Lajmet

Rritja e pagës minimale në 425 euro, Mustafa: Vendim i pamatur dhe popullist

Published

on

Ekonomisti Bashkim Mustafa ka thënë se vendimi për rritjen e pagës minimale në 425 euro bruto po konsiderohet vendim i pamatur e popullist që po përdoret në kohë fushatash.

Mustafa ka thënë se këto vendime po merren meqë sipas tij Lëvizja Vetëvendosje e ka pa rrezikun e rënies në elektorat, e për çka nëpërmjet këtyre metodave tenton të fitojë vota.

“Së pari kemi të bëjmë me një kryeministër që i mungon legjitimiteti qeverisës edhe si i tillë nuk ka të drejtë as ligjore as nuk ka mundësi ligjore që merr vendime të tilla, mundësitë në pozicionin të cilin është janë totalisht të kufizuara dhe ky vendim më tepër është popullist në kohë fushate dhe e sheh si momentum i cili është duke u rrezikuar rënia e tij nga pushteti dhe LVV ka rënie siç po shihet për këto mundohet që sadopak të ndikoj në blerjen e votës në mënyrë indirekte. Sa i përket çështjes tjetër e cila si të merret vendimi që do ta implementojnë të tjerët është një vendim totalisht i pamatur, vendim i cili nuk mund të merret pa konsultime publike edhe nuk mund të merret pa këshillin ekonomik social i cili ka kompetenca dhe ka me zbatu një vendim të tillë”, tha ai.

Derisa Qeveria vlerëson se vendimi për rritjen e pagës minimale që do të hy në fuqi që nga janari i 2026-ës, janë bizneset që sipas Mustafës do të pësojnë.

“Kjo buxhetit të Kosovës nuk i kushton asgjë por i kushton bizneseve, ky vendim është marr që të implementohet nga bizneset por do të ja ulë fuqinë financiare në proporcion me rritjen e pagës coftë në aspektin investiv çoftë në aspekte të tjera dhe si i tillë punëtoret do të përfitoj pro është vendim i pamatur, i pallogaritur mirë dhe me impakt që mendoj se më shumë do të ketë pasoja në aspekt ekonomik sesa do të ketë përfitime”, theksoi ai.

Mustafa nënvizoi se Kurti do të duhej të krijonte politika të qëndrueshme të cilat do të ndikonin në biznese.

“Kryeministri në detyrë, në dorëheqje, i cilit i ka kalu i gjithë legjitimiteti ligjor dhe kushtetues është duke mbajtur peng institucionet i ka pas pesë vite në dispozicion që të bëjë lëvizje të tilla me zgjedhjet e vitit të kaluar ka marr vendime të tilla dhe ka rrit pagën minimale dhe tash të njëjtën pe përdor për qëllime politike. Po t’ia donte të mirën punëtorëve të shtetit dhe të sektorit privat ai do të krijonte politika të qëndrueshme të cilat do të ndikonin pozitivisht dhe nga viti në vit do t’i imponohej bizneseve t’i rritin pagën minimale në proporcion me rritjen e kërkesës dhe fuqisë së blerjes që ka ekonomia e vendit dhe qytetarët e vendit”, potencoi ekonomisti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.

Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro. Gjithashtu njoftoi se përfitues nga vendim do të jenë rreth 150 mijë punëtorë./S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

FSK pasurohet me 12 kamionë të rinj ushtarakë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG 5T, 4×4, të blerë për nevojat logjistike të ushtrisë. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se me këto prurje të reja, si dhe me 8 kamionët e tjerë KX 8×8 të blerë së fundmi nga “Rheinmetall”, numri i përgjithshëm i mjeteve të pranuara të këtyre kategorive arrin në 35. Ai paralajmëroi se dhjetëra kamionë të tjerë të blerë të këtyre tipave do të arrijnë gjatë vitit 2027.

Sipas Kurtit, një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit, por edhe përmes kapaciteteve që mundësojnë lëvizshmëri dhe furnizim efikas. Mjetet e reja janë të projektuara për terrene të vështira e malore dhe rrisin dukshëm mbështetjen logjistike të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë si një javë të suksesshme për ushtrinë, duke kujtuar se pas betimit të 515 rekrutëve të rinj të premten e kaluar dhe nisjes së trajnimit për 209 të tjerë në fillim të javës, pranimi i këtyre kamionëve përmbyll me sukses përpjekjet për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend./E.A/

 

Continue Reading

Vendi

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara