i dytë ndodh përsëri dy orë pas zgjimit dhe mund të zgjasë deri në dy orë. Gjumit i tretë rekomandohet në mbrëmje, rreth orës 17:00.

Fëmijët njëvjeçarë zakonisht flenë dy herë gjatë ditës. Gjumit i parë ndodh rreth tre orë pas zgjimit dhe zgjasë rreth gjysmë ore, ndërsa gjumit i dytë vjen dy deri tre orë më vonë dhe mund të zgjasë deri në dy orë.

Pas kësaj, fëmija duhet të qëndrojë zgjuar deri mbrëmje. Kur ai mbush 18 muaj, mjafton një gjumë ditor që zgjat nga një deri në dy orë.

Ekspertët rekomandojnë që në këtë moshë të pranohet vetëm një sy gjumë gjatë ditës. /A.Z/UBT News/

Aktualitet

Nga 23 deri më 25 tetor: UBT organizon Konferencën e Parë për Mjekësinë Sportive

Published

on

UBT do të organizojë për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (IC-SM 2025), e cila do të mbahet nga 23 – 25 tetor 2025 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan. 

IC-SM 2025 është një konferencë ndërkombëtare ku pritet të marrin pjesë studiues të njohur, akademikë, doktorantë, profesionistë dhe ekspertë të fushës së mjekësisë sportive dhe shëndetit publik. Ajo do të shërbejë si një urë bashkëpunimi midis komunitetit akademik, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave sportive për të avancuar kërkimet dhe praktikat moderne në këtë disiplinë gjithnjë e më të rëndësishme.

Temat kryesore të konferencës

Konferenca do të mbulojë një gamë të gjerë temash, ndër to:

  • Mjekësia klinike sportive dhe rehabilitimi
  • Menaxhimi i sëmundjeve kronike dhe popullatat e veçanta
  • Aspektet neurologjike dhe psikologjike të sportit
  • Shëndeti publik, ushqyerja dhe farmacologjia
  • Teknologjia, etika dhe trendet e së ardhmes
  • Konsideratat kardiovaskulare dhe biomekanike

Pjesëmarrës eminentë

Konferenca do të mbledhë në Prishtinë personalitete botërore të fushës së mjekësisë sportive, si:

  • Prof. Dr. Fabio Pigozzi – President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe lider global në shëndetin olimpik
  • Prof. Dr. Norbert Bachl – Nënkryetar i FIMS, specialist në fiziologjinë e ushtrimeve dhe mjekësinë sportive, Universiteti i Vjenës
  • Annika Hangleiter – Menaxhere projektesh në Wearables Technologies AG, ligjëruese në Universitetin e Aplikuar të Mynihut
  • Prof. Dr. Gobert von Skrbensky – Specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, Austri

Mbështetja institucionale

Konferenca organizohet nga UBT në bashkëpunim me:

  • Shoqatën e Mjekësisë Sportive dhe Ushtrimeve të Kosovës (KASEM)
  • Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS)
  • Komitetin Olimpik të Kosovës
  • Rrjetin Universitar të Ballkanit Perëndimor SHAPE Project – Sport, Health, and the People

Afatet e rëndësishme

Afati për dorëzimin e abstrakteve: 10 tetor 2025

Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025

Afati i regjistrimit të hershëm: 17 tetor 2025

Afati i regjistrimit të vonuar: 20 tetor 2025

Afati i dorëzimit të punimeve të plota: 14 nëntor 2025

IC-SM 2025 shënon një hap të madh për Kosovën dhe rajonin, duke e vendosur UBT-në dhe Prishtinën si një qendër të rëndësishme shkencore dhe sportive në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

Shëndet

Kancer i gjirit, 10 shenjat paralajmëruese që duhet t’i njihni

Published

on

Numri i grave të prekura me kancerin e gjirit është gjithnjë në rritje.

Shkaqet janë të ndryshme, por rezultatet mund të çojnë edhe në humbje jete, ndaj në këtë artikull po ndajmë me ju 10 simptoma të cilat mund edhe të mos i dini rreth kancerit të gjirit.

Ënjtje e një zone të caktuar në gji, ose trashje e lëkurës. Irritim në një pjesë të caktuar të gjirit.

Lëkura mund të marrë pamjen e lëvozhgës së portokallit. Lëkurë e kuqe, e rrudhur, si dhe e dehirdratuar rreth gjirit, apo thithkës.

Ndryshim në drejtimin e thithkës.

Dhimbje rreth thithkës.

Rrjedhje e thithkës, duke përfshirë edhe gjakun.

Nyje limfatike të fryra.

Dhimbje në pjesë të ndryshme të gjirit.

Ndryshim në madhësinë dhe formën e gjirit.

Krijimi i një gunge në gji ose edhe nën sqetull.

Mos harroni: Mund ta parandaloni kancerin e gjirit ose zhvillimin e tij, përmes vigjilencës suaj dhe kontrollit mjekësor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të përdorni sirtarin e frigoriferit si duhet?

Published

on

Shumë njerëz mendojnë se sirtari i poshtëm i frigoriferit është vetëm për fruta dhe perime, por ekspertët tregojnë se ai mund të ruajë freskinë e një larmi ushqimesh, nëse përdoret siç duhet.

Si funksionon sirtari i lagështisë?

Ky sirtar është projektuar për të rregulluar lagështinë, duke e mbrojtur ushqimin nga prishja e parakohshme. Çelësi është qarkullimi i ajrit dhe niveli i lagështisë, ndaj është e rëndësishme të dini se cilat ushqime kërkojnë mjedis më të lagësht dhe cilat më të thatë.

Perimet: nevojë për lagështi të lartë

Perimet me gjethe si sallata, spinaqi dhe erëzat e freskëta, si edhe karotat, kastravecët dhe specat, ruajnë freskinë më gjatë në një mjedis të lagësht. Nëse mbahen në kushtet e thata të frigoriferit, ato shpejt zbuten dhe humbin shijen.

Frutat: lagështi më e ulët

Disa fruta, si mollët dhe dardhat, që lëshojnë etilen, nuk e durojnë lagështinë e lartë. Këto duhet të ruhen në sirtarin me lagështi të ulët, për të shmangur pjekjen e shpejtë dhe kalbjen.

Mishi dhe vezët: një zbulim i papritur

Edhe pse sirtari lidhet me perimet dhe frutat, ekspertët theksojnë se temperatura konstante e këtij sirtari e bën të përshtatshëm edhe për mish, peshk dhe vezë. Në dyert e frigoriferit temperatura ndryshon shpesh, ndërsa sirtari siguron një ambient të ftohtë dhe të qëndrueshëm.

Këshilla për përdorim optimal

Mos mbushni sirtarin; mbushja ideale është deri në një të tretën ose gjysmën, për të lejuar qarkullimin e lirë të ajrit.

Pastroni rregullisht me ujë të ngrohtë dhe uthull, që vepron si dezinfektues natyral dhe largon erërat e pakëndshme.

Sirtari i poshtëm i frigoriferit nuk është thjesht një ndarje shtesë, por një sistem i vogël që ruan freskinë e ushqimeve.

Me rregullimin e duhur të lagështisë e vendosjen e ushqimeve, mund të zgjatni jetëgjatësinë e të shmangni hedhjen e panevojshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çaji natyral që lehtëson fryrjen e barkut

Published

on

Një ndër arsyet më të shpeshta pse ndiheni të fryrë, të rënduar apo të shqetësuar nga gazrat, lidhet ngushtë me mënyrën e të ushqyerit.

Pirja e tepërt i alkoolit, ushqimeve të shpejta dhe ëmbëlsirave industriale ngadalëson tretjen dhe krijon një mjedis të ngarkuar në zorrë.

Si pasojë, organizmi jo vetëm që humb energjinë, por edhe ndikon në gjendjen e mirëqenies suaj. Shumë mendojnë se pastrimi i zorrëve është një proces i komplikuar, që kërkon trajtime të shtrenjta ose barna me efekte të padëshiruara anësore.

Por në të vërtetë, ka një mënyrë të natyrshme, të thjeshtë dhe ekonomike për të rifituar lehtësinë në stomak dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit tretës: përgatitja e një çaji detox në kushte shtëpie.

Ky çaj i posaçëm përfshin përbërës krejtësisht natyralë, të cilët njihen prej kohësh për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe tretëse:

Gjysmë luge shafran i Indisë (kurkumë) – ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe stimulon pastrimin e mëlçisë.

Një majë piper i zi – aktivizon përthithjen e kurkumës dhe përmirëson tretjen.

Pluhur xhenxhefili – qetëson stomakun, lehtëson gazrat dhe nxit qarkullimin e mirë të ushqimit në zorrë.

Një lugë mjaltë natyral – jo vetëm që i jep ëmbëlsi natyrale çajit, por ka edhe veti antibakteriale e qetësuese për sistemin tretës.

Përgatitja është e lehtë: Shtoni këta përbërës në filxhan ujë, përzieni mirë dhe konsumojeni ngadalë, veçanërisht pas vakteve kryesore.

Me përdorim, ky çaj jo vetëm që eleminojë ndjesinë e fryrjes, por dhe ndihmon në rivendosjen e funksionimit normal të zorrëve. Si rezultat, do të ndiheni më të lehtë, më energjikë dhe do të përjetoni një përmirësim të përgjithshëm të tretjes suaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara