Teknologji

Rusia shpall të jashtëligjshëm Facebook-un dhe Instagram-in

Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj platformave sociale.

Published

on

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë Meta të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, Facebook dhe Instagram. Gjykata tha se ky vendim hyn në fuqi “menjëherë”.

Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska nisi më 24 shkurt pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Autoritetet ruse veçse kanë bllokuar qasjen në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore.

Gjatë vitit të fundit, Moska ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar qasjen në media të pavarura, përfshirë edhe në media sociale.

Emërtimi “organizatë terroriste” sipas prokurorëve, do t’i bëjë të jashtëligjshme vetëm Facebook-un dhe Instagram-in dhe jo platformën e mesazheve WhatsApp të kompanisë Meta./REL

Teknologji

Funksioni i ri i Inteligjencës Artificiale i Google ju lejon të provoni rrobat virtualisht

Published

on

Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.

Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.

Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.

Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.

Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.

Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.

Continue Reading

Teknologji

Lamborghini prezanton veturën e re për gara

Published

on

Gama e Lamborghinit nuk është kurrë e plotë pa një përzgjedhje vetura garash dhe marka ka prezantuar të parën të bazuar në Temerarion e re.

Temerario GT3 heq dorë nga sistemi hibrid, për shkak të rregulloreve dhe paraqet një shumëllojshmëri përmirësimesh që e shndërrojnë atë në një veturë garash më të fortë.

Një motor V8 4.0 litra me dy turbo vazhdon të fuqizojë veturën, por prodhon 550 kuaj fuqi në vend të 800 që jep në veturën rrugore.

Riparueshmëria është një nga karakteristikat përcaktuese të veturës. Lamborghini e projektoi atë për të lejuar mekanikët të zëvendësojnë shpejt një shumëllojshmëri panelesh karrocerie, pjesësh pezullimi dhe komponentësh të tjerë.

Prodhuesi i automjeteve e thjeshtoi dizajnin, me pjesën e pasme të projektuar për të akomoduar transmisionin e ri me gjashtë shpejtësi.

Continue Reading

Teknologji

Një tjetër prodhues veturash heq dorë nga Apple CarPlay Ultra

Published

on

General Motors hoqi dorë nga Apple CarPlay dhe tani prodhuesit e automjeteve po kundërshtojnë CarPlay Ultra, përpjekjen e fundit të Apple për të kontrolluar më shumë përvojën në veturë.

BMW është markë e tillë. Prodhuesi gjerman i automjeteve konfirmoi se “aktualisht nuk ka plane” për të ofruar CarPlay Ultra në automjetet e saj.

Ka investuar shumë në sistemin e vet të infotainment të quajtur iDrive, i cili kontrollon një gamë funksionesh të automjetit për shkak të integrimit të tij të thellë. BMW i bashkohet Audi, Mercedes-Benz, Polestar dhe Volvo midis prodhuesve që nuk kanë plane për të ofruar teknologjinë, pavarësisht se Apple fillimisht tha se do ta bënin.

Kanë kaluar tre vjet që kur Apple prezantoi për herë të parë versionin e përmirësuar të CarPlay, duke renditur disa marka pjesëmarrëse, por industria vazhdon të evoluojë.

Continue Reading

Teknologji

Zvicra ndërpret prodhimin e 65 pajisjeve elektrike

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara