Lajmet

Rusia do të rrisë shpenzimet ushtarake me afro 70%

Projektbuxheti i ministrisë ruse të financave për vitin 2024 tregon një rritje prej 68%.

Published

on

Moska është e vendosur të rrisë shpenzimet e saj ushtarake, me Kremlinin që përmend atë që e përshkroi si një “luftë hibride” të vazhdueshme që qeveria pretendon se po zhvillohet kundër Rusisë.

Projektbuxheti i ministrisë ruse të financave për vitin 2024 tregon një rritje prej 68% në shpenzimet e mbrojtjes krahasuar me vitin 2023, me një ndarje të re deri në 10.77 trilion rubla për “mbrojtjen kombëtare”.

“Është e qartë se një rritje e tillë është absolutisht e nevojshme, sepse ne jetojmë në një gjendje lufte hibride, ne vazhdojmë operacionin special ushtarak”, u tha gazetarëve Dmitry Peskov. “E kam fjalën për luftën hibride që na është bërë. Dhe kjo kërkon kosto të larta”./UBTNews/

Vendi

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme të Kosovës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër persona janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa personat e tjerë të përfshirë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, janë shoqëruar në stacionin policor nënë e bijë pas mosmarrëveshjeve mes tyre; pas intervistimit, të dy gratë janë liruar në procedurë të rregullt. Po në kryeqytet, një grua ka raportuar se pas një fjalosjeje, kunati i saj e kishte shtyrë me dorë duke e larguar nga shtëpia. Burri i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë, pasi kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Në fshatin Belincë të Shtimes, policia ka arrestuar një burrë me probleme psikike, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, duke e dërguar atë në mbajtje.

Edhe në Klinë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Në Pejë, një nënë ka raportuar se në vazhdimësi ka probleme me djalin e saj. Burri i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në Rahovec, ku një burrë ka raportuar se po pëson dhunë psikike nga djali i tij edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

 

 

Continue Reading

lajme

Theret me thikë një i mitur në Lipjan pas një përleshjeje

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “vrasje në tentativë” është shënuar të hënën në Lipjan, pas një përleshjeje fizike mes disa personave të moshës së mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë këtij incidenti një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar të mitur, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

UBT organizon trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në lidership dhe ekselencë organizative

Published

on

By

Qendrat e Trajnimeve në kuadër të UBT-së kanë organizuar një trajnim të specializuar për stafin udhëheqës të KEDS-it, me fokus në zhvillimin e aftësive të lidershipit, menaxhimin efektiv të ekipeve dhe avancimin e kompetencave profesionale.

Trajnimi ka përfshirë një program të strukturuar me tema të rëndësishme për udhëheqjen bashkëkohore, duke filluar nga lidershipi dhe ekselenca organizative, kalimi nga roli i ekspertit në atë të liderit, përgjegjësia dhe vendimmarrja, deri te menaxhimi i prioriteteve, delegimi i detyrave dhe rritja e performancës së ekipeve.

Në kuadër të programit, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe inteligjencës emocionale në lidership, komunikimit efektiv, ndërtimit të besimit, menaxhimit të konflikteve dhe dinamikës së ekipeve.

Trajnimi është udhëhequr nga ekspertë të UBT-së: Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dr. Besnik Skenderi dhe Dr. Denis Çelçima, të cilët kanë ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre profesionale përmes ligjërimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike.

Pjesë e programit kanë qenë edhe simulimet e situatave reale të lidershipit, komunikimi me punonjësit, menaxhimi i performancës dhe hartimi i planeve individuale të veprimit për periudhën 30, 60 dhe 90 ditë.

Përmes këtij organizimi, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në ofrimin e programeve të specializuara të trajnimit për institucione dhe kompani, duke kontribuar në zhvillimin e liderëve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin privat.

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet një ushtar i FSK-së pas shpërthimit të municionit në Babaj të Bokës

Published

on

By

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjakovës, ushtari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarit është stabile dhe se pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm, raporton KOHA. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara