Sport

Rusia i hakmerret Serbisë së “fortë” në 3×3, ia shuan shpresat për të artën

Published

on

Serbia është mposhtur nga Rusia në basketboll 3×3 për meshkuj në Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’, me rezultat 10:21.

Debutimi i 3×3 në Olimpiadë, e ka gjetur Serbinë si një ndër kombëtaret më të mira në botë për këtë sport.

Pretendenti kryesorë u eliminua në gjysmëfinale nga Rusia, mirëpo kjo e fundit po cilësohet si Komiteti Olimpik Rus (ROC) dhe atletët e saj konsiderohen si neutral, për shkak se Rusisë i është ndaluar që të përfaqësojë vetën me ngjyrat dha flamurin e saj.

Kombëtarja tjetër e cila po cilësohet si favorite, Letonia ka kaluar në finale pasi mposhti Belgjikën me rezultat 21:8. Tani ata do të përballen me ROC (Rusinë) në finale, njofton Klankosova.tv.

Kurse Serbia pritet të ndeshet kundër Belgjikës për medalje të bronztë.

Kujtojmë se në fazën e grupeve Serbia kishte mposhtur ROC (Rusinë) me të njëjtin rezultat, 21:10.

Sport

Përballjet vendimtare para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve

Published

on

By

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën Unike të Meshkujve, të cilat do të vendosin skuadrat që do të kalojnë në Final 4. Në Grupin B zhvillohen dy ndeshje të mbetura, të cilat janë vendimtare për dy pozitat e para.

Golden Eagle Ylli do të përballet me Vllazninë. Skuadra nga Theranda ka tre fitore e dy humbje, ndërsa Vllaznia nga Shkodra ka dy fitore e tri humbje. Në ndeshjen tjetër, GO+ Peja përballet me Apoloninë, ku pejanasit kanë dy fitore e tri humbje, ndërsa skuadra e Fierit tri fitore e dy humbje.

Ndërkohë, në Grupin A janë kualifikuar tashmë Besëlidhja me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe kampioni aktual Vëllaznimi me tri fitore e tri humbje.

Në Grupin B, ndeshjet vendimtare zhvillohen në orën 19:30: Golden Eagle Ylli përballet me Vllazninë dhe GO+ Peja ndeshet me Apoloninë. Të dy takimet do të vendosin pozitat që çojnë në Final 4.

Final 4 e Ligës Unike do të zhvillohet javën e ardhshme në Shqipëri, ku do të vendoset kampioni i këtij edicioni.

Continue Reading

Lajmet

Nis zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, projekt mbi 5.7 milionë euro

Published

on

By

Nisja e punimeve për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë ka shënuar sot një hap të rëndësishëm për infrastrukturën sportive në Kosovë.

Ky projekt modern, i cili kap vlerën e mbi 5.7 milionë eurove, parashikon ndërtimin e një palestre të re me standarde ndërkombëtare, si dhe një objekti multifunkional që do të ofrojë akomodim, pishinë, sallë fitnesi dhe restorant për sportistët.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe krerët e Federatës së Xhudos, e cilësoi këtë investim si një përgjigje ndaj rezultateve të jashtëzakonshme që ky sport i ka sjellë vendit ndër vite.

Hapësirat e reja pritet të shërbejnë edhe për garat e sporteve luftarake gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, duke e kthyer Pejën në një qendër rajonale të xhudos.

Përveç rëndësisë infrastrukturore, ky projekt u vlerësua lart edhe nga trajneri Driton Kuka, i cili u kërkoi xhudistëve që këtë mbështetje serioze të shtetit ta shpërblejnë me punë e rezultate të reja në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht, në këtë qendër po stërviten edhe sportistë nga Ukraina, gjë që dëshmon ndikimin e saj përtej kufijve të Kosovës.

“Sot, këtu në Pejë, në lagjen e kampionëve të botës, nuk po vendosim vetëm gurthemel. Sot, po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës. Xhudoja është suksesi më i madh që kemi ndërtuar si shtet në sport,” deklaroi kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij.

 

Continue Reading

Sport

Senegalit i merret titulli i kampionit në tavolinë, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës

Published

on

By

Vendimi i fundit i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Senegali është zhveshur zyrtarisht nga titulli i kampionit të Afrikës, i cili i është dorëzuar Marokut.

Ndonëse Senegali e kishte fituar finalen e janarit me rezultat 1-0 në kohën shtesë, ky rezultat është anuluar dhe është regjistruar si fitore 3-0 në tavolinë për Marokun.

Shkak për këtë vendim drastik është bërë braktisja e fushës nga lojtarët senegalezë për rreth 20 minuta gjatë kohës së rregullt, në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun pas rishikimit me VAR.

Sipas rregulloreve të CAF-it (Nenet 82 dhe 84), çdo ekip që refuzon të vazhdojë lojën ose largohet nga fusha pa lejen e gjyqtarit konsiderohet se e ka humbur ndeshjen.

Federata e Futbollit të Senegalit e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pabazuar ligjshmërisht, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ndërkohë, lojtarët senegalezë kanë reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke postuar foto me trofeun dhe duke shprehur revoltën e tyre për humbjen e titullit jashtë vijave të fushës.

Deri më tani, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk ka nxjerrë ende një vendim përfundimtar, pasi procedurat e ankimimit zakonisht kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar. Megjithatë, Federata e Futbollit të Senegalit ka konfirmuar se ka dorëzuar zyrtarisht lëndën, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të CAF-it.

Në anën tjetër, Maroku ka filluar përgatitjet për ceremoninë e pranimit të trofeut, ndërsa opinioni sportiv në Afrikë mbetet i ndarë: disa e shohin këtë si zbatim strikt të rregulloreve kundër braktisjes së fushës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një goditje të rëndë për integritetin e futbollit të luajtur në fushë.

 

Continue Reading

Sport

Peja 03 dhe Bashkimi përballen për trofeun e Ligës Unike

Published

on

By

Finalja e Ligës Unike do të dhurojë një përballje tërësisht kosovare mes dy skuadrave të forta të basketbollit të femrave.

KBF Peja 03 do të përballet me KBF Bashkimin në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe me atmosferë të zjarrtë në tribunë.

Ndeshja finale zhvillohet më 18 mars 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”.

Të dyja ekipet synojnë trofeun, duke premtuar spektakël dhe rivalitet deri në fund.

Continue Reading

Të kërkuara