Lajmet

Rruga e Kosovës drejt BE-së, sipas Qeverisë

Published

on

Në mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Europian të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që standardet që BE-ja kërkon nga Kosova të jenë pjesë e agjendës shtetërore dhe që të punohet pa dështime dhe vonesa në arritjen e këtyre objektivave.

Koordinimi i këtij procesi është i vendosur në përgjegjësinë e zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi, njofton Klan Kosova.

Prandaj, në këtë mbledhje ai ka shpalosur prioritetet që i kanë vendosur në arritjen e qëllimeve.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit tregon hapat që duhet ndërmarrë ana kosovare drejt përpjekjeve të saj për të forcuar ekonominë, drejt përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, forcimin e rendit demokratik, sundimin e ligjit. Këto obligime duhet të konkretizohen në agjenda të reformave. Tri shtyllat në të cilat bazohet agjenda e reformave europiane janë të njëjta që ka pasë Qeveria Kurti 2 dhe të pasqyruara në programin qeverisës.

Shkurtimisht, Bislimi ka renditur planin e tij të punës:

Shtylla e parë është për sundimin e ligjit apo qeverisjen e lirë dhe brenda kësaj shtylle janë katër prioritete: 1. Luftimi i krimit dhe korrupsionit; 2. Reforma e administratës publike; 3. Mbrojtja e lirive themelore të qytetarëve; 4. Avancimi i demokratizimit dhe reformat e nevojshme në procesin zgjedhor.

Shtylla e dytë është ekonomia dhe punësimi. Brenda saj janë gjashtë prioritete: 1. Forcimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; 2. Rritja e ekonomistë jetë në harmoni me detyrimet tona në rritjen e efiçiencës të energjisë; 3. Mbrojtja e ambientit; 4. Sektori publik në mundësimin për ambient konkurrues që buxheti i shtetit të jetë mbështetës dhe jo pengesë në rritjen e kapacitetit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme; 5. Forcimi i mekanizmave që garantojnë implementimin e një konkurrence të drejtë në ekonomi; 6. Luftimi i informalitetit, rritja e kontingjentit të fuqisë punëtore që operon brenda sistemit formal të ekonomisë.

Shtylla e tretë është ringjallja ekonomike nga pandemia COVID-19. Kjo shtyllë brenda ka pesë prioritete: 1. Rimëkëmbja ekonomike dhe sociale nga COVID-19; 2. Rritja e punësimit; 3. Përmirësimi i shëndetit të qytetarëve dhe siguria në punë; 4. Mospërputhja mes nevojave të tregut dhe shkathtësive që prodhon sistemi ynë edukativ; 5. Avancimi i shërbimeve shëndetësore.

“Këto janë 15 prioritetet që listohen brenda tri shtyllave që pastaj përkthehen në pothuajse 200 veprime konkrete dhe për secilin prej këtyre veprimeve ka afate kohore për përmbushjen e tyre”.

Continue Reading

Botë

Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama

Published

on

Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama. Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit.

Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.

Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.

UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.

Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.

Continue Reading

Lajmet

Basha në shënimin e 102-vjetorit të Republikës së Turqisë: Ka qëndruar krah nesh me mbështetje institucionale

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë dhe mbajti fjalë përshëndetëse në ceremoninë e mbrëmshme solemne të shënimit të 102-vjetorit të Republikës së Turqisë, të organizuar nga Ambasada turke në Prishtinë.

Duke përcjell urimet më të sinqerta për popullin dhe shtetin turk kryetari Basha theksoi miqësinë e thellë mes dy popujve tanë, e cila shtrihet përtej kohës dhe lidhet ngushtë me historinë tonë.

Në komunikatën për media Basha citohet të ketë thënë se shqiptarët përgjatë shekujve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e Turqisë.

“Që nga ditët më të vështira të luftës, periudhës së rindërtimit e deri në forcimin e kapaciteteve shtetërore, Republika e Turqisë ka qëndruar krah nesh me mbështetje institucionale, ekonomike e humanitare. Sot, marrëdhëniet tona po ndërtohen mbi arritje konkrete, projekte zhvillimore dhe partneritet të fuqishëm politik e institucional”, deklaroi kryetari i Kuvendit, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Gjeneralin Ulutash dhe 730 ushtarët e kontingjentit turk që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, forca këto që, siç tha kryetari Basha, vazhdojnë të jenë të pranishme për shkak të politikave hegjemoniste të shtetit serb, i cili nuk e pranon realitetin tonë dhe vazhdon të ketë pretendime territoriale mbi ne.

“Republika e Kosovës e vlerëson Turqinë si partner strategjik me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta për zhvillim, stabilitet rajonal dhe prosperitet për popujt tanë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, urojmë popullin turk për 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, me dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm të forcohen edhe më shumë në shërbim të paqes, mirëqenies dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, tha në fjalën e tij kryetari Dimal Basha./EO

Continue Reading

Lajmet

Rasti 400 kg kokainë, i akuzuari Kadri Sheqiri do ta jap mbrojtjen një ditë tjetër

Published

on

By

Në Departamentin Special ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, ku të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi.

Gjatë ditës së sotme ishte paraparë që mbrojtjen e tij i akuzuari Kadri Sheqiri, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij ai kërkoi qe të jap mbrojtjen e tij ndonjë datë tjetër.

Ndërsa, tani mbrojtjen e tij po e jep Kadri Brahimi.

Javën e kaluar mbrojtjen e tij e ma dhënë i akuzuar, Izet Shaqiri i cili është pronar i kompanisë “MC FOOD”.

Kujtojmë që për këtë rast ishte i akuzuar edhe Hysni Sheqiri i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penela. Ndërsa, i akuzuari tjetër ishte edhe Naim Morina i cili pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësisë është dënuar me 6 muaj burgim efektive për pengim të procedurës penale./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja i fton nesër në takim liderët e partive politike

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike parlamentare, me qëllim diskutimin e çështjes së formimit të Qeverisë së re.

Takimi, pritet të mbahet nesër dhe do të shërbejë për konsultime pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në vend.

Më tutje dhe këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani e ka konfirmuar se liderët e partive politike janë ftuar në takim nga ora 12:00.

Continue Reading

Të kërkuara