Nevoja e tregut për punëtorë të kualifikuar e të aftësuar për specializime të ndryshme është më e madhe se asnjëherë më parë.
Një student i diplomuar sot në UBT është nesër një i punësuar i sigurt në tregun e punës në Kosovë.
Këtë e dëshmojnë punësimet e fundit të studentëve të infermierisë në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në Institutin e Shëndetit Publik (Prizren) apo edhe në projektet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në kohën kur Kosova po përballej me pandeminë Covid 19, kuadrot e përgatitura teorikisht nga mësimdhënësit eminent të UBT-së të Fakultetit të Shkencave Mjekësore e të aftësuar përmes punës praktike në Poliklinikën moderne të UBT-së, iu gjenden spitaleve e institucioneve të shëndetit në përballjen e tyre të sukseshme me këtë pandemi.
Tashmë ka një vit që ish-studentja e Fakultetit të Inermierisë, Mirela Mustafa, është punësuar në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, ku për 11 muaj ka pasur kontratë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) lidhur me një projekt që ka të bëjë me procesimin e të dhënave. Momentalisht Mirela ka kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, e gjithashtu pritet që së shpejti të nënshkruajë një tjetër kontratë njëvjeçare për një tjetër projekt po me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Studentët që sot janë të punësuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prizren dhe ata që janë në krye të detyrës në vaksinimin e popullatës kundër Covid 19 janë: Fatjeta Shasivari, Fellaza Emini, Besarta Hasani, Hazbije Hasani, Resmi Berisha e Herolind Fanaj.
Fatjeta Shasivari duke punuarFëllënza Emini e Besarta Hasani gjatë orarit të punësHazbije Hasani, e punësuar pas studimeve në UBTResmi Berisha duke vaksinuar një qytetare të PrizrenitHerolind Fanaj duke kryer me përkushtim punën e tij
UBT si institucion arsimor sot kujdeset që krahas studimeve, studentët t’i aftësojë edhe përmes punës praktike në laboratorët dhe në Poliklinikën e këtij institucioni, në mënyrë që ata kur të marrin diplomën të jenë të aftësuar për punë. /UBTnews
Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.
Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.
Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.
Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.
I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.
Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.
Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.
Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.