Lajmet

Rukiqi kërkon të ulet TVSh-ja për disa produkte pa u dëmtuar prodhuesit vendës

Shkaku i ngritjeve në tregjet botërore ka shtuar rrezikun edhe sa i përket çmimit të energjisë elektrike.

Published

on

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kjo vjen për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë në tregjet botërore, e që tregu në Kosovë e ka të pamundur që të mos ndikohet. Por ai po kërkon se për të evituar çdo krizë të mundshme duhet të shikohen mundësitë që të përkrahen konsumatorët duke ulur TVSh në disa artikuj, por pa dëmtuar prodhuesit vendës të cilët sapo kanë arritur konkurrueshmërinë n tregjet e huaja.

“Ne po ballafaqohemi këtë vit me një rritje të çmimeve në tregjet botërore. Ka disa arsye se pse janë rritur çmimet po para së gjithash kemi rritje të çmimeve të artikujve siç janë mallrat strategjike, pastaj produktet ushqimore dhe kjo ka ndikuar që edhe çmimet e produkteve finale të jenë më të larta sesa që kanë qenë sidomos në pjesën para pandemisë. Ne kemi kapacitet të kufizuar për të ndikuar në këto çmime kështu që pjesa më e madhe e ndikimeve vijnë nga tregjet ndërkombëtare pra kemi një rritje të çmimit të lëndës së parë e cila përdoret në prodhim dhe normalisht që ndikon në koston e asaj se çka ne e blejmë qofshin ato prodhime vendore apo ato që importohen kanë një kosto më lë lartë. Ka një kosto të rritjes së transportit në nivel global dhe të kostos së energjisë. Duhet të mendohet se a ka zgjidhje që e lehtëson barrën e konsumatorit. Dhe të shikohen mundësitë që të përdoren instrumente fiskale që të përkrahen sidomos konsumatorët duke ulur TVSh në disa artikuj, por të shikohen mundësitë që të mos ndikohet edhe prodhuesi i cili sapo ka arritur konkurrueshmërinë në tregje të ndryshme”, tha Rukiqi.

Sipas tij, shkaku i ngritjeve në tregjet botërore ka shtuar rrezikun edhe sa i përket çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, duke shtuar se nëse kriza zgjat mund të ketë probleme edhe në aspektin financiar ku shumë kompani nuk do ta kenë të lehtë përballimin e kësaj gjendje.

“Rrezik nga çmimet e energjisë elektrike ka pasi që ka ngritje të dukshme në tregjet globale. Nuk mund të presim ndonjë problem gjatë dimrit as në aspekt të furnizimit apo të kostos. Por nëse kriza zgjat shumë atëherë do të ketë nevojë edhe për me ndërhy në çmim por mund të ketë probleme edhe të aspektit financiar për shumë kompani që nuk do ta kenë të lehtë përballimin të çfarëdo rritje të çmimeve”, deklaroi ai.

Shtatori i vitit 2021 me shtatorin e vitit 2020, në këtë periudhë kohore norma e indeksit të çmimeve të konsumit është 4.9% në këtë periudhë kohore. Ngritjet më të larta janë vërejtur te vajrat dhe yndyrat dhe kanë pasur ngritje 28.2%.

Lajmet

Policia sqaron ndalimin e hyrje-daljeve në parkingjet e Kuvendit dhe Presidencës

Published

on

Policia e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i hyrje-daljeve dhe parkimit të automjeteve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, më 8 shtator, është bërë me kërkesë zyrtare të Drejtorisë së Shërbimeve Teknike të Kuvendit.

Sipas Policisë, kërkesa ka paraparë që, përveç veturave zyrtare të Kuvendit dhe Zyrës së Presidentes, të mos lejohej hyrja, dalja dhe parkimi i automjeteve në këto hapësira.

Ndalimi është bërë për shkak të pastrimit të oborrit dhe parkingjeve me mekanizëm adekuat. Policia ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të rikthehen procedurat e rregullta për hyrje-daljet dhe parkimin e personave të autorizuar.

PK-ja ka theksuar se veprimet e saj i ndërmerr në përputhje me autorizimet ligjore dhe kushtetuese, përfshirë edhe zbatimin e kërkesave zyrtare të institucioneve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të arrestuar për tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë në vlerë 1.5 milionë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e pesë personave, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në një rast që lidhet me tjetërsimin e një prone në Fushë Kosovë, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh.

Arrestimet janë realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet hetimore të zhvilluara deri më tani dyshohet se personat e përfshirë, duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, kanë pajisur në mënyrë të kundërligjshme personin me inicialet M.S. me fletë poseduese për një pronë prej dy hektarësh në Fushë Kosovë.

Më pas, dyshohet se M.S., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar që pronën ta tjetërsojë përmes shitblerjes te personat me inicialet M.Z. dhe M.Z.

Prokuroria dyshon se gjatë këtij procesi janë përdorur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa vlera e pronës kap shumën prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Pesë të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara