Lajmet

Rusia nis stërvitje ushtarake me Kinën dhe Indinë

Stërvitjet do të përmbyllen më 7 shtator.

Published

on

Rusia ka nisur stërvitjet e mëdha ushtarake në lindje të vendit. Në këto stërvitje po marrin pjesë edhe forca nga Kina dhe pjesëmarrja e tyre po shihet si rritje e lidhjeve në aspektin e mbrojtjes midis Pekinit dhe Moskës, në mes të tensioneve me Perëndimin lidhur me luftën në Ukrainë.

Stërvitjet Vostok 2022 po mbahen në disa lokacione në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në Detin e Japonisë dhe po marrin pjesë mbi 55 mijë trupa, mbi 5 mijë njësi armësh, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Stërvitjet do të përmbyllen më 7 shtator.

Në këto stërvitje po ashtu janë përfshirë edhe trupat nga India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Siria dhe të disa shteteve ish-sovjetike.

India vazhdon të shprehë qëndrim neutral sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka argumentuar se mban raporte të mira edhe me Perëndimin, edhe me Moskën.

Kina ka refuzuar që ta kritikojë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të Moskës. Pekini po ashtu ka dënuar sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.

Rusia, në anën tjetër, mbështet fuqishëm Kinën në mes të tensioneve në rritje me ShBA-në, pas vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, së fundmi ka tërhequr paralele midis mbështetjes së ShBA-së për Ukrainën dhe vizitës së Pelosit në Tajvan. Ai tha se këto dy gjëra ishin pjesë e përpjekjeve amerikane për të krijuar jostabilitet në botë./REL

Continue Reading

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara