Lajmet

​Rrustemi: Nëse opozita ka pajtueshmëri, LVV është e gatshme për caktimin e datës së zgjedhjeve

Published

on

Këtë javë por as të ardhshmen nuk do të ketë seanca plenare, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Sipas tij, në sallën plenare do të ketë punime për përmirësim të teknikës para seancës solemne për 25 vjetorin e çlirimit të vendit. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai tha se janë të gatshëm që të diskutojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve, nëse opozita ka pajtueshmëri.

Ai para mediave theksoi se nuk ka pasur vendim tjetër në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit.

“Salla plenare është në ndërhyrje për të përmirësuar teknikën, javën e ardhshme dhe këtë javë nuk pritet që të ketë seancë. Dhe natyrisht planifikohet që para 12 qershorit kur pritet një seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të jetë gati. Nuk kishte një vendim tjetër”, deklaroi Rrustemi.

Rrustemi shtoi se nuk ka pasur kërkesë për tu renditur si pikë e rendit të ditës shpërndarja e Kuvendit.

“Nuk ka pasur asgjë konkrete dhe zyrtare, nuk ka pasur një kërkesë për tu renditur si pikë në një seancë shpërndarja e kuvendit, por e përsëris nëse opozita, komplet spektri politik, dakordohen për mënyrën e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme. Në të kundërtën, vazhdon puna për të përfunduar mandatin e plot dhe natyrisht në përmbushje e programit politik dhe qeverisës në raport me zotimet e dhëna në zgjedhjet e fundit”, shtoi ai.

Nëse opozita ka pajtueshmëri, Rrustemi shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është po ashtu e gatshme për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Qëndrimi i LVV-së është i qartë, është bërë i qartë gjatë gjithë kohës. Ne jemi dakord nëse ka një pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe të mazhorancës për një datë të caktuar për zgjedhje të parakohshme, respektivisht për shpërndarjen e Kuvendit, jemi të gatshëm që ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit. Por kjo kërkon përfshirjen dhe shpërndarjen të komplet opozitës, të themi komplet spektrit politik. Sepse data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që përfshin të gjitha partitë politike. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshëm që të diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit”, theksoi ai.

Pas mbledhjes së kryesisë, deputeti i LVV-së u pyet edhe për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Pa dyshim që pritshmëritë janë ato që ndërlidhen me avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ne presim që siç e meriton Kosova në kuptimin e pozicionimit të saj si shtet por edhe në kuptimin e përmbushjes së standardeve të avancojë me statusin e anëtarit të rregullt në Asamblenë e Përgjithshme. Dhe besoj dhe presim një vendim të drejtë dhe le të themi të pa ndikuar nga diskursi i përgjithshëm politik dhe publik”, përfundoi Rrustemi.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara