Lajmet

Rrustemi: Përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal, BQK-ja po e zbaton Kushtetutën

Ai thotë se përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal.

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se Banka Qendrore e Kosovës është duke e zbatuar Kushtetutën për sa i përket Rregullores së re mbi dinarin serb.

E sa i përket kundërshtive të faktorit ndërkombëtar, Rrustemi e ndërlidh edhe me tabelat serbe, me ç’rast thotë se tashmë shumica e qytetarëve serb i kanë konvertuar ato. Qarkullimin e dinarit deri tani, Rrustemi e konsideron se ka qenë veprim ilegal.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 11 e përcakton që në territorin e Kosovës mund të përdoret dhe duhet të përdoret vetëm një valutë zyrtare. BQK po përmbush dhe po zbaton këto dispozita, në anën tjetër ky vendim është një interes të sundimit të ligjit të gjithë qytetarëve pa dallim, kuptohet nëse eventualisht ka nevojë për informim me të gjatë dhe sqarime shtesë për ndonjë kategori të caktuar duhet ta bëjmë me profesionalizëm e përgjithësi dhe për një gjë jam i bindur që në fund të fundit pavarësisht le të themi dallimeve që mund të ekzistojnë për kohën e zbatimit të këtij vendimi, nuk ka alternativ zbatimi i BQK dhe vendimi për përdorimin vetëm të euros si valutë zyrtare në Kosovë”, thotë Rrustemi, duke ndërlidhur këtë rregullore me vendimin e Qeverisë për t’i mos lejuar qarkullimin e targave ilegale në Kosovë.

Ai thotë se përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal.

“… edhe vendimi për targat e makinave kishin ngjallur debate e kishte kërkesa të tilla për të shtyrë zbatimin por që në fund të fundit erdhëm në pikën kur të gjitha makinat sidomos të komunitetit serb në veri të Kosovës i konvertuan tabelat në RKS pa asnjë vështirësi, pa asnjë problem. Mandej me lehtësi  të ofruara nga shteti dhe sot nuk i kemi asnjë telashe në qarkullimin e tyre, domethënë nuk kemi pse të ngjallemi dilema për diçka që nuk ka alternativ tjetër. Përdorimi i euros është bërë veprim kushtetues dhe ligjor dhe përdorimi i deritashëm i dinarit ka qenë veprim ilegal”, u shpreh Rrustemi.

lajme

UBT hap regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin më të madh akademik të dijes në Evropë

Published

on

By

UBT ka hapur zyrtarisht regjistrimet për Global UBT Fest 2026, festivalin ndërkombëtar që konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha akademike dhe shkencore në Evropë.

I planifikuar të mbahet gjatë muajit korrik, festivali do të mbledhë studentë, profesorë, hulumtues dhe profesionistë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar një platformë të gjerë për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim profesional.

Në kuadër të Global UBT Fest 2026 do të organizohen mbi 40 shkolla verore ndërkombëtare, konferenca shkencore, forume, samite, gara profesionale, si dhe aktivitete kulturore e artistike.

Ky festivali synon të krijojë një hapësirë unike për mësim, inovacion dhe rrjetëzim profesional, duke bashkuar ekspertë dhe pjesëmarrës nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale.

Global UBT Fest tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në rajon, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve nga e gjithë bota.

Regjistrimet për pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë të interesuarit.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Demokrat Nuha përfaqëson UBT-në në “3rd Net4Brain Annual Meeting” në Stamboll

Published

on

By

Profesori Demokrat Nuha nga UBT mori pjesë në “3rd Net4Brain Annual Meeting”, i mbajtur në Stamboll, Turqi, nga 1 deri më 3 qershor 2026, në kuadër të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare të rrjetit Net4Brain.

Gjatë këtij takimi shkencor, ai prezantoi punimin me titull: “Design and Biological Evaluation of Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Substituted Azole Derivatives with Enzyme Modulation Activity Against Neurodegeneration-Related Targets”.

Punimi trajton dizajnimin dhe vlerësimin biologjik të derivateve azole të substituuara me grupe klorofenile dhe klorofenoksi, duke analizuar potencialin e tyre për modulimin e enzimave që lidhen me sëmundjet neurodegjenerative.

Pjesëmarrja e Prof. Nuhës në këtë ngjarje ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e rezultateve kërkimore të UBT-së, shkëmbimin e njohurive me studiues nga vende të ndryshme dhe zgjerimin e bashkëpunimeve shkencore në fushat e neuroshkencës, kimisë mjekësore dhe zhvillimit të molekulave të reja bioaktive.

Përmes angazhimit aktiv të stafit akademik dhe hulumtues, UBT vazhdon të forcojë praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Continue Reading

Vendi

PE miraton raportin për Kosovën, Terras: Shpresoj që vendi të dalë nga bllokada institucionale

Published

on

By

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën, ndërsa raportuesi për Kosovën në këtë institucion, Riho Terras, ka shprehur shpresën që vendi të tejkalojë sa më shpejt bllokadën institucionale dhe të vazhdojë rrugën e reformave dhe integrimit evropian.

Terras vlerësoi progresin e Kosovës në fusha si reformat zgjedhore, qëndrueshmëria ekonomike dhe mbrojtja e të drejtave themelore, por theksoi se mbeten sfida në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe efikasitetin e administratës publike.

Raporti rithekson mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të lehtësohet avancimi i saj në procesin integrues.

Po ashtu, në dokument theksohet rëndësia e vazhdimit të reformave dhe e angazhimit konstruktiv në dialogun me Serbinë, si pjesë e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Terras shprehu shpresën që institucionet e Kosovës të tejkalojnë ngërçin politik dhe të fokusohen në prioritetet që lidhen me zhvillimin e vendit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, dy ditë para mbajtjes së Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Costan për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja mbetet donatori dhe partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti vuri në pah progresin e Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe zhvillimin demokratik, si dhe rritjen ekonomike që, sipas tij, është ndër më të shpejtat në rajon.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave që burojnë nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet evropiane, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Kurti theksoi se Kosova është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, duke rikujtuar se vendi ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe u është bashkuar të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara