Lajmet

Ryan Reynolds po mendon të pushojë nga aktrimi

Aktori dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e tij.

Published

on

Aktori Ryan Reynolds tregoi se pse mori vendim të pushojë nga aktrimi. 45-vjeçari tha se arsyeja janë fëmijët e tij, meqë dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me ta.

“Mirë, kam aktruar mjaftueshëm”, tha mes tjerash aktori në një intervistë që u publikua të hënën, duke shtuar se është “tejet pasionant” për agjencinë e tij Maximum Effort, të cilën e hapi në vitin 2018.

Reynolds vazhdoi: “Gjëja më e rëndësishme për mua, dhe ju e di që keni fëmijë, është që dua të kalojë kohën me fëmijët e mi”.

45-vjeçari ka shprehur një dëshirë të zjarrtë “të jetojë jetën si person normal” për një kohë.

“Dëshiroj që fëmijët e mi të kenë një jetë normale. Për shumë vjet, kur gruaja ime Blake kishte për të xhiruar ndonjë film, unë nuk xhiroja, mirëpo qëndroja me fëmijët e kështu me rend. Bënim një lloj shkëmbimi. Asnjëherë s’kemi punuar në të njëjtën kohë. Ne gjithmonë ishim larg e po ashtu edhe fëmijët”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, ky stil jetese është sfidues meqë fëmijët e tij po rriten./UBTNews

Vendi

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Të kërkuara