Lajmet

Rrjedhjet e dokumenteve ‘përzierje mes informacionit të vërtetë dhe të rremë’, thotë Ukraina

Reznikov tha se çdo informacion që ishte i vërtetë në dosje nuk është më i rëndësishëm.

Published

on

Një sasi e dokumenteve të klasifikuara ushtarake amerikane që dyshohet se janë zbuluar dhe postuar në internet përmbajnë një përzierje të informacionit të vërtetë dhe të rremë, ka thënë ministri ukrainas i mbrojtjes.

Duke folur në Madrid, Oleksii Reznikov tha gjithashtu se çdo informacion që ishte i vërtetë në dosje nuk është më i rëndësishëm.

Ministri tha se ai besonte se rrjedhjet e dukshme ishin një operacion informacioni nga i cili synonte të përfitonte Rusia dhe aleatët e saj.

Reznikov është në kryeqytetin spanjoll për një samit me homologen e tij, Margarita Robles./UBTNews/

Lajmet

​IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytetarët për zyrtarët policorë, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas këtij institucioni, ankesat vinë kryesisht si rezultat i “keqkomunikimit në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve e që në disa raste përfundon me përdorim të forcës”. Nga këto raste, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë.

Gjatë këtij viti, IKP-ja ka pranuar rreth 1.900 ankesa për punën e policëve, thotë për KosovaPress, kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj.

Edhe këtë vit kemi pasur një rritje të numrit të ankesave të qytetarëve që adresojnë ndaj punës së Policisë, i kemi diku mbi 20%, rreth 21% ankesa më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Deri më tani, prej janarit kemi pranuar rreth 1.900 ankesa, dhe jemi në trendin që ndoshta deri në fund të vitit do të kalojë numrin 2 mijë të ankesave të qytetarëve ndaj Policisë për çështje dhe aspekte të ndryshme që ata mendojnë që të drejtat e tyre janë shkelur apo cenuar nga zyrtarët policor”, thotë ai.

Gjatë vitit 2024, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 85 zyrtarëve policorë, ndërkaq 21 të tjerë janë arrestuar.

Hodaj thotë se gjatë kësaj periudhe, kanë ngritur edhe 83 kallëzime penale.

Një prej ankesave më të shpeshta, pikërisht kjo që ka tejkalim të përdorimit të forcës, ka komunikim jo të duhur në mes të policëve dhe qytetarëve. Pastaj, ka ankesa për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ankesa që lidhen me marrjen e ryshfetit dhe raste tjera të natyrave të ndryshme duke përfshirë aksidente ku përfshihen zyrtarët policorë, mënyrën e trajtimit të rasteve, vonesat e trajtimit të rasteve. Ne kemi rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë në raste të ndryshme të cilat ne kemi zhvilluar hetime penale, janë arrestuar 21 zyrtarë policor dhe disa qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkëta të dyshuarve me zyrtarët policorë. Kemi ngritur 83 kallëzime penale, dhjetëra raporte të veçanta dhe raporte informuese i kemi dorëzuar në prokuroritë kompetente”, thekson kryeshefi i IPK-së.

Regjioni i Prishtinës mbetet parashtruesi më i madh i ankesave, sipas Hodajt.

Për uljen e rasteve të incidenteve, Hodaj thotë se duhet të rriten kriteret në trajnimet bazike dhe pastaj të ketë ricertifikimit për çdo vit.

Ne konsiderojmë që është një pjesë e rëndësishme të fuqizohen, të rriten kriteret qysh prej trajnimit bazik dhe pastaj ricertifikimet duhet të bëhen çdo vit që të kujdesemi që zyrtarët policor autorizimet e tyre i zbatojnë konform rregullave dhe procedurave që janë të autorizuar dhe gjithçka që është e rëndësishme, është mënyra e komunikimit të qytetarëve duhet t’i jepet rëndësi dhe Policia duhet ta fuqizojë këtë pjesë në kurrikulat e trajnimit, për shkak se shumë prej incidenteve që ndodhin, shumë prej ankesave që vinë tek ne, vinë si rezultat i një keqkomunikimi në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, dhe pastaj përfundon qoftë në akuza për pengim në detyrën e Policisë, qoftë në përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfundojnë me akuza dhe kundër akuza. Dhe kjo në të shumtën e rasteve fillon për shkak të një komunikimi jo të duhur dhe besojmë që Policia duhet t’i jap rëndësi shumë kësaj pjese në trajnimet bazike, në rekrutët që pranojnë për fillim për punën në Polici, por pastaj edhe në trajnimet e avancuara dhe të vazhdueshme”, thekson Hodaj.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës tha se për Policinë kanë rekomanduar rritje të kapaciteteve në mënyrë “që të zvogëlohet koha e reagimit nga momenti i njoftimit për ndonjë rast”.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare, Kosova 1 milion e 602 mijë e 515 banorë

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).

Sipas ASK-së, në bazë të rezultatave të para përfundimtare, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë.

Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1, 586,659 banorë.

Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj 2024.

Continue Reading

Lajmet

​Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Rezultatet thelbësore për planifikim në gjithë sektorët

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do t’i publikojë rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për vendin, pasi siç tha ai të dhënat e sotme të regjistrimit të popullsisë janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit në gjithë sektorët.

Ndërsa ka nënvizuar se ky regjistrim forcon pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.

Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën pasi do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare e banesave në Kosovë. Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përben një komponent shtesë pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë. Regjistrimi është më shumë se mbledhje e statistikave, është pasqyrë e atyre ku jemi sa jemi dhe si mund të ecim përpara. Janë thelbësore për gjitha aspektet e planifikimit. Përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve. Ky regjistrim forcon pozitën tonë në ardhmen ndërkombëtare, shënon një përparim të madh për Kosovën“, tha Kurti.

Ai po ashtu ka ftuar të gjithë që të shfrytëzojnë këto të dhëna për një Kosovë të drejtë e të zhvilluar.

Ky projekt u vlerësua edhe nga ekspert ndërkombëtar. Eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, është shprehur i impresionuar nga aftësitë e stafit të ASK-së.

U impresionuam nga aftësitë e stafit të ASK-së. Veçanërisht lidhur me mënyrën se si u përdor teknologjia në formë tabletësh në përdorimin e sistemit global të pozicionimit, në çdo kohë menaxhmenti në ASK ishte në gjendje të shihte statustin e punës dhe progresin e regjistrimit të popullsisë. U impresionuam nga uniteti dhe solidariteti që u pa nga operatorët, mbikëqyrësit dhe intervistuesit. Nuk është vetëm koha është edhe cilësia dhe puna e plotë e kësaj. Shfrytëzimi i të dhënave është me rendësi vendimtare“, tha ai.

Derisa ende në këtë konferencë nuk është dhënë shifër e re për numrin e banorëve.

Ndërkohë, sipas statistikave preliminare të publikuara muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.

 

Continue Reading

Lajmet

KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se përfshirja aktive e grave në politikë dhe zgjedhje është element kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Në këtë frymë, KQZ me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, zhvilloi 10 tryeza tematike që theksuan rëndësinë e barazisë gjinore në proceset zgjedhore.

Tryezat, që u mbajtën në komuna të ndryshme të Kosovës, ishin pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025. Diskutimet në këto dhjetë tryeza patën për qëllim promovimin e rolit dhe përfshirjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke vënë theksin tek rëndësia e angazhimit të tyre aktiv që zëri dhe nevojat e grave dhe vajzave të reflektohen si në politikat lokale, ashtu edhe në ato qendrore”, thuhet në njoftim.

Duke folur për rëndësinë e kësaj nisme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se barazia gjinore në proceset zgjedhore nuk është vetëm domosdoshmëri demokratike, por edhe mundësi për të fuqizuar zërin e grave në çdo aspekt të jetës publike dhe vendimmarrjes.

Ai u shpreh se përmes këtyre tryezave, është synuar të dërgohet mesazh për ndryshime të prekshme në përfaqësimin e grave në zgjedhje dhe politikë.

Gjatë këtyre tryezave, përfaqësues të KQZ-së, të nivelit lokal, shoqërisë civile dhe medias diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, si një hap i domosdoshëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe demokratizimit të shoqërisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe se si përfshirja e grave në zgjedhje ndikon në krijimin e një mjedisi më të barabartë politik dhe fuqizimin e pozitës së tyre në vendimmarrje”, përfundon njoftimi.

Continue Reading

Të kërkuara