Lajmet

Rusia pretendon se ka fituar terren në Donetsk

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin mundur trupat ukrainase rreth vendbanimit Vasylivka.

Published

on

Rusia ka pretenduar se ka fituar terren në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.

Në përditësimin e saj, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin mundur trupat ukrainase rreth vendbanimit Vasylivka.

Zona është në veri të Bakhmut, vend ky i cili ka qenë në qendër të luftimeve intensive për muaj të tërë./UBTNews/

Lajmet

​Isak: Me Liverpoolin kam shumë për të dhënë, dua të fitoj gjithçka

Published

on

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit suedez, Alexander Isak, nga Newcastle United për një shumë rekord prej 130 milionë funtesh, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

“Të Kuqtë” do të paguajnë 125 milionë funte për Isak, ndërsa vetë lojtari heq dorë nga një bonus prej 5 milionë funte për të realizuar lëvizjen drejt Anfield.

Lojtari i cili ka shënuar 62 gola në 109 paraqitje për Newcastle, u prezantua me kontratë gjashtëvjeçare pas vizitave mjekësore në Kirkby.

“Ndihem mrekullisht… Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ajo përfaqëson. Pres me padurim të shoh shokët e mi të ekipit dhe tifozët. “Mendoj se kam shumë për të dhënë. Dua të fitoj gjithçka”, u shpreh ai.

/S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, shprehu mirënjohje për angazhimin e ushtarëve

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi mbrëmë një darkë pune me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëbisedimeve të rregullta me udhëheqësin e misionit të NATO-s në Kosovë, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e pandërprerë të Barduanit dhe trupave të KFOR-it në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me institucionet vendore të sigurisë.

Ajo ritheksoi se partneriteti i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve të vendit./D.B/EO

Continue Reading

Kulturë

Sot ditë zie në Shqipëri

Published

on

By

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë ditës në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore kanë organizuar homazhe për të nderuar kontributin e tij.

Anagnosti u nda nga jeta të hënën, në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinemanë shqiptare. Ai konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të filmit.

Anagnosti u diplomua në Moskë më 1960 dhe që në fillim të karrierës u dallua me filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, i vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë në Holandë.

Gjatë katër dekadave krijimtarie ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke hyrë në historinë e artit shqiptar me vepra të pavdekshme.

“Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, janë disa prej veprave të tij. Shumë prej tyre u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime.

Për artin e tij të rrallë Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar. Përveç kinemasë, ai dha kontribut edhe në politikë si deputet dhe ministër i Kulturës në fillim të viteve ‘90. Ishte gjithashtu ideator i fondacionit “Fan Noli” dhe autor i dramës “Nata e trokitjeve në xham”.

Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren Roza Anagnosti, duke krijuar një nga çiftet më të dashura të skenës shqiptare. Emri dhe filmat e tij do të mbeten përjetësisht pjesë e identitetit kulturor shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Rriten shpenzimet qeveritare në tremujorin e dytë të këtij viti

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 784.9 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2025 ose 105.8 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milion Euro”, thuhet në publikimin e Llogaritjes Qeveritare për tremujorin e dytë (TM2) nga ASK.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim paraqet edhe pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Sipas ASK-së, gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 972.6 milion euro, derisa të hyrat në TM2 2024 ishin 782.6 milion Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Këto shifra pasqyrojnë një zgjerim të aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës, duke sinjalizuar rritje të bazës tatimore dhe të të hyrave buxhetore, por njëkohësisht edhe rritje të shpenzimeve publike, kryesisht në paga, përfitime sociale dhe investime kapitale./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara