Kulturë

Rusia gjobit yllin veteran të rock-ut për kritikat rreth luftës në Ukrainë

Ai u gjobit me 50 mijë rubla (815 dollarë).

Published

on

Një gjykatë ruse e ka shpallur fajtor legjendën e rokut sovjetik dhe kritikun e Kremlinit, Yuri Shevchuk, për “diskreditimin” e ushtrisë ruse, pasi ai dënoi ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë. Ai u gjobit me 50 mijë rubla (815 dollarë).

Sipas njoftimit të Gjykatës, Shevchuk në një fjalim gjatë koncertit të tij bënte “thirrje publike për të parandaluar përdorimin e Forcave të Armatosura të Rusisë“.

Ylli i rock-ut nuk mori pjesë në seancë gjyqësore për shkak se ndodhej në karantinë, por pranoi një letër me shkrim.

“Unë, Yuri Shevchuk kam qenë gjithmonë kundër luftës, në çdo vend, në çdo kohë.. Mendoj se të gjitha problemet dhe vështirësitë e natyrës politike mes vendeve dhe njerëzve duhet të zgjidhen përmes diplomacisë”, thuhej në deklaratë.

Frontmeni i grupit të viteve 1980, DDT, për vite të tëra e ka kritikuar publikisht Putinin dhe kundërshtoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014./UBTNews/

Lajmet

Orkestra “Amadeus” përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë

Published

on

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar “Musica Orbis Festivals 2026”, i cili mbahet në Pragë të Çekisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e orkestrës, duke njoftuar se kjo paraqitje vjen pas një sërë sukseseve dhe vlerësimeve të marra në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Gjatë festivalit, Orkestra “Amadeus” do të marrë pjesë në koncertin e hapjes, koncertin gala, si dhe në garën ndërkombëtare të orkestrave, e cila konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të këtij aktiviteti.

Përveç performancave, anëtarët e orkestrës do të kenë mundësi të marrin pjesë edhe në masterklasa me dirigjentë dhe anëtarë të jurisë së festivalit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të shtunën, më 11 korrik 2026, në orën 19:30, në “National House of Vinohrady” në Pragë.

Sipas drejtuesve të orkestrës, pjesëmarrja në këtë festival është rezultat i muajve të tërë punë, disipline dhe përkushtimi të të rinjve që përmes muzikës do të prezantojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare.

Orkestra “Amadeus” ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Pragë dhe zonat përreth që t’i bashkohen koncerteve të tyre dhe të mbështesin këtë paraqitje të rëndësishme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Ramë Lahaj International Opera Festival” sjell Kosovën në qendër të skenës operistike

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me sekretarin e MKT-së, Bislim Bislimi, kanë zhvilluar takim me tenorin Ramë Lahaj, fotografin Fadil Berisha dhe ekipin organizues të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”.

Në takim është diskutuar për edicionin e gjashtë të festivalit, i cili tashmë ka nisur dhe gjatë muajit korrik do të sjellë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës një program të pasur artistik.

Festivali synon ta shndërrojë Kosovën në një pikë të rëndësishme të operës dhe kulturës, duke sjellë artistë dhe aktivitete që promovojnë skenën muzikore vendore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ministrja Bogujevci ka vlerësuar kontributin e Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj” në promovimin e kulturës së Kosovës dhe në forcimin e lidhjeve artistike me botën.

Ajo i ka uruar sukses Ramë Lahajt dhe gjithë ekipit organizues për edicionin e radhës të festivalit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Libri i javës: “The Alchemist”, romani që ka frymëzuar miliona lexues në mbarë botën

Published

on

Nëse jeni në kërkim të një libri që ndërthur aventurën, filozofinë dhe frymëzimin, “The Alchemist” nga Paulo Coelho është një nga veprat që nuk duhet t’i mungojë listës suaj të leximit.

I botuar për herë të parë në vitin 1988, romani rrëfen historinë e Santiagos, një bariu të ri nga Andaluzia, i cili niset në një udhëtim për të gjetur një thesar të fshehur pranë piramidave të Egjiptit. Gjatë rrugës, ai përballet me sfida, takon njerëz që ndryshojnë mënyrën e tij të të menduarit dhe kupton se thesari më i madh shpesh gjendet brenda vetes.

“The Alchemist” është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe ka shitur miliona kopje në mbarë botën, duke u bërë një nga romanet më të suksesshme dhe më të dashura të letërsisë bashkëkohore.

Mesazhi kryesor i librit është se secili duhet të ndjekë ëndrrat e tij, të mos dorëzohet përballë pengesave dhe të besojë se çdo udhëtim sjell mësime të vlefshme.

Me një stil të thjeshtë, por plot simbolikë dhe reflektime për jetën, “The Alchemist” mbetet një vepër që frymëzon lexues të të gjitha moshave dhe vazhdon të jetë një nga librat më të rekomanduar në botë.

Për këdo që dëshiron një lexim motivues dhe plot kuptim, “The Alchemist” është zgjedhja ideale për librin e kësaj jave./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Published

on

Punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë po vazhdojnë, ndërsa projekti synon të krijojë një hapësirë moderne në shërbim të komunitetit.

Objekti do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve artistike, edukative dhe shoqërore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore në këtë zonë.

Sipas autoriteteve, investimi synon të përmirësojë infrastrukturën kulturore dhe të krijojë kushte më të mira për promovimin e artit dhe kulturës.

Qëllimi mbetet që çdo komunitet të ketë hapësira dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe shoqërore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara