

Lajmet
“Rusia po punon për një marrëveshje të re madhore me Iranin”
Published
2 years agoon
By
UBT newsRusia dhe Irani po punojnë për të përshpejtuar një “marrëveshje të re të madhe ndërshtetërore”, tha Ministria e Jashtme ruse.
Kjo vjen mes shqetësimeve rreth rritjes së lidhjeve midis dy vendeve.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me Vladimir Putin të dielën dhe shprehu “mosmiratim të fortë” të bashkëpunimit “të rrezikshëm” të Rusisë me Iranin.
Irani është mbështetësi kryesor i Hamasit dhe ka një armik të përbashkët me Rusinë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Irani gjithashtu ka aftësinë t’i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë./UBTNews/
Lajmet
Krasniqi diskuton me përfaqësuesin norvegjez për dialogun me Serbinë
Published
12 minutes agoon
June 24, 2025By
UBTnews
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.
Krasniqi thotë se me Mathisen diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.
Poashtu, kreu i PDK-së bën të ditur se emisarit norvegjez ia shprehu qëndrimet e partisë për bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj.
“Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. PDK do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Lajmet
Nisin punimet për depon e re të barnave në Kosovë
Published
24 minutes agoon
June 24, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë përuruar të martën fillimin e punimeve për depon e re të barnave në Kosovë.
Kjo depo u tha se do të jetë moderne dhe sipas standardeve ndërkombëtare, që do të mundësojë ruajtjen e barnave dhe shpërndarjen sa më të mirë të tyre në të gjitha spitalet.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kostoja totale e këtij projekti do të jetë 1 milion e 770 mijë euro.
“Barnat në Kosovë janë mbajtur, se s’mund të them janë ruajtur, në ambiente të pasigurta, të papërshtatshme dhe me rrjedhje uji. Ky objekt në Fushë Kosovë, pranë KQZ-së, do të mundësojë që barnat të ruhen sipas standardeve të larta ndërkombëtare. Hapësira, e cila shihet se është nën kulm dhe me mure, por ende e parregulluar nga brenda, ka një sipërfaqe prej mbi dy mijë metra katrorë dhe do t’i shtohet një aneks prej 500 metrash katrorë”, tha ai.
Ndërkaq, ministri në detyrë, Arben Vitia, tha se ky projekt është ndër më të rëndësishmit për shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave – një faktor që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për pacientët.
“Ky projekt është ndër më të rëndësishmit për shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave – që domosdoshmërish ndikon në cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Për më shumë se 20 vjet, barnat janë ruajtur në ambiente aspak të përshtatshme për këtë qëllim. Ambienti aktual ka një sipërfaqe prej rreth një mijë metrash katrorë, e cila nuk është e përshtatshme për ruajtjen e barnave. Kjo depo e re do të jetë moderne; përveç kushteve teknike, do të instalohen edhe sisteme të ndryshme digjitale që do të mundësojnë menaxhimin dhe shpërndarjen sa më të mirë të barnave në spitalet dhe komunat e vendit”, tha Vitia.
Depoja e re do të ndërtohet në zonën industriale në Fushë Kosovë.
Lajmet
Kurti: Opozita po ma zgjatë mandatin, s’kemi marrëveshje për një gjë të tillë
Published
29 minutes agoon
June 24, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai duke kritikuar partitë që deri tani ishin në opozitë, tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç asaj në Kosovë.
Sipas Kurtit, dikush mund të mendojë se ka një marrëveshje politike që ata të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, por që nuk është e vërtet.
Kurti gjithashtu nënvizoi nevojën që partitë të tjera parlamentare të marrin pjesë në votim për konstituim të Kuvendit, derisa nënvizoi se kur të vjen koha për formim të qeverisë, LVV-ja si partia e parë në zgjedhje, do ta dëshmojë se i ka numrat.
“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtoj mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare që siç jeni dëshmitarë të gjithë po ia zgjatë mandatin qeverisë aktuale. Dikush edhe mund të mendoj se kemi marrëveshje. Ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet por kjo nuk është e vërtet. Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës në veçanti kuvendi ende po i themeluar pasi qeveria është në detyrë. Ne kemi më pak kompetenca por njësojë punë. Sa më herët që konstituojmë Kuvendin me votim të fshehtë aq më shpejt do të jemi te qeveria e re. Ndërkohë që s’ka qeveri të re Kurti III ka qeveri në detyrë, Kurti dy pikë pesë”, tha ai.
Kurti duke folur si liderë i LVV-së, tha se pasi të konstituohet Kuvendi, partitë tjera e kanë rastin të testojë atë nëse i ka votat për formim të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Kur të vjen puna e qeverisë që është përgjegjësi e subjektit fitues në mënyrë ekskluzive atëherë ne duhet ta dëshmojmë vetën. Kuvendin duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Kuvendin nuk e themelon subjekti fitues, pavarësisht sa vota i ke duhet të bëhemi bashkë që të themelojmë Kuvendin e kanë pasur të qartë qëllimin…Të kalojmë te 15 ditët kur duhet të themelohet qeveria me mua si mandatar, ku unë duhet të dëshmoj vetën dhe opozita të më testojë”, shtoi Kurti.
Sa i përket nevojës për arritjen e një marrëveshje politike, Kurti tha se ka bërë një gjë të tillë, mirëpo është refuzuar ashpër nga LDK-ja.
Ai tregoi edhe arsyen se pse nuk po flet para objektit të Kuvendit të Kosovës.
“Ofrova bisedime për koalicion qeveritar LDK-së. U refuzua shumë ashpër. Kur nuk duan marrëveshje për procedurë për themelim të Kuvendit dhe as marrëveshje politike për formim të qeverisë që është hapi i radhës, jo i pari atëherë çfarë të bëjë unë. Unë po e kryej obligimin tim duke mos munguar në asnjë vazhdim të seancës. Prej se kemi filluar me datën 15 prill mua më keni pasur aty çdo 48-orë. Unë po flas këtu dhe jo te Kuvendi pasi atje jam njëri nga 48 deputetët të subjektit fitues kaq, ndërkaq këtu si kryeministër në detyrë”, theksoi Kurti.
Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurë themelit për ndërtimin e një depo të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave.

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga disa aktivitete të rëndësishme në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, drejtësinë, punësimin dhe përkujtime kombëtare.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e aneksit të Depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe fillimin e renovimeve në këtë objekt. Aktiviteti mbahet në rrugën “Aziz Abrashi”, zona industriale në Prishtinë, nga ora 10:00.
Po në orën 10:00, para administratës së QKUK-së në Prishtinë, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë takim me punëtorët e sigurimit fizik, ku do të vendosen hapat e mëtutjeshëm për të drejtat dhe përfaqësimin e tyre.
Në fushën e drejtësisë, po ashtu në ora 10:00 në hotelin “Mercure” në Prishtinë, do të lansohet Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Përmbarimit, një hap drejt dixhitalizimit dhe rritjes së efikasitetit në këtë proces.
Ndërkohë, nga ora 11:00 në hotelin “Sirius”, Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) do të mbajë një konferencë me temën “Punësimi dhe përfshirja institucionale e komuniteteve joshumicë në Kosovë”.
Në Ferizaj, do të zhvillohen ceremonitë mortore për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ekrem Jashari. Homazhet pranë arkivolit do të fillojnë në orën 13:00 në Galerinë e Arteve, pasuar nga mbledhja komemorative në Teatrin “Adriana” në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Veteranëve të qytetit në orën 17:00.

Krasniqi diskuton me përfaqësuesin norvegjez për dialogun me Serbinë

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

Nisin punimet për depon e re të barnave në Kosovë

Kurti: Opozita po ma zgjatë mandatin, s’kemi marrëveshje për një gjë të tillë

Ngjarjet sot në Kosovë

OEK: Pezullohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë

Për shkak të temperaturave të larta pezullohet një aktivitet sportiv në Kosovë

Përmbyllet afati për deklarimin e koalicioneve në zgjedhjet lokale

Pse policia britanike patrulloi koncertin e Dua Lipës në Wembley?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore