Kulturë

Ryan Reynolds për betejat me ankthin: ‘Kur e kuptoni se nuk jeni vetëm, iu hiqet një barrë’

Published

on


Aktori thotë se filmi i tij nuk po u përgjigjet kritikave kulturore nga senatori i Teksasit Ted Cruz, i cili u përpoq së fundmi se nuk ka nevojë për “James Bond ose Jason Bourne që të ketë një çrregullim ankthi”.

“Unë nuk mendoj se është e rëndësishme për heronjtë e aksionit. Kjo nuk është jeta e vërtetë. Do të ishte një budallallëk”, tha Reynolds.

Aktori i Deadpool dëshiron, megjithatë, të vazhdojë destigmatizimin e diskutimeve publike rreth shëndetit mendor “në jetën reale”, siç u shpreh kohët e fundit në një postim të sinqertë dhe shumë të reklamuar në Instagram në të cilin ai hapi për betejat e tij rreth, “ankthit”. “Për të gjithë ata si unë që mbingarkohen shumë, mendojnë shumë, punojnë shumë, shqetësohen shumë dhe mbi gjithçka, ju lutem ta dini që nuk jeni vetëm,” shkroi ai në postimin e muajit të ndërgjegjësimit të shëndetit mendor në maj.

Tani ai po i shtjellon këto mendime.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të bëjmë biseda në lidhje me botën tonë të brendshme”, tha ai, “jo në një mënyrë që të ndjejë sikur je një vrimë e zezë galaktike. Unë vetëm dua të them që është e rëndësishme për të ndarë përvojat e njëri-tjetrit sepse kur ndiheni sikur nuk jeni vetëm në diçka që po kaloni, kur e kuptoni se nuk jeni vetëm, ju ngarkon në një mënyrë që është gati e papërshkrueshme”.

Aktori 44-vjeçar, i cili ka tre vajza me aktoren-gruan Blake Lively, tregon për marrëdhëniet familjare si një tjetër arsye pse ai është i hapur në lidhje me betejat e tij.

“Unë do të doja që babai im, i cili ndërroi jetë vite më parë, do të doja të ishte një burr që fliste për atë që kishte brenda. Sepse ndjehem sikur do ta kisha [njohur] më mirë ”, shpjegoi ai. “Pra, duke pasur fëmijë tani, unë dua të sigurohem që shumë prej tyre janë të desttigmatizuar dhe dua të sigurohem që jam një shembull për fëmijët e mi se si është të ndihesh me ankth ose i hutuar ose i trishtuar ose i zemëruar, se ka hapësirë ​​për të gjithë këto gjëra”, përfundoi aktori.

(Përktheu dhe përshtati UBTNes)

Lajmet

Reka dhe Çitaku diskutojnë promovimin e filmave kosovarë në garën për Oscar

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork, Lum Çitakun, drejtor i Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Në takim është diskutuar promovimi ndërkombëtar i kinematografisë kosovare.

Në fokus të takimit ishte filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe është propozimi zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar, në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Në të njëjtën kategori garon edhe filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, i cili, sipas raportimit të Telegrafit, është kualifikuar drejtpërdrejt pas fitimit të çmimit kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në janar të këtij viti.

Gjatë takimit, Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi kinematografinë si një nga mënyrat e rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e vendit në botë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e teatrit ODA në Prishtinë, duke bërë të ditur se kjo hapësirë së shpejti do të jetë e gatshme për artistët dhe publikun.

Përmes një njoftimi, Bogujevci ka theksuar se rinovimi i teatrit ODA është pjesë e investimeve në infrastrukturën teatrore në vend.

Ajo ka përmendur edhe projektet e përfunduara, përfshirë rinovimin e teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë dhe të hapësirave teatrore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, si dhe ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.

Sipas ministres, punimet po vazhdojnë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në teatrin “Adriana” në Ferizaj, ndërsa Qendra për Arte në Rahovec ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Ndërkaq, Teatri i Operës dhe Baletit në Prishtinë është në fazën e fundit të projektimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Palimpsest”, projekt artistik që rikthen në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare

Published

on

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar projektin artistik “Palimpsest”, i cili synon të rikthejë në vëmendje trashëgiminë muzikore shqiptare të viteve ’30, ’40 dhe ’50.

Përmes krijimeve origjinale dhe përpunimeve të këngëve popullore, projekti sjell vepra të kompozitorëve Antonio Muçi, Karlo Pali, Muharrem Xhediku, Koço Uçi, Ramadan Sokoli dhe Çesk Zadeja.

Në këtë mbrëmje artistike do të interpretojnë Ardita Bufaj në piano, Armando Likaj në bariton dhe Maida Resulbegoviç në soprano, ndërsa e ftuar speciale do të jetë pianistja Norena Gaxha.

Koncepti artistik, hulumtimi arkivor dhe mbledhja e partiturave janë realizuar nga pedagogia Ardita Bufaj.

Projekti organizohet në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kuadër të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, me synimin për të promovuar vlerat e trashëgimisë muzikore dhe për t’i përcjellë ato te brezat e rinj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Çekia diskutojnë bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore

Published

on

By

Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Naděžda Goryczková, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në konservimin, restaurimin dhe mbrojtjen e monumenteve.

Përvoja e gjatë e Republikës Çeke në ruajtjen e trashëgimisë kulturore u vlerësua si mundësi e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e standardeve të institucioneve të Kosovës në këtë sektor. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara