Lifestyle

Sa e rrezikshme është të mos e ndërroni kurrë jastëkun tuaj?

Published

on

Nuk është sekret që një jastëk i rehatshëm është një element i rëndësishëm për një gjumë të mirë.

Por, ajo që mund të mos dini është se sa shpesh supozohet të investoni në një të ri. Sipas ekspertëve të shëndetit, ju duhet të zëvendësoni jastëkun tuaj çdo një deri në dy vjet.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me këshillat e ekspertëve në lidhje me rëndësinë që ka kujdesi për jastëkët në lidhje me shëndetin tuaj.

Ju mund të mos bëni një gjumë të rehatshëm

Një jastëk i shtypur mund ofrojnë më pak mbështetje në qafë, e cila mund të çojë në dhimbje të qafës, shpatullave dhe pjesës së sipërme të shpinës.

Fjetja në një jastëk të sheshtë, gjithashtu mund të pengojë frymëmarrjen.

Për shumicën e njerëzve me një septum të devijuar, ngritja e kokës ndihmon në kullimin e hundës, thonë mjekët.

Nëse jastëku juaj është mjaft i sheshtë, hunda juaj mund të bllokohet edhe më shumë, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje dhe gërhitje.

Mjekët këshillojnë të mos flini në të njëjtën anë çdo natë dhe të rrotulloni jastëkun në mënyrë që ta shfrytëzoni më mirë atë.

Mund të keni shpërthime të akneve

Jastëkët mbledhin qelizat e vdekura dhe vajrat e lëkurës, së bashku me të gjitha produktet që ju zakonisht i vendosni në lëkurë dhe flokë.

Plus, djersa dhe pështyma që lëshoni kur flini, mund të absorbohen nga jastëku juaj.

Kombinimi i vajrave, qelizave të vdekura të lëkurës, pështymës dhe djersës janë një terren shumëzimi për bakteret.

Kjo mund të shkaktojë probleme të lëkurës, si bllokimi i poreve, pikat e bardha dhe madje edhe cistet.

Prandaj këshillohet të ndërroni dhe të lani sa më shpesh këllëfët e jastëkut dhe t’i lani më shpesh edhe vetë jastëkët.

Gjithashtu mjekët sugjerojnë të lani fytyrën dhe të kapni flokët. Kjo mund të ruajnë edhe pastërtinë e jastëkut tuaj për më gjatë.

Ju mund të zhvilloni alergji

Pluhuri është një nga shkaqet e zakonshme të alegjisë.

Dhe ai ndodhet praktikisht kudo në shtëpinë tuaj, por veçanërisht në dyshekë dhe jastëkë.

Jastëkët e vjetër gjithashtu mund të mbajnë shumë baktere, kërpudha dhe myk.

Kur është koha për të ndërruar jashtëkun?

Kur ka filluar të formojë gunga.

Kur vëreni se nuk ju mjafton më një jastëk, por keni nevojë për dy.

Kur mbulesa e tij është shumë e pisët.

Kur tentoni ta palosni dhe ai qëndron në atë mënyrë.

Sa e rrezikshme është të përdorësh të njëjtën jastëk përgjithmonë?

Në të vërtetë nuk është edhe aq e rrezikshme për sa kohë që nuk po përjetoni pasoja negative.

Nëse ndjeni se nuk keni shqetësime me shëndetin dhe po bëni një gjumë të mirë, atëherë jeni mirë, thonë specialistët e shëndetit.

Por nëse zgjoheni të lodhur dhe ndieni dhimbje, atëherë mund t’ju duhet të ndërroni jastëkun./AgroWeb.org

Lifestyle

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Published

on

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm.

Turpi është emocion universal që na prek të gjithëve në një mënyrë ose tjetër. Por, çfarë është turpi dhe si mund ta kuptojmë dhe menaxhojmë më mirë këtë emocion kaq të fuqishëm?

Turpi është një ndjenjë e mosvlerësimit dhe dështimit, që vjen si pasojë e ndjenjës se nuk jemi të denjë apo të vlefshëm.

Ndryshe nga faji, i cili lidhet me veprimet tona (“kam bërë diçka të gabuar”), turpi lidhet me identitetin tonë (“jam diçka e gabuar”).

Kjo ndjenjë mund të shkaktojë një ndjesi të fortë të izolimit dhe dyshimit te vetja.

Pse ndihemi të turpëruar?

Mund të jenë të shumta e të ndryshme për çdo individ, disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë:

Normat shoqërore dhe kulturore

Ato që shoqëria jonë konsideron të pranueshme apo të papranueshme luajnë një rol të madh në krijimin e ndjenjës së turpit.

Pritshmëritë personale

Standardet që vendosim për veten tonë mund të jenë të pamundura për t’u arritur, duke na bërë të ndihemi të turpëruar kur nuk i arrijmë.

Përvojat e kaluara

Turpi mund të rrjedhë nga përjetimet traumatike ose nga kritikat e ashpra të të tjerëve.

Efektet e turpit në shëndetin mendor

Turpi mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor, përfshirë ankthin, depresionin e izolimin social. Turpi ndikon në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Si ta përballojmë turpin?

Duhet të bëjmë një hap prapa të kuptojmë burimin e këtij emocioni.

Pranoni dhe përqafoni emocionet tuaja

Pranojeni turpin si një pjesë e natyrshme të përvojës njerëzore dhe mos e injoroni

Flisni me dikë

Ndarja e ndjenjave tuaja me një mik të besuar a terapist ndihmon në zbutjen e ndjenjës së izolimit

Kujdesi për veten

Praktikoni kujdesin për veten përmes aktiviteteve që ju sjellin kënaqësi

Sfidoni mendimet negative

Përpiquni të sfidoni mendimet negative e krijoni një “bisedë” më të butë me veten

Turpi është emocion i vështirë për t’u përballuar, por me kohë e përpjekje, mësojmë të jetojmë me të dhe të mos lejojmë të na kontrollojë jetën. Mos harroni, çdo emocion ka një qëllim dhe na ndihmon të kuptojmë më mirë veten dhe botën përreth nesh. /UBT News/

 

Continue Reading

Lifestyle

Këshilla si ta shfaqni personalitetin në një intervistë pune

Published

on

Të gjithë e kemi dëgjuar ” të jesh vetvetja dhe me vetëbesim” në një intervistë pune e duket se profesionistët e rekrutimit të punonjësve bien dakord me këtë shprehje.

Ja disa këshilla që do ju vlejnë për intervista të suksesshme dhe të shprehni personalitetin përveç aftësive dhe kualifikimeve që keni.

Bëni “detyrat e shtëpisë” paraprakisht

Bëni kërkime çfarë tiparesh të personalitetit puna kërkon. Kërkoni në çdo faqe të kompanisë për të parë çfarë lloj “kulture” po përpiqet ta paraqesë. Në këtë mënyrë do të dini se ku duhet të praktikoheni dhe të fokusoheni.

Tregoni personalitetin tuaj përmes veshjesh që do të zgjidhni në intervistë

Kodi i veshjesh së intervistës duhet të jetë elegante, profesionale, larg ekstravagantes por e fuqishme e të përfaqësojë stilin brenda saj.

Veproni dhe flini me vetëbesim

Jo të gjitha CV janë të pasura me eksperienca apo kualifikime, por kjo nuk do të thotë se këto persona nuk janë të denjë për atë punë. Ajo që mungon në CV tuaj mundohuni ta plotësoni me vetëbesimin që shfaqni në prezantimin e kualifikimeve që keni.

Jepni përgjigje që do të mbahen mend gjatë

Gjatë intervistave, ju kërkohet pyetje të bazuara në kompetencat lidhur me një detyrë. Sigurohuni të identifikoni Situatën, Detyrën, Veprimin dhe Rezultatin e kohës dhe të jeni sa më specifik që të jetë e mundur lidhur me idenë tuaj për zgjidhjen e problemit.

Mos harroni të bëni një bisedë personale

Punëdhënësit pyesin bazuar në kompetenca për zgjidhjen e problemeve apo detyrave, mos hezitoni të tregoni eksperiencat personale në situata që i keni kaluar me sukses.

Bëni pyetjet e duhura

Në fund të intervistës kur ju pyesin se nëse keni ndonjë pyetje, sigurohuni të pyesni lidhur me ndonjë informacion shtesë të kompanisë apo mënyrën si punohet në ekip aty. Interesi që tregoni do të ju bëjë të shkëlqeni.

Continue Reading

Lifestyle

Tre rregulla të arta për rritjen e fëmijëve të fortë dhe të pavarur

Published

on

Prindërit luajnë rol kyç në formimin e fëmijëve të sigurt në vetvete, duke nxitur zhvillimin shoqëror, duke u mësuar empatinë dhe duke i udhëhequr përmes sfidave të jetës.

Ekspertët thonë se të qenit model pozitiv, duke vlerësuar si fitoret edhe gabimet e duke u ofruar mjetet që u nevojiten për të lundruar në botë janë thelbësore për të rritur një fëmijë të fortë dhe të pavarur. Ndërtimi i vetëbesimit që në moshë të vogël është themeli për sukses në të ardhmen, shkruan Times of India .

Të ngulitësh vetëbesimin tek fëmijët është si të mbjellësh rrënjë të forta që ofrojnë një themel të qëndrueshëm, nxisin zhvillimin dhe forcojnë karakterin.

Por qëllimi nuk është ta mbrosh një fëmijë nga të gjitha sfidat e jetës, por ta pajisësh me aftësitë dhe mjetet për të përballuar vetë situata komplekse.

Është një nga dhuratat më të vlefshme që mund t’u japësh fëmijëve si prind.

Bëhu një model pozitiv

Fëmijët i shohin prindërit si modelet e tyre të para dhe më të rëndësishme dhe monitorojnë nga afër çdo lëvizje të tyre. Mënyra se si i trajtoni të tjerët dhe si u përgjigjeni sfidave formëson drejtpërdrejt sjelljen e tyre. Tregoni dashuri përmes fjalëve dhe veprimeve, sepse fëmija juaj do të mësojë nga shembulli juaj.

Inkurajoni bisedën pozitive me veten

Inkurajimi i bisedës pozitive me veten është çelësi për rritjen e vetëbesimit të fëmijëve. I ndihmon të përmirësojnë shëndetin mendor, të ndihen mirë me veten e të besojnë në aftësitë e tyre. Fëmijët me qëndrim pozitiv kanë më shumë gjasa të jenë të angazhuar shoqërisht e më pak të ngjarë të ndihen në siklet para të tjerëve.

Zhvilloni aftësi sociale

Kur fëmija juaj përfshihet më shumë në botë, është thelbësore të inkurajoni zhvillimin shoqëror. Ai mëson si të krijojë marrëdhënie, që ndikojnë në imazhin e tij/saj. Mësoni empatinë, respektin për të tjerët dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve. Kjo i fuqizon të lundrojnë me lehtësi në një sërë situatash shoqërore.

Continue Reading

Lifestyle

Harroni kremrat e shtrenjta, hani fruta kundër rrudhave

Published

on

Sekreti për t’u dukur e re mund të gjendet në tasin e frutave – nëse jeni femër.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që konsumojnë një dietë të pasur në fruta dhe perime kanë më pak rrudha kur kalojnë të 50-at, krahasuar me ato që nuk ushqehen shëndetshëm. Gratë që konsumojnë më shumë bukë, mish të kuq, ëmbëlsira dhe alkool kanë më shumë rrudha.

Rezultatet e studimit të kryer nga Qendra Mjekësore Erasmus në Roterdam sugjerojnë se ngrënia e frutave mund të jetë një alternativë më e lirë se kremrat e pomadat për gratë që duan të kenë një lëkurë pa rrudha. Shumë gra harxhojnë shuma para për blerjen e kremrave kundër plakjes, serumeve, zbutësve etj.

Shkencëtarët mendojnë se një dietë me fruta parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës duke i siguruar trupit një sërë vitaminash dhe flavonoidesh.

Ato stimulojnë prodhimin e kolagjenit që mban lëkurën elastike. Gratë shfaqin më shpejtë rrudha sepse kanë densitet më të ulët të kolagjenit në lëkurë, krahasuar me burrat.

Continue Reading

Të kërkuara