Lajmet

Rusia kërkon prova të manipulimit në zgjedhjet në Moldavi

Published

on

Në një zhvillim të fundit pas zgjedhjeve të zhvilluara në Moldavi, Rusia ka kërkuar nga presidentja moldave, Maia Sandu, të paraqesë prova për akuzat e saj mbi manipulimin e procesit zgjedhor. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, e cilësoi situatën si serioze dhe theksoi nevojën për prova të besueshme.

“Akuzat nga Sandu ishin serioze,” tha Peskov, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve. Ai kërkoi që, nëse presidentja pohon se ka marrë shumë pak vota për shkak të ndërhyrjeve nga grupe kriminale, ajo duhet të ofrojë dokumentacion dhe prova të qarta për këto pretendime.

Peskov e konsideroi si të pavërtetë pretendimin e Sandu se 300,000 vota ishin blerë nga grupe kriminale në bashkëpunim me një fuqi të huaj. Ai shtoi se rezultatet e përkohshme të zgjedhjeve treguan se një numër i konsiderueshëm moldavësh nuk e mbështesnin politikën e Sandu, duke e përshkruar situatën si një reflektim të mosinteresimit të popullatës për qeverisjen e saj.

Pas zgjedhjeve, Maia Sandu kishte akuzuar forcat antidemokratike për një sulm të paprecedentë ndaj procesit zgjedhor. Ajo theksoi se kishte pasur një fushatë të organizuar për të minuar votat e saj, por nuk ofroi detaje të qarta mbi këtë çështje.

Peskov gjithashtu kritikoi qeverinë e Sandu për kryerjen e një fushate zgjedhore jo të lirë, duke akuzuar se opozita pro-ruse ishte mohuar në mundësinë për të bërë fushatë. Ai nënvizoi se disa media në gjuhën ruse ishin bllokuar, duke e konsideruar këtë si një shkelje të lirisë së shprehjes dhe të informimit.

“Pavarësisht ndalimeve dhe persekutimit të forcave pro-ruse, ishte e qartë se shumë moldavë nuk i mbështetën politikat e Sandu,” përfundoi Peskov, duke theksuar nevojën për një analizë të thellë të situatës politike në Moldavi./UBTNews/

 

 

 

Lajmet

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon ndaj deklaratave të MPJ të Serbisë: Historia nuk rishkruhet me retorikë

Published

on

By

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj Ministrisë së Jashtme të Serbisë duke thënë se shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë i ka kujtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se ngjarjet e vitit 1999 lidhen me shkaktarët që sollën vrasje, spastrime etnike de dëbim me forcë të rreth një milionë shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dick Marty, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike“, thuhet në reagim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë thotë se këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.

“Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton“, thuhet tutje në njoftim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Ky reagim erdhi pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po përpiqet të zhvendos vëmendjen nga siç pretendojnë ‘përndjekja sistematike e serbëve’ në Kosovë.

Nga reagimi i MPJ të Serbisë u përmend edhe e ashtuquajtura ‘shtëpia e verdhë’ e cila ishte pretenduar se shfrytëzohej për trafikim organesh në kohën e luftës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Mashtrimi diplomatik i Beogradit – OKB demaskon rrenën e Gjuriqit për presidenten Osmani

Published

on

By

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka përgënjeshtruar ashpër pretendimet dhe gënjeshtrat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, si dhe të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat gjatë javës së kaluar orkestruan një fushatë të tërë dezinformimi kundër pjesëmarrjes së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Gjuriq doli me akuza të pabazuara, duke pretenduar se Osmani ishte “futur fshehurazi” në ndërtesën e OKB-së, duke përdorur kinse një leje hyrjeje të marrë nga një shtet tjetër.

Kjo gënjeshtër u shpërnda me tërbim nga mediat si Tanjug, RTS, Politika, Blic, Informer dhe Alo, të cilat i dhanë jehonë të madhe, duke e paraqitur si të vërtetë absolute dhe duke e mbështjellë me tituj senzacionalistë.

Por e vërteta nuk vonoi të dalë në dritë: vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara e rrëzoi këtë mashtrim publik.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, në një deklaratë për portalin serb ‘Raskrikavanje’, hodhi poshtë kategorikisht akuzat e Gjuriqit dhe të mediave serbe, duke sqaruar se delegacioni i Kosovës ka qenë plotësisht i akredituar dhe në përputhje të plotë me rregullat e OKB-së, shkruan RTV Dukagjini, transmeton KosovaPress.

Nuk pati asnjë problem me delegacionin e Kosovës, të gjithë kishin leje të vlefshme,” – tha në menyrë të prerë Dujarric./D.B/KP

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20 për qind bursë për programin Master në E Drejta Komerciale për punonjësit e institucioneve të drejtësisë

Published

on

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët dhe punonjësit e institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Me bursën prej 20 për qind në programin Master (LLM) në E Drejta Komerciale -Tregtare, të gjithë zyrtarët dhe profesionistët e fushës së drejtësisë kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një program modern dhe multidisiplinar që adreson sfidat komplekse të së drejtës tregtare dhe menaxhimit ligjor.

Ky program synon të zhvillojë ekspertizën e studentëve në aspekte të avancuara të së drejtës tregtare, duke u fokusuar në interpretimin kritik të strukturave dhe parimeve të shoqërive tregtare, kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe menaxhimin e proceseve gjyqësore dhe kontraktuale në një mjedis biznesi gjithnjë më kompleks dhe global.

Objektivat kryesore të programit LLM në E Drejta Komerciale:

  • Zhvillimi i njohurive të thelluara në të drejtën tregtare: Studentët do të mësojnë interpretimin kritik të shoqërive tregtare, qeverisjen dhe shpërbërjen e tyre.
  • Përvetësimi i metodologjive kërkimore të avancuara: Programi ofron aftësi për të kryer kërkime shkencore dhe analizuar të dhëna ligjore në mënyrë kritike.
  • Kuptimi i thelluar i së drejtës së kontratave afariste: Analizimi i krijimit, ekzekutimit dhe shkeljes së kontratave tregtare.
  • Krahasimi i kuadrove ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare: Njohuri mbi pronësinë intelektuale, financat dhe bankat, konkurencën, falimentimin dhe arbitrazhin tregtar në kontekstin evropian dhe global.
  • Menaxhimi kreativ i të drejtave të pronësisë intelektuale: Zhvillimi i zgjidhjeve për patentat, markat, të drejtat e autorit dhe sekretet tregtare.
  • Analiza e të drejtave të shoqërive tregtare dhe të ligjeve afariste: Kuptim i avancuar mbi etikën e biznesit, kontratat tregtare dhe tregun e brendshëm të BE-së.
  • Zgjidhja e problemeve në qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale: Trajtim i çështjeve komplekse të qeverisjes dhe ndikimi i tyre në performancën e biznesit.

Përfitimet për studentët:

  • Njohuri të avancuara në struktura ligjore dhe procedura gjyqësore.
  • Aftësi për të menaxhuar ekipe në simulime të proceseve gjyqësore tregtare.
  • Ekspertizë në hartimin e kontratave tregtare dhe analizimin kritik të fenomeneve dhe tendencave ligjore.
  • Gatishmëri për të zhvilluar projekte kërkimore dhe analiza në fushën e së drejtës tregtare.

Programi LLM në E Drejta Komerciale i UBT-së është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron mundësi specializimi në fusha të tilla si:

  • E-drejtësia dhe transaksionet E-Commerce
  • Qeverisja e korporatave dhe përgjegjësia sociale
  • Të drejtat digjitale dhe privatësia
  • Etika në biznes
  • Tregu i brendshëm i BE-së dhe konkurrenca

Me laboratorë modernë, staf akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mundësi mobiliteti në universitete partnere, UBT siguron një eksperiencë akademike dhe profesionale të plotë.

Ligjëratat do të zhvillohen me orar fleksibël, duke u përshtatur me nevojat e profesionistëve që tashmë janë aktivë në tregun e punës.

Misioni i programit: Të edukojë profesionistë të kualifikuar dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara në drejtësinë komerciale, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për punonjësit e institucioneve të drejtësisë për të qenë pjesë e këtij programi inovativ dhe avancuar në E Drejta Komerciale.

Continue Reading

Lajmet

Plakolm pas takimit me Osmanin: Qeverisja e mirë e bashkëpunimi janë kruciale për të ardhmen e Kosovës në BE

Published

on

By

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm në profilin e saj zyrtar ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara