Lajmet

​Rutte thotë se sulmet e fundit në Kiev dëshmojnë se Putin është i gatshëm të vazhdojë luftën

Published

on

Shefi i NATO-s Mark Rutte kritikoi Rusinë të enjten për sulmet e saj të fundit me raketa dhe dronë që goditën zonat civile dhe misionin diplomatik të BE-së në Kiev, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

“Ne të gjithë jemi të tronditur nga ajo që ndodhi, para së gjithash, sepse këto janë sulme jo ndaj objektivave ushtarake; këto janë objektiva civile”, tha Rutte, duke shtuar se kishte folur me zyrtarë të lartë të BE-së këtë mëngjes për të diskutuar zhvillimet.

“Ndërsa përpiqemi të bëjmë gjithçka për të mbështetur Presidentin e SHBA-së Trump për t’i dhënë fund kësaj lufte, ndërkohë, Presidenti rus Putin është i gatshëm të vazhdojë ta bëjë këtë, të vazhdojë të godasë civilët e pafajshëm në Ukrainë”, tha ai në një konferencë për shtyp në qytetin jugor gjerman Wurzburg.

Më herët gjatë ditës, kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se misioni diplomatik i BE-së u dëmtua në një sulm të qëllimshëm rus dhe u zotua se evropianët nuk do të frikësohen nga ky sulm.

Rutte, i cili po vizitonte Gjermaninë të enjten për të marrë pjesë në një takim të partive bashkëqeverisëse, tha se zhvillimet e fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është që qeveritë evropiane të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe të ruajnë mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën.

“Nuk mund të jemi naivë për Rusinë, nuk mund të jemi naivë për Vladimir Putin dhe mbrëmë kjo është një provë e kësaj”, u tha ai gazetarëve dhe gjithashtu paralajmëroi se Rusia mund të përdorë taktika të ndryshme të luftës hibride kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë.

“Rusia është e aftë për sulme hibride. Kjo mund të marrë formën e përpjekjeve për vrasje. Mund të marrë formën e bllokimit të avionëve komercialë në Baltik. Pra, ne e dimë që Rusia është e aftë për shumë. Gjithashtu këtu, nuk duhet të jemi naivë dhe unë e di që Gjermania nuk është naive,” tha Rutte, transmeton Anadollu.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Festivali i 14-të Kombëtar i Filmit Shqiptar

Published

on

Pas 14 vitesh mungesë, në Tiranë është rikthyer Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në edicionin e tij të 14-të.

Festivali u hap me një mbrëmje gala në Akademinë e Arteve të Bukura, ku u mblodhën artistë, aktorë dhe kineastë shqiptarë.

Përgjatë 10 ditëve, publiku do të ketë mundësi të shohë mbi 100 filma të realizuar nga viti 2013 deri më sot, duke sjellë një pasqyrë të zhvillimit të kinemasë shqiptare ndër vite.

Festivali synon gjithashtu të krijojë hapësirë për bashkëpunim mes kineastëve të brezave të ndryshëm dhe të promovojë prodhimet e reja shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mitrovicë: Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, pas një pune intensive hetimore lidhur me rastin.

Gjatë operacionit, hetuesit policorë kanë kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar prova të shumta materiale. Mes sendeve të sekuestruara janë mbi 41 mijë euro, 20 franga zvicerane, një veturë, një laptop, dy telefona, USB, 10 vula të ndryshme, si dhe 49 kartela gërvishtëse e dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i mituri që goditi dy këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Lipjan

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur i cili dyshohet se ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në fshatin Banullë të Lipjanit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 1 shtator, rreth orës 21:51, kur vetura e drejtuar nga i dyshuari ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda trupore.

Pas punës hetimore, njësia e hetimeve ka arritur që më 3 shtator të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje për 24 orë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara