

Teknologji
Rusia dënon Google-n me gjobë marramendëse, numri ka 34 zero
Published
9 months agoon
By
UBT NewsNjë gjykatë në Rusi ka dënuar gjigantin Google, për kufizim të kanaleve të mediave shtetërore ruse në YouTube dhe shuma me të cilën është gjobitur kompania është më e lartë se e gjithë pasuria në botë.
Google-s i është thënë të paguajë 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë, dhe kjo shumë astronomike është e paarsyeshme, njëjtë si e papërballueshme për Google-n.
Vlera e Google-s raportohet të jetë 2 trilionë dollarë, ndërkaq pasuria e përgjithshme në botë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është 110 trilionë dollarë, gjoba ka arritur në nivel kaq të lartë pasi, sipas medias Tass, ajo dyfishohet çdo ditë që nuk paguhet.
BBC-ja deklaron se ka kërkuar të marrë një qëndrim zyrtar të kompanisë Google, por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet, gjoba ndaj Google-s lidhet me kufizimin e përmbajtjes së 17 kanaleve të mediave ruse në YouTube. Ky kufizim filloi në vitin 2020, dhe u përshkallëzua pas pushtimit të plotë të Ukrainës. /UBT News/
Teknologji
Apple do të përdorë çipa të prodhuar nga Samsung në Teksas
Published
3 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Apple njoftoi se Samsung Electronics do të furnizojë çipa për produktet e saj, përfshirë iPhonet, nga një fabrikë në Austin të Teksasit.
Këta çipa do të përmirësojnë performancën dhe efikasitetin energjetik të pajisjeve të Apple. Ky veprim vjen si pjesë e një investimi shtesë prej 100 miliardë dollarësh në SHBA, që e çon angazhimin total të Apple në 600 miliardë deri në katër vitet e ardhshme.
Ekspertët thonë se Samsung po zëvendëson Sony-n në furnizimin me sensorë imazhi për Apple, duke ndihmuar kompaninë të diversifikojë burimet.
Sony dominon tregun e sensorëve të imazhit të nivelit të lartë, por prodhon vetëm në Japoni. Apple synon të ulë varësinë nga një furnizues i vetëm dhe të lokalizojë më shumë prodhim në SHBA.
Teknologji
GM dhe Hyundai bashkëpunojnë për pesë modele të reja
Published
6 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
General Motors dhe Hyundai kanë zyrtarizuar partneritetin për zhvillimin e pesë automjeteve të reja, pas muajsh spekulimesh.
Bashkëpunimi do të fokusohet kryesisht në tregjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore. Prodhuesit kanë konfirmuar se modelet përfshijnë veturë kompakte, një crossover kompakt, një kamionçinë të vogël dhe një të madhësisë mesatare që do të zhvillohet nga GM.
Hyundai do të udhëheqë zhvillimin e pjesës tjetër të gamës, dhe të gjitha modelet do të kenë mundësinë të përdorin motorë me djegie të brendshme ose sisteme hibride. Furgoni komercial, që pritet të lansohet më 2028, do të ndërtohet në SHBA e do të jetë një version më i vogël i Chevrolet BrightDrop.
Përveç automjeteve, kompanitë do të bashkëpunojnë edhe për burime të përbashkëta në logjistikë, transport dhe materiale të papërpunuara.
Ky partneritet synon të sjellë më shumë opsione për konsumatorët me kosto më të ulët dhe “kohë më të shkurtër deri te lansimi”.
Teknologji
Punët e kujt po i vjedh inteligjenca artificiale?
Published
6 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Microsoft ka pushuar nga puna më shumë se 15,000 njerëz këtë vit, përfshirë 9,000 vetëm në korrik, një total prej shtatë përqind të fuqisë punëtore globale – pavarësisht rritjes tremujore të fitimit prej 25 përqind dhe një vlere tregu që ka tejkaluar 4 trilion dollarë.
Drejtori ekzekutiv Satya Nadella thotë se Microsoft po “po bën përparim të madh”, por vala paralele e pushimeve nga puna ngre pyetje rreth të ardhmes së punës në epokën e inteligjencës artificiale, raporton Financial Times.
Sipas analizës nga redaktorja e FT, Anjali Rawal, roli i inteligjencës artificiale në ristrukturimin e korporatave po bëhet i drejtpërdrejtë. Kompanitë nuk janë të kënaqura duke bërë më shumë me më pak njerëz, ato po përgatiten për një periudhë në të cilën shumë vende pune nuk do të jenë më të nevojshme.
Inteligjenca artificiale po bëhet më e përhapur dhe vendet e punës po zhduken. Ndërsa udhëheqësit e biznesit pretendojnë se IA po “ridizajnon” vendet e punës, shifrat thonë të kundërtën. Intel dhe BT, kanë njoftuar mijëra shkurtime nga puna që lidhen drejtpërdrejt me IA-në, raporton Financial Times.
Microsoft, megjithëse nuk e ka deklaruar këtë, po pushon nga puna mijëra njerëz, ndërsa shënon fitime rekord. Në të kaluarën, shkurtimet nga puna portretizoheshin si një e keqe e domosdoshme, por sot, drejtuesit po i paraqesin ato si një shenjë progresi, sipas një analize të FT.
Në industrinë e teknologjisë, të ardhurat për punonjës janë bërë pikë referimi prestigjioze. Përshpejtuesi amerikan i startup-eve Y Combinator, i cili ka prodhuar shërbime të njohura si Airbnb dhe Dropbox, promovon idenë se një kompani e suksesshme mund të ndërtohet vetëm me disa punonjës.
Mediat financiare raportojnë se startup-et krenohen me miliona të ardhura, edhe pse punësojnë një numër minimal ekipesh. Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, ka parashikuar se së shpejti shfaqet një kompani miliarda dollarëshe e drejtuar nga vetëm një person.
Për momentin tingëllon futuriste, modelet gjuhësore në shkallë të gjerë si ChatGPT, Gemini e Grok po e ndryshojnë tregun e punës, veçanërisht në punët në zyrë, shumë pozicione po eliminohen e siç e thonë kompanitë, “detyrat e atyre punonjësve nuk ekzistojnë më”.
Financial Times citon shembullin e një firme të madhe auditimi që përdori inteligjencën artificiale për të shkurtuar kohën e gjenerimit të raporteve me 75 përqind dhe për të liruar 3,600 orë punë analitike. Punësimi i programuesve është ngadalësuar gjithashtu ndjeshëm.
Punëtorët e rinj janë veçanërisht të prekur
Rawal paralajmëron se shtresa të tëra të pozicioneve të nivelit të ulët po zhduken, bashkë me to edhe rrugët tradicionale të karrierës. Pozicionet fillestare dhe stazhet janë të parat që preken, por gjithnjë e më shumë vende pune në menaxhmentin e mesëm po zhduken.
“Rritja e inteligjencës artificiale kufizon rimëkëmbjen e punësimit në disa role të nivelit të ulët në zyra”, tha për Financial Times Dirk Hahn, drejtor ekzekutiv i firmës ndërkombëtare të rekrutimit Hays.
Vlera e diplomave universitare vihet në pikëpyetje e rrugët e karrierës po bëhen më “të shtrembëruara” dhe jolineare.
Puna e pavarur dhe detyrat afatshkurtra po e fragmentojnë më tej tregun e punës. Inteligjenca artificiale vetëm sa po e përshpejton këtë, thotë analiza.
A është fuqi punëtore e reduktuar vërtet më elastike?
Më pak njerëz do të thotë kosto më të ulëta dhe ekzekutim më të shpejtë, kjo nënkupton më pak rezistencë ndaj goditjeve, nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit deri te humbja e talenteve. Raval citon shembullin e kompanisë Klarna, e cila pushoi nga puna mijëra punonjës, por teston rikthimin e njerëzve në shërbimin ndaj klientit sepse sistemet e inteligjencës artificiale nuk e kanë provuar veten në ndërveprimet me klientët në botën reale.
Sipërmarrësit e teknologjisë që promovojnë kompani me staf minimal nënvlerësojnë se sa shumë proceset e biznesit dhe kultura e korporatës bazohen në marrëdhëniet dhe ndërveprimet njerëzore. Inteligjenca artificiale mund të marrë përsipër detyrat rutinë, duhet të mësojmë përsëri të vlerësojmë atë që është njerëzore – nga kreativiteti dhe inteligjenca emocionale deri te gjykimi kompleks, thotë analiza e FT.
Por kjo është e mundur vetëm nëse investojmë tek ata që sjellin këto cilësi dhe trajnojmë një brez të ri punëtorësh – dhe tani shumë dyer po mbyllen para se të kenë mundësi të hapen, përfundon autori i Financial Times.
Teknologji
Tesla përgatit bonusin e miliardave për Elon Musk
Published
8 hours agoon
August 7, 2025By
UBT News
Tesla po përgatit bonus prej 30 miliardë dollarësh që Elon Musk të vazhdojë të qëndrojë në krye. Kompania u tha aksionerëve se komiteti special brenda bordit miratoi shpërndarjen e 96 milionë aksioneve ndaj sipërmarrësit, si pjesë e një kompensimi prej 50 miliardë dollarësh, të dakordësuar nga kompania që në 2018-ën, por më vonë i rrëzuar nga gjykata e Delaware si “i pabarabartë”.
Musk do të duhet të paguajë 23 dollarë për çdo aksion dhe si total janë 2,3 miliardë dollarë. Në këmbim, do të marrë paketë aksionesh që me çmimet e tregut vlen afërsisht 15 herë më shumë. Musk do të duhet ta shpenzojë brenda dy vjetësh, gjatë të cilëve do të mbajë rolin udhëheqës të Tesla.
Ai nuk mund t’i shesë aksionet për pesë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, bonusi nuk synon të shtojë pasurinë e njeriut më të pasur të botës, por që ai të forcojë lidhjen me Tesla, siç ka kërkuar duke kërcënuar se do të largohet nga kompania. Me 96 milionë aksione, Musk shkon nga 12,8% në 15% të aksioneve.
Dy nga anëtarët e komitetit që aprovuan bonusin, Robyn Denholm dhe Kathleen Wilson-Thompson, në një letër drejtuar aksionerëve shkruan:
“Mbajtja e Elon është e rëndësishme. Tesla është në një pikë kritike ndryshimi. Falë vizionit unik dhe drejtimit të Elon, Tesla po kalon nga roli udhëheqës në automjetet elektrike dhe energjinë e ripërtërishme në rritjen e kthimin në lider në Inteligjencën Artificiale, robotikë dhe shërbime të ndërlidhura.”
Për të përfunduar këtë shndërrim, përmbyll letra, “nevojitet një udhëheqës që kombinon largpamësinë strategjike, përshtatshmërinë dhe veprimin e palodhur për të tejkaluar konkurrencën dhe frymëzuar ekipin.”

Gjumi i dobët ju shkatërron shëndetin? Ja shenjat alarmante që nuk duhet t’i injoroni

Përmbyllet protesta kundër Gjykatës Speciale

Apple do të përdorë çipa të prodhuar nga Samsung në Teksas

Machine Gun Kelly habit fansat kur pranon se nuk ha ushqim kurrë: Unë thjesht pi shumë ujë

Barduani takon Sorensen, Orav e Barbano në selinë e KFOR-it

Lëngu i panxharit ul tensionin e gjakut tek të moshuarit, ja çfarë thotë studimi i ri

Frikë për rikthim të sëmundjes? Pamja e fundit e Kate trazon rrjetin

GM dhe Hyundai bashkëpunojnë për pesë modele të reja

Bullgaria dërgon një kontingjent ushtarak në KFOR
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit