Sport

Rummenigge në 360 gradë: Bayerni s’mund të jetë shoqatë shitjesh, Haaland …

Published

on

Ish-shefi ekzekutiv i Bayernit të Munihut, Karl-Heinz Rummenigge, në një intervistë të detajuar për një medie sportive spanjolle tregoi qëndrimin e tij në lidhje me zhvillimet aktuale në futboll, nga Superliga, Fair Play Financiar” deri te largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Futbolli është në rrugën e gabuar që nga viti 1995, më saktësisht që nga vendimi për Bosmanin. Në atë kohë, një vendim gjykate i lejoi lojtarët të largoheshin nga klubet pa pagesë pas përfundimit të kontratës. Kjo ka çuar në rritjen artificiale të shifrave në lidhje me pagat, komisionin për menaxherët dhe tarifat e transferimit. UEFA dhe FIFA do të duhet të rikanalizojnë një treg që po del gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit.”

Rummenigge iu referua tarifave të transferimit që ishin paguar në Angli dhe nga PSG këtë verë: “Shumat që janë shpenzuar në sesionin e fundit të merkatos, kur vazhdojnë të ndihen efektet e pandemisë, janë të vështira për t’u kuptuar.” Rummenigge e përshkroi si autogol faktin se Barça ishte e detyruar ta lejonte Messin të largohej për shkak të Fair Play-it Financiar:

“Nuk kishte alternative tjetër. Miku im i mirë, Joan Laporta, e di këtë. Nuk mund të imagjinohet Katalunja pa Barcelonën. Është e pamundur.” Projekti i famshëm i Superligës së Europës mbahet gjallë nga vetëm tri klube, Barça, Real Madrid dhe Juventus: “E kam të vështirë të imagjinoj një garë me vetëm tre anëtarë. Asnjë klub në Angli, Francë apo Gjermani nuk do të tundohet të luajë përsëri me zjarrin.” Rummenigge gjithashtu komentoi thashethemet e transferimit të Robert Lewandowski te Reali, transmeton TCH.

“Florentino Perez më njeh mirë dhe e di që një lojtar si Lewandowski nuk do të shitet”. Erling Haaland është përfolur si pasardhësi i Lewandowskit, por për ish-drejtuesit e lartë të Bayernit, blerja me shifrat që kërkohen të imponohen, është e paimagjinueshme.

“Klubet e mëdha janë rreshtuar për të bindur lojtarin dhe përfaqësuesin e tij. Do të shohim një ankand të vërtetë për të parë se kush paguan pagën më të lartë, sepse tarifa e transferimit tashmë është përcaktuar. Paga e ardhshme e Haalandin nuk mund të përballohet nga asnjë klub i Bundesligës, as nga Bayerni. E njoh Watzken dhe e di se ai është një person që mban fjalën e tij. Ai tha se nuk do ta shisnin dhe nuk e bënë”.

Situata është e ngjashme me atë të Franck Ribery në vitin 2008. Reali ofroi 75 milionë euro për francezin: “Do të kishte thyer të gjitha rekordet në atë kohë. Donim t’i tregonim botës se Bayerni nuk është një shoqatë shitjesh. Kontratat nënshkruhen për t’i përmbushur ato”.

Continue Reading

Sport

Messi nominohet për Topin e Artë 2026

Published

on

By

Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë 2026”, pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.

Kapiteni i Argjentinës regjistroi 45 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje gjatë sezonit 2025/26, duke e ndihmuar Inter Miamin të fitojë për herë të parë MLS Cup.

Statistikat e tij mbresëlënëse dhe ndikimi i vazhdueshëm në sukseset e klubit i kanë siguruar Messit edhe një herë një vend në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz.

Messi, i cili e ka fituar “Topin e Artë” tetë herë, mbetet një prej futbollistëve më të dekoruar në historinë e futbollit. Ai e ka fituar këtë çmim në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Në moshën 39-vjeçare, argjentinasi vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror dhe tash synon të shtojë edhe një tjetër trofe individual në koleksionin e tij.

Nëse do ta fitonte sërish, Messi do ta ngrinte në nëntë numrin e “Topave të Artë” në karrierën e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Ylber Ramadani ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

By

Mesfushori Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Ftesën e përzgjedhësit Rolando Maran e ka bërë të ditur të martën klubi i Ramadanit, Çorum.

“Lojtari ynë Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka njoftuar klubi turk.

Shqipëria garon në Grupin 1 të Ligës C. Kuqezinjtë më 26 shtator presin Bjellorusinë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë për t’u përballur me San Marinon.

Në këtë grup bën pjesë edhe Finlanda.

Ramadani, 30-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 50 paraqitje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Published

on

By

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Continue Reading

Sport

Gjilani – Ballkani, derbi i xhiros së pestë

Published

on

By

Me përballjet Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi nis xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës në futboll.

Të dyja ndeshjet zhvillohen të martën, me fillim nga ora 16:00.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet në Gjilan, ku të mërkurën skuadra e Gjilanit pret Ballkanin në stadiumin me bari sintetik.

Po të mërkurën, Drita do të udhëtojë në Drenas, ku përballet me Feronikelin ’74.

Xhiroja e pestë mbyllet me duelin ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara