Aktualitet

Rukiqi: Do të subvencionohet 50 për qind e pagës së punëtorëve dhe gjysma e qirasë për bizneset e prekura nga masat e reja antiCOVID

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka zhvilluar një takim me ministrin Hekuran Murati, ku u dakorduan që të ndihmohen disa nga sektorët e prekur direkt nga masat e fundit.

Rukiqi njoftoi se duhet të subvencionohen 50% e pagave të punëtorëve për muajin prill, 50% e shpenzimeve të qirasë për muajin prill, si dhe këto mjete duhet të ndahen në fund të muajit prill ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do te ndermerren veprime shtese per perkrahje te sektoreve me specifika te veçanta, perfshire sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do te zhvillohen me keta sektore”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Sapo perfunduam nje takim shume permbajtesor me Ministrin Hekuran Murati U dakorduam, qe per sektoret e ndikuar direkt…

Posted by Berat Rukiqi on Thursday, April 8, 2021

Aktualitet

Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë

Published

on

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics. Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike.

Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan se çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes vijnë në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.

Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe në rajonin baltik.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Adazi” të Letonisë.

Të dy Presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi, brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së.

Po ashtu, ata kanë rikonfirmuar qëndrimin e njëjtë për të dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dukë shprehur angazhimin e palëkundur në mbështetjen e plotë për Ukrainën për ti dhënë fund luftës.

Presidentët Begaj dhe Rinkevics, pas takimit me delegacionet përkatëse mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos e shpërbëjë Beogradin.

Para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagë të Danimarkës, Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

“Serbia i trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për Rusinë e Madhe dhe Botën Ruse, Serbia për ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Botën Serbe’ dhe përdorin të njëjtat metoda. Për ne të dyja paraqesin kërcënim”, tha Osmani.

Osmani tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk ka vakum të ndikimit.

“Nëse nuk ka ndikim perëndimor, sipas saj, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ që është Rusia, Kina dhe Irani gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeq strategjikë. Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”, shtoi ajo.

Osmani tha se disa ditë më parë Kosova shënoi dyvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Kosova e konsideron këtë sulm terrorist dhe akuzon shtetin e Serbisë për organizimin e tij.

“BE-ja vazhdon të kërkojë llogaridhënie. Ka pasur zero llogaridhënie dhe është koha që ata t’i shndërrojnë fjalët në veprime”, theksoi Osmani.

Këtë vit, Danimarka është mikpritëse e samitit të shtatë të Komunitetit Politik Evropian. Samiti mbledh 45 udhëheqës, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./S.K/EO/

 

Continue Reading

Aktualitet

Ulutash rikthehet nga sot në krye të KFOR-it

Published

on

Këtë të premte do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në shtabin e KFOR-it me fillim nga ora 11:00.

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.

Ndryshe, Ulutash rikthehet sërish në krye të KFOR-it, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale janë 1-4°C kurse temperaturat maksimale lëvizin 5-9 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 1-4°C. Temperaturat maksimale: 5-9°C. Era e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara