Teknologji

Rrjedhje masive e informacioneve të 2.8 miliardë llogarive në X, a është goditur gjiganti i Elon Musk?

Published

on

Acyber sleuth ka postuar në një forum të shquar që trajton tema të krimit kibernetik, duke pretenduar se është shkelja më e madhe e të dhënave të mediave sociale ndonjëherë, e cila supozohet se ka rrjedhur informacione të lidhura me më shumë se 2.8 miliardë llogari në X.

Shkelja, e cila u shfaq të martën, u raportua nga grupi i sigurisë kibernetike SafetyDetectives, pasi një përdorues i identifikuar si “ThinkingOne” ndau një skedar masiv CSV 34 GB në internet.

Të dhënat thuhet se kombinojnë dy rrjedhje të veçanta, duke bashkuar meta të dhënat e reja nga një shkelje e vitit 2025 me adresat e emailit, të vjedhura në një incident të mëparshëm të vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Kjo rrjedhje mund të mundësojë mashtrime të përhapura duke ndërlidhur adresat e emailit me meta të dhënat e detajuara, duke përfshirë emrat e përdoruesve, historinë e tweet-ve dhe të dhënat e vendndodhjes.

Shkelja do të renditej ndër ekspozimet më të mëdha të të dhënave në histori për sa i përket vëllimit të llogarisë, duke ngritur pyetje serioze në lidhje me kontrollet e brendshme në platformë dhe trajtimin e saj të kërcënimeve të kaluara dhe të vazhdueshme të sigurisë kibernetike.

Rrjedhja e re supozohet se buron nga një grumbull 400 GB të dhënash përdoruesi, që thuhet se janë filtruar nga një punonjës i pakënaqur gjatë pushimeve masive në X pas blerjes së kompanisë nga Musk në 2022.

Rrjedhja 2023 përfshinte 200 milionë regjistrime dhe informacione të ndjeshme si adresat e emailit, shkelja e vitit 2025 thuhet se përfshin meta të dhëna për 3 miliardë profile, duke përfshirë emrat e shfaqur, numërimin e tweet-ve, vendndodhjen dhe të dhënat e zonës kohore, statusin e verifikimit dhe aplikacionet e përdorura për të postuar tweet-et e fundit.

Teknologji

Chrome bëhet më inteligjent, Google prezanton “AI Mode”

Published

on

Google po teston AI Mode, një funksion të ri të inteligjencës artificiale që integrohet drejtpërdrejt në shfletuesin Chrome, në vend që përdoruesit të dërgohen në një faqe të veçantë kërkimi.

Aktualisht është i disponueshëm vetëm në Chrome Canary, ku hapet përmes adresës chrome://contextual-tasks.

Funksioni ofron një ndërfaqe të dedikuar “Meet AI Mode” dhe një fushë “Ask anything”, duke lejuar përdoruesit të marrin përgjigje për pyetje të ndryshme — madje edhe në lidhje me faqet që kanë të hapura, pa kopjuar ose ngjitur URL-në.

Veçoria është ende në fazë eksperimentale dhe pritet të ndryshojë para se të lëshohet për përdoruesin e gjerë, por synon të sjellë një përvojë më të integruar e më të fuqishme të përdorimit të AI gjatë shfletimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google prezanton veçorinë “Android Emergency Live Video”

Published

on

Google ka lansuar një veçori të re për telefonat Android të quajtur Android Emergency Live Video, që lejon ndarjen e videos live me shërbimet e emergjencës.

Funksionon me një prekje të vetme, duke e bërë më të shpejtë ndihmën në raste emergjente.

Gjatë një telefonate ose mesazhi emergjent, dispeçeri mund të kërkojë video live nga telefoni juaj, dhe ju mund të filloni transmetimin e sigurt menjëherë.

Kjo u lejon ndihmësve të vlerësojnë situatën në kohë reale dhe, nëse është e nevojshme, t’ju udhëzojnë në procedura shpëtimi, si CPR, derisa të mbërrijë ndihma.

Veçoria nuk kërkon konfigurim paraprak, është e enkriptuar automatikisht, dhe përdoruesi vendos kur dhe çfarë të ndajë. Aktualisht është e disponueshme në SHBA, si dhe në rajone të caktuara të Gjermanisë dhe Meksikës për telefonat Android me Android 8 ose më të ri dhe Shërbimet Google Play.

Google njofton se po punon me organizata të sigurisë publike në mbarë botën për ta zgjeruar këtë shërbim edhe në më shumë vende. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple zbulon planet për iPhone 18, teknologji dhe performancë e përmirësuar

Published

on

Edhe pse iPhone 18 është larg lansimit të tij, thashethemet dhe rrjedhjet e informacionit po qarkullojnë në internet.

Seria e ardhshme pritet të prezantohet në shtator 2026, megjithatë disa raportime sugjerojnë se modeli standard shtyhet deri në pranverë 2027, me një version të përfolur iPhone 18e. Nuk është e qartë nëse Apple do t’i lansojë të gjitha variantet njëkohësisht, iPhone 18 Pro dhe Pro Max—ose nëse linja do të ndahet në periudha të ndryshme.

Sipas thashethemeve, kompania po teston teknologjinë 3D nën ekran, gjë që mund t’i japë një pamje më elegante telefonit.

iPhone 18 pritet të vijë me çipin e ri A20, i cili premton shpejtësi dhe efikasitet më të lartë, A20 mund të jetë deri 15% më i shpejtë se A19, duke përdorur rreth 30% më pak energji.

Një veçori e mundshme që mund të mungojë është Butoni i Kontrollit të Kamerës, i cili debutoi me iPhone 16.

Apple shqyrton heqjen e tij, duke përmendur angazhimin e ulët të përdoruesve dhe kostot e prodhimit, pritet që modeli bazë i iPhone 18 të ketë RAM të përmirësuar, duke shkuar deri 12 GB, për të përballuar veçoritë e inteligjencës artificiale.

Modeli bazë i iPhone 17 ka 8 GB RAM, që konsiderohet mjaftueshëm, por Apple po synon të rrisë performancën për kërkesat e së ardhmes.

Megjithëse ndryshimet nuk pritet të jenë revolucionare—pasi iPhone 17 ka përmirësime të dukshme në kamerë dhe ekran, iPhone 18 pritet të sjellë disa veçori të vlefshme që ia vlen të prisni. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Kontroll më i rreptë në Snapchat, procesi i ri që duhet ta kalojnë përdoruesit në Australi

Published

on

Snapchat, një nga platformat më të përdorura nga adoleshentët në Australi, ka nisur të përdorë softuerin e kompanisë me bazë në Singapor, k-ID, për të parandaluar përdorimin e aplikacionit nga fëmijët nën moshë.

Kjo kompani ofron teknologji për verifikimin e moshës për shërbime të ndryshme digjitale, përfshirë lojërat online dhe rrjetet sociale.

Në Snapchat, përdoruesve u shfaqet një kërkesë për të verifikuar moshën e tyre përmes disa metodave, ndër to edhe dërgimi i një selfie-je që analizohet nga softueri për të përcaktuar moshën.

Disa përdorues pretendojnë se kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar këtë sistem, p.sh duke përdorur fotografi të personave më të rritur.

Drejtori i çështjeve korporative të k-ID, Luc Delaney, tha për BBC-në se verifikimi i moshës mbetet një “luftë e vazhdueshme” për kompanitë që merren me këto shërbime.

Ai thekson se softueri do të zhvillohet më tej me kalimin e kohës, sidomos pasi të zbulohen metoda të reja që përdoruesit përdorin për të mashtruar sistemin.

“Ne nuk i inkurajojmë njerëzit të përpiqen të tejkalojnë këto mekanizma, se përfundojnë të përjashtuar nga platforma”, shtoi Delaney. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara