Lajmet

Rritja e narrativave anti-LGBTIQ ndezin ‘alarm’ në të gjithë Evropën

Published

on

Një raport i ri i publikuar nga ILGA-Europe tregon një shqetësim në rritje për rritjen e sulmeve ndaj personave LGBTIQ dhe përhapjen e narrativave diskriminuese në mbarë Europën, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ligjeve dhe masave më të kufizuese për të drejtat e këtij grupi.

Raporti thekson një trend të shqetësuar për normalizimin e diskriminimit dhe një rritje të fushatave të urrejtjes dhe dezinformimit, të cilat janë duke çuar në miratimin e ligjeve gjithnjë e më të rrepta. Sipas këtij raporti, shumë shtete europiane kanë filluar të shfrytëzojnë ligje të tilla si ato për “anti-propagandë” dhe “agjentët e huaj”, të cilat ndonëse në dukje synojnë të mbrojnë të drejtat e LGBTIQ, në fakt shpesh përdoren për të vendosur censurë dhe për të penguar aktivitetin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Një shembull konkret i tillë është ligji i njohur i Hungarisë për “Mbrojtjen e Fëmijëve”, i cili ka tërhequr vëmendjen e Komisionit Europian dhe është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Europian, pasi ka shpërfillur traktatet e BE-së. Po ashtu, ligjet ant-propagandë të Bullgarisë kanë hasur gjithashtu kritika të shumta nga Bashkimi Europian.

Raporti gjithashtu përmend një tendencë të rrezikshme gjatë periudhave elektorale në disa shtete, ku politikanë në vende si Austri, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Moldavi, dhe Rumani, kanë përdorur fushata ant-LGBTIQ për të tërhequr mbështetje. Një shembull i kësaj është Belgjika, ku partia politike Vlaams Belang ka promovuar retorikën anti-LGBTIQ duke përdorur fjalor urrejtjeje dhe diskurs të motivuar nga paragjykimet gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.

Një tjetër aspekt i raportit është vendimi i Komisionit Europian për tërheqjen e një udhëzimi të rëndësishëm që synonte të sigurojë trajtim të barabartë për individët pavarësisht moshës, aftësisë, orientimit seksual ose besimit fetar. Ky vendim është kritikuar ashpër nga ligjvënës dhe grupe të shoqërisë civile, të cilët e kanë konsideruar këtë tërheqje si një goditje për angazhimin e BE-së për barazi dhe për të drejtat e njeriut.

Kim Van Sparrentak, deputete nga Holanda, e ka quajtur këtë tërheqje një goditje të rëndë dhe ka theksuar se Parlamenti Europian ishte gati për të punuar në këtë çështje. Ajo ka shtuar se nuk do të lejojnë që ky vendim të kalojë pa kundërshtim. Po ashtu, Alessandro Zan ka kërkuar propozime të reja dhe më të forta ligjore pas tërheqjes së këtij udhëzimi, duke theksuar se dorëheqja nga ky projekt do të shkatërronte vite të tëra përparim politik.

Në përfundim, raporti paralajmëron se këto zhvillime mund të minojnë arritjet e deritanishme dhe përpjekjet për të siguruar barazi dhe respekt për të drejtat e LGBTIQ në Europë, duke u shndërruar në një kërcënim për të drejtat e njeriut në tërësi./UBTNews/

 

Lajmet

PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro

Published

on

By

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor

Published

on

By

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.

Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.

Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

​Paralajmërim për bllokadë rrugore në kufirin me Serbinë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,

QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.

Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.

Continue Reading

Të kërkuara