Lajmet

Rusia në vitin 2024: Konsolidim me gjithë luftën

Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet.

Published

on

“Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi vend dimri, ne e duam borën, shikoni sa shumë që ka rënë.” Në mes të dhjetorit presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi plot optimizëm vështrimin në vitin 2024 gjatë kongresit të partisë qeverisëse, “Rusia e Bashkuar”. Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet. Putini kandidon për herë të pestë, dhe këtë herë ai nuk ka pse i trembet konkurrencës.

Dyqani i vetëm në fshat

Se sa i preferuar ëshrë Putini në popull pas dy vitesh luftë dhe humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë, nuk luan ndonjë rol, thotë studiuesi i shkencave politike nga Moska, Aleksander Kynev kundrejt DW. “Nëse fshati juaj ka vetëm një dyqan, nuk do t’iu shkojë në mendje që të matni vlerat e tij të popullaritetit”, thotë Kynev. “Njerëzit janë me shumë gjëra të pakënaqur, por skena politike është e pastruar. Ky vend është shumë i madh dhe askush nuk i ka burimet për të synuar postin presidencial.” Askush veç Putinit.

Sfida më e madhe për kreun e Kremlinit do të jetë që të tërheqë sa më shumë njerëz të shkojnë në votime, për t’i dhënë rizgjedhjes së tij të paktën ngjyrën e legjitimitetit. Për Kremlinin nuk ka rëndësi të bëhet më popullor Putini, por që njerëzit të shkojnë në qendrat e votimit, është i mendimit sociologu, Denis Volkov nga qendra moskovite, Levada, një institut i pavarur rus për studimin e opinionit. “Detyra e Putinit është vetëm të mos zemërojë shumë vetë”, shton Alekander Kynev. Shumica e rusëve gjithmonë ka qenë apolitike dhe ka frikë nga ndryshimet, thekson eksperti. Përveç kësaj shoqëria është e lodhur nga i ashtuquajturi “operacion special ushtarak”, siç quhet ende zyrtarisht në Rusi lufta në Ukrainë. “Njerëzit duan që gjithçka të marrë fund sa më shpejt.”

Shumë rusë janë optimistë

Në Rusi sërish ka filluar të përhapet një atmosferë optimiste, vlerëson Denis Volkov. Numri i atyre që mendojnë, se gjendja e tyre do të keqësohet, krahasuar me vitin e kaluar është reduktuar gati me gjysmën. Ky trend do të vazhdojë, beson sociologu, për disa shkaqe. Nga njëra qeveria ka bërë shumë që të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore dhe ta stabilizojë sistemin bankar rus. Ekonomia ruse nuk ka kapitulluar dhe nuk do të jetë kështu as në vitin 2024. Për këtë është e bindur ekonomistja ruse, Natalja Subarevitç. “Ekonomia ruse është e fortë. Sanksionet e BE nuk do të kenë ndonjë efekt tjetër, veç atij që kanë pasur deri tani, pra që nuk kanë aspak efekt, sepse për mallrat e sanksionuara, ka shumë rrugë të tjera furnizimi jashtë BE.” Rusia eksporton tani më shumë drejt Kinës, Indisë apo Lindjes së Mesme.

Subarevitç pret që edhe vitin e ardhshëm të “ketë pak a shumë të ardhura shumë të mira nga” eksportet e naftës. Rusia do të jetë në gjendje edhe në vitin 2024 të rrisë shpenzimet e saj “për mbështetjen e operacionit special ushtarak” në Ukrainë, është e mendimit profesorja e ekonomisë në Universitetin Lomonosov të Moskës.

Luftë? Cila luftë?

Tek atmosfera më pozitive në vend ka luajtur rol edhe kundërofensiva në masë të madhe e pasuksesshme e Ukrainës, sipas sociologut Volkov. Kjo u ka hequr rusëve frikën nga dështimi ushtarak dhe pasojat e tij. Edhe furnizimi i Ukrainës nga perëndimi me armë vetëm në muajt e parë i trembi rusët, sipas ekspertit, pasi ndërkohë numri i atyre që besojnë, se Rusia është e suksesshme në luftë është rritur. “Lufta u bë rutinë, një sfond me të cilin njerëzit janë mësuar, por që shumica nuk janë të përfshirë, sipas Volkov. “Po, bëhet luftë diku, po ajo është shumë larg.”

Vetëm në muajt shkurt dhe mars 2022 pati teorikisht një shans për ndërrim pushteti, sipas politologut, Kynev, “nëse ata që organizonin protesta do të kishin dalë masivisht në rrugë, në vend që të largoheshin masivisht nga Rusia”.

Makineri gjigante shtypëse

Historianja që jeton jashtë Rusisë, Irina Sherbakova, anëtare themeluese e organizatës për të drejtat e njeritu, “Memorial” e ndaluar në vitin 2021 në Rusi dhe e nderuar me Çmimin Nobel të Paqes një vit më vonë e kundërshton këtë analizë. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo i referohet atmosferës së frikës që sundon në Rusi. “Një makineri gjigante e frikës është në veprim. Krahu i zgjatur i diktaturës ndërhyn gjithnjë e më thellë në jetën e njerëzve dhe përpiqet t’i përjashtojë nga jeta kulturore të pabindurit dhe ata që nuk janë dakord dhe t’i denigrojë.” Me këtë Sherbakova i referohet kategorizimit të lëvizjes LGBTQ në Rusi si “ekstremiste”. Sherbakova nuk sheh “perspektiva pozitive” as për vitin 2024.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, shumë vetë Rusi i ikin realitetit, thotë ajo. “Ata përpiqen të distancohen prej saj sa të jetë e mundur, duke mos përmendur me zë të lartë gjëra të caktuara.” Sipas Sherbakovës njerëzit në Rusi e kanë humbur besimin tek institucionet dhe demokracia. “Ata besojnë në vend të kësaj tek stabiliteti i sistemit të Putinit, dhe tremben, nëse ata e bëjnë të lëkundet më shumë varka, gjërat do të keqësohen.” Megjithatë historianja përpiqet të shohë me optimizëm të ardhmen. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të mendojmë, se “lufta do të zgjasë shumë gjatë dhe Putini jeton përjetësisht.” Siç ndodhi me rënien e Murit të Berlinit, regjime të tilla mund të ndodhë që të shpërbëhen brenda pak orësh, kur të ketë ardhur koha dhe të jenë pjekur kushtet./DW

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Vendi

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi priti në takim delegacionin e Institutit Yunus Emre në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti në takim një delegacion nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, të kryesuar nga drejtori Ramazan Yılmaz.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre në fushën e gjuhës, kulturës dhe arsimit, me fokus të veçantë në gjuhën turke, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Gjatë takimit, u theksua roli i Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, i cili synon të zgjerojë gamën e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në gjuhë të ndryshme për studentët dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre pritet të kontribuojë në avancimin e ofertës për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Palët shqyrtuan mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës turke, punëtorive tematike, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do t’u mundësonin studentëve të njihen më nga afër me gjuhën, traditën dhe kulturën turke.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës akademike dhe ndërkombëtare të UBT-së, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi me institucione partnere nga Turqia.

Continue Reading

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara