Lajmet

Rusich refuzon të luftojë në Ukrainë, akuzon Kremlinin se braktisi liderin e tyre

“Që nga 20 korriku, Yan Petrovsky nuk është vizituar as nga konsulli rus dhe as nga një avokat”, tha grupi.

Published

on

Një grup paraushtarak neo-nazist rus që mbështeti rebelimin mercenar Wagner ka njoftuar se nuk do të luftojë më në Ukrainë, duke akuzuar Kremlinin se ka braktisur liderin e tij.

Grupi, i quajtur Rusich, tha se lideri i tij Yan Petrovsky u arrestua muajin e kaluar kur u përpoq të kalonte përmes aeroportit të Helsinkit dhe se diplomatët rusë i kanë injoruar lutjet e tij për ndihmë.

“Që nga 20 korriku, Yan Petrovsky nuk është vizituar as nga konsulli rus dhe as nga një avokat”, tha grupi, duke përdorur shenjën e thirrjes ushtarake të Petrokvsky.

“Rusich ndalon kryerjen e çdo misioni luftarak”, tha grupi në llogarinë e tyre në Telegram. “Nëse një vend nuk mund të mbrojë qytetarët e tij, atëherë pse qytetarët duhet ta mbrojnë vendin?”

Petrovsky është akuzuar për krime lufte dhe zyrtarët ukrainas duan ta nxjerrin në gjyq.

Rusich u krijua në 2014 dhe është i hapur për pikëpamjet e tij pro-naziste. Krahas Wagner-it, grupi ishte i njohur për brutalitetin e tij./UBTNews/

Continue Reading

Aktualitet

Java nis me mot të paqëndrueshëm

Published

on

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti këtë javë do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.

Duke filluar nga dita e enjte, priten edhe riga të herëpashershme shiu.

Temperaturat minimale sot do të sillen nga 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 18°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Continue Reading

Aktualitet

UBT fton studiues dhe profesionistë për dorëzimin e abstrakteve në Konferencat e Shkencave Politike dhe Sigurisë

Published

on

UBT ka kënaqësinë të ftojë studiues, akademikë, profesionistë dhe studentë të interesuar të marrin pjesë në nënkonferencat Studime të Sigurisë dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pjesë e edicionit të 14-të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion 2025.

Ky edicion i fokusuar në Qëndrueshmërinë dhe Reziliencën synon të sjellë së bashku ekspertë dhe studiues për të shkëmbyer ide, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në fushat e sigurisë, shkencave politike dhe arsimit.

Konferenca për Studime të Sigurisë

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonshëm: 20 tetor 2025

Kjo konferencë synon të krijojë një platformë ku studiues dhe praktikues mund të japin një pasqyrë të fushës, të prezantojnë rezultatet më të fundit kërkimore dhe të shkëmbejnë ide dhe përvoja në shkencat politike dhe siguri.

Temat dhe objektivat kryesore përfshijnë:

  • Siguria njerëzore
  • Paqja dhe demokracia
  • Siguria kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare
  • Konfliktet pas Luftës së Ftohtë
  • Çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
  • Konfliktet ndërshtetërore dhe etnike: shkaqet dhe zgjidhjet

Dorëzimi i punimeve:

Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6. Punimet që nuk i plotësojnë kriteret e formatit nuk do të shqyrtohen.

Konferenca për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi për pranimin: 17 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonshëm: 20 tetor 2025

Kjo konferencë ndërkombëtare e shqyrtuar nga kolegët (peer-reviewed) ofron një mundësi për shkëmbimin e njohurive midis studiuesve inovativë, studentëve pasuniversitarë, kandidatëve doktoraturë dhe profesionistëve në arsim dhe zhvillim, si dhe në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti fokusohet në ndërtimin e sistemeve arsimore të qëndrueshme për një të ardhme të qëndrueshme.

Temat kryesore përfshijnë:

  • Politikat publike dhe arsimi
  • Ekonomia politike dhe administrata publike
  • Demokracia, migracioni dhe politikat e integrimit
  • Digjitalizimi i proceseve zgjedhore dhe anti-korrupsioni në Ballkan
  • Siguria globale dhe kërcënimet ndërkombëtare
  • Terrorizmi, krimi i organizuar transnacional, lufta kibernetike
  • Arsimi në zonat e konfliktit dhe roli i tij në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Rikonstruksioni arsimor pas konflikteve dhe arsimi për refugjatët

Dorëzimi i punimeve:

Ashtu si për konferencën e sigurisë, punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim diku tjetër. Maksimumi i faqeve është 6 dhe punimet që nuk i plotësojnë kriteret nuk do të konsiderohen.

Continue Reading

Aktualitet

UBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025

Published

on

UBT ka bërë hapjen e thirrjes për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025 (IC-LAC), e cila këtë vit organizohet në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion.

Ky aktivitet shkencor do të bashkojë studiues, akademikë, studentë të cikleve të avancuara, doktorantë, ekspertë të fushës dhe profesionistë të arsimit nga vende të ndryshme të botës, me synim shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira mbi gjuhën, kulturën dhe ndërthurjen e tyre në sistemet bashkëkohore arsimore.

Tema kryesore e këtij edicioni është: “Ndërtimi i sistemeve arsimore reziliente për një të ardhme të qëndrueshme.”

Datat kryesore:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit & rishikimi shkencor: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimit të plotë: 14 nëntor 2025

Qëllimet dhe objektivat

Konferenca IC-LAC synon të hapë një hapësirë të gjërë diskutimi mbi rolin e gjuhës dhe kulturës në shoqëritë moderne, duke nxitur qasje multidisiplinare për edukimin dhe komunikimin ndërkulturor.

Fushat e diskutimit përfshijnë:

  • Gjuha dhe kultura në arsim
  • Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe të nxënë
  • Komunikimi ndërkulturor dhe shumëgjuhësia
  • Praktikat e qëndrueshme në edukimin gjuhësor
  • Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në të nxënit e gjuhëve
  • Përkthimi, interpretimi dhe komunikimi global
  • Rezilienca arsimore dhe dizajnimi i kurrikulave

Dorëzimi i punimeve

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në proces shqyrtimi në konferenca të tjera. Gjatësia maksimale e një punimi është 6 faqe. Punimet që nuk respektojnë kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me hulumtimet e tyre shkencore dhe praktikat profesionale, duke u bërë pjesë e një platforme ndërkombëtare shkëmbimi idesh që synon të forcojë lidhjen mes gjuhës, kulturës dhe arsimit për një të ardhme më të qëndrueshme.

Continue Reading

Lajmet

​Gjykata spanjolle liron Dani Alves-in

Published

on

Gjykata e Lartë e Katalonjës ka rrëzuar të premten dënimin për përdhunim ndaj ish-futbollistit brazilian Dani Alves, duke arsyetuar se çështja kishte mospërputhje dhe kontradikta në dëshmitë e paraqitura.

Alves, 41 vjeç, ishte dënuar vitin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Megjithatë, gjykata e apelit vendosi se dëshmia e akuzueses nuk kishte besueshmëri të mjaftueshme, duke theksuar se mungonin prova të qarta për të mbështetur akuzën.

“Dani Alves është shumë i lumtur. Ai është i pafajshëm, kjo është demonstruar. Drejtësia ka folur,” deklaroi avokatja e tij, Ines Guardiola.

Ndërkohë, avokatja e akuzueses, Ester Garcia, paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme të Spanjës, proces që mund të zgjasë deri në një vit./S.K/KP/Morung Express/

 

Continue Reading

Të kërkuara