Lajmet

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Published

on

Qytetarët e Kosovës i janë bashkuar një iniciative për bojkotimin e supermarketeve, si përgjigje ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Grupi i qytetarëve, i mbështetur nga më shumë se 6 mijë anëtarë në rrjetet sociale, ka kërkuar masa urgjente nga shteti për të ndaluar manipulimet me çmimet. Kjo nismë, e cila është mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë në rajon, përfshin bojkotin e disa supermarketeve që akuzohen për çmime të tejet të larta.

Xhevat Kastrati, një nga themeluesit e iniciativës, ka raportuar se bojkotimi po merr mbështetje të madhe, por ka pasur gjithashtu qytetarë të pa informuar për bojkotin, veçanërisht për shkak të periudhës së zgjedhjeve. Iniciativa është përhapur në disa shtete të Ballkanit, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët, të tilla si Nexhmedin Llapashtica dhe Refik Ramaj, kanë theksuar se duhet të ketë një reagim më të fuqishëm, duke kërkuar jo vetëm bojkot, por edhe ngritjen e një lëvizjeje të madhe popullore për të luftuar çmimet e larta dhe manipulimet në treg. Sevdije Hoti ka mbështetur nismën, duke theksuar se çmimet janë tepër të larta dhe duhet të bëhen ndryshime.

Për të vazhduar këtë iniciativë, themeluesit e bojkotit kanë planifikuar aktivitete të tjera në të ardhmen dhe janë më të organizuar për të informuar më shumë qytetarë. Xhevat Kastrati ka deklaruar se deri tani mbi 200 mijë qytetarë janë të informuar për bojkotin dhe se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për bojkot edhe në datat e ardhshme.

Kjo iniciativë është mbështetur edhe nga shoqata “Konsumatori”, ku kryetari Selatin Kaçaniku ka kërkuar rregullimin e çmimeve dhe monitorimin e tregut, duke shtuar se çmimet në Kosovë duhet të jenë më të ulëta se ato në vendet e origjinës./UBTNews/

 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara