Lajmet
Rritet varfëria në Kosovë, kaq familje jetojnë me 1.85 euro në ditë
Papunësia dhe mungesa e indeksimit në treg janë shkaqe për nivelin e lartë të varfërisë në Kosovë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiVarfëria në Kosovë po vazhdon të rritet nga viti në vit, kështu duke bërë më të vështirë edhe gjendjen sociale të familjeve në nevojë. Sipas raportit të fundit nga UNDP-ja për vitin 2023, varfëria në Kosovë është rritur për 16 për qind, për çka ka rënie edhe të rritjes ekonomike. Derisa nevojat bazike të qytetarëve janë rritur, të hyrat sociale për familje janë të njëjta. Lidhur me këtë situatë, njëjtë thonë organizata humanitare në Kosovë, Kryqi i Kuq. Teksa potencojnë se nevojat elementare për familje nuk po arrijnë të përmbushen për shportën familjare, pasi që çdo komunë në Kosovë ka raste të varfërisë.
Ndërkaq ekonomistët vlerësojnë se papunësia dhe mungesa e indeksimit në treg janë shkaqe për nivelin e lartë të varfërisë në Kosovë.
Menaxherja e projektit të “Pulsit Publik”, Alisa Hasani thekson se nga të gjeturat kryesore të anketës për mirëqenien ekonomike të familjeve, rezulton se varfëria në Kosovë është në rritje dukshëm këtë vit. Ajo tha se derisa familjet në vitin 2021 kanë shpenzuar 200 euro në muaj për nevoja ushqimore, në vitin 2023 shpenzojnë më shumë për shkak se rritja e çmimeve ka ndikuar në mirëqenien e tyre.
“Ne në korrik të vitit 2023 e kemi mbajt një anketë me 1500 ekonomi familjare për me e pa deri çfarë mase inflacioni kanë ndikuar në ekonomitë, në mirëqenien ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Të gjeturat kryesore kanë qenë se përderisa të hyrat ekonomike nuk janë rritur në treg vitet e fundit, shpenzimet për nevoja bazike janë rritur shumë, p.sh. nëse flasim për shpenzimet në ushqim derisa në vitin 2021, 38 për qind të ekonomive familjare i kanë shpenzuar mbi 200 euro në muaj për ushqim, në vitin 2023 ky numër i familjeve ekonomike është rritur 59.5 për qind, që kanë shpenzuar mbi 200 euro në muaj për nevoja ushqimore. Nga rezultatet që i kemi marrë kemi parë që 20 për qind të ekonomive familjare janë më të varfra në vitin 2023 nëse i krahasojmë me dy vitet e mëparshme , 16 për qind të ekonomive familjare jetojnë nën nivelin e varfërisë që i bie 1.85 euro në ditë. Po nëse e krahasojmë me viti 2023 ku ekonomitë familjare që anë jetuar nën nivelin e varfërisë, ka qenë 14.65 , sipas rezultateve tona në vitin 2023 niveli për ekonomitë familjare që jetojnë nën nivelin e varfërisë është 16 për qind. 03:13 Rritja e çmimeve ka ndikuar negativisht në jetën, në mirëqenien e tyre për shkak se iu ka rritu niveli stresit, ankthit”, tha Hasani.
Po ashtu, nga Kryqi i Kuq, Armend Shala thotë se kërkesat nga familjet në nevojë janë të shumta, gjë për të cilën është e pamundur përmbushja e tyre. Sipas tij, të gjitha komunat në Kosovë kanë raste të familjeve të varfëra.
“Nga viti në vit që nga pak a shumë e njëjtë, ndoshta periudha e fund vitit ose periudha e dimrit është një periudhë që e bënë pak me u rrit kërkesat, si për veshmbathje, si për ushqime po ashtu edhe kërkesat për drunjtë dhe ngrohje, ose materiale për ngrohje. Për arsyeje se edhe mundësia për me punu çoftë edhe ditore në këtë periudhë është më e limituar dhe bënë që kërkesat me u shfaqë më shumë. Ne prioritet i japim rastet, të grave kryefamiljare, i japim prioritet kësaj dhe e kemi një grup të cakut, personat e moshuar të vetmuar pa përkujdesje familjare. Kemi diku rreth 500 persona që ndihmojmë vazhdimisht, pa përjashtuar edhe familjet e tjera të cilat kanë nevojë.Kërkesat janë nga të gjitha komunat me raste të ndryshme, nuk ka komunë që ka raste të theksuara, por relativisht e njëjtë në të gjitha komunat.Kur ka ndonjë familje të caktuar që komuna nuk mundet me mbuluar me nevojat e tyre, me aq sa kemi mundësi mundohemi që të dalim në ndihmë secilës familje me aq sa kemi kapacitete. Nuk kisha thënë që po përmbushet ndoshta nevojat elementare, po mundohemi të gjejmë këtyre familjeve, sepse kërkesat janë vazhdimit në rritje, por nuk kisha thënë që mundet me u përmbush, plotësisht”, tha Shala.
Njohësi i çështjeve sociale, Artan Mustafa arsyen e varfërisë në Kosovë e konsideron shkallën e ulët të papunësisë. Ai tha se Kosova ka shkallën më të ulët të punësimit dhe për këtë shkak shumë familje kanë nevojë për ndihma sociale, por se edhe ato nuk mbulojnë të gjitha familjet.
“Inflacioni e ka rritur, nevojën e familjeve me shpenzuar më tepër për shpenzimin e zakonshëm që kanë, do të thotë jetesa është bërë më e kushtueshme, tash nëse jetesa është bërë me e kushtueshme për shkak të inflacionit atë herë vështirësitë prekin grupet shoqërore të cilat janë më fragjile, nuk kanë akses në shërbimet, mundësit e ndryshme që i ofron sistemi bankar, kredi dhe të ngjashme. E kanë shumë më të vështire qasjen në transport dhe në mundësi tjera, në anën tjetër skema e ndihmës sociale në Kosovë siç dihet është tejet e kufizuar, mbulon vetëm diku 25% deri 30% të popullatës e cila gjendet në varfëri do të thotë pjesa më e madhe e të varfërve nuk mbulohen prej skemës së ndihmës sociale. Shkaktari kryesor për varfërinë në Kosovë dihet është shkalla e ulët e punësimit, Kosova ka shkallën më të ulët të punësimit. Shumë vende kanë indeksim dhe i përshtatet ndryshimeve ne treg, për shkak se mungon indeksimi, ndërsa tek ne shumë nga pagesat e skemave kanë mbet të njëjta përkundër që çmimet janë ngritur”, tha Mustafa.
Në një përgjigje me shkrim nga Agjencia e Statistikave në Kosovë, sa i përket të dhënave të fundit për njerëzit që jetojnë në varfëri u tha se derisa në vitin 2016 ka qenë në ulje 38.6%, në vitin 2017 ka përfunduar me 47.2% në rritje.
You may like
-
Studentja e UBT-së, Adile Jashari, fiton çmimin e parë në Itali në ngjarjen prestigjioze të modës “Sotto il Cielo di Genzano 2026”
-
Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë
-
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë
lajme
Moti për pesë ditë në Kosovë: Temperatura deri në -8°C, ngrica dhe reshje shiu e bore
Published
3 minutes agoon
November 23, 2026By
UBTNews
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për këtë javë, duke paralajmëruar kushte të ndryshueshme atmosferike, rënie të ndjeshme të temperaturave në mesin e javës, ngrica në mëngjes dhe reshje shiu e bore.
Gjatë kësaj jave, vendi do të ndikohet nga alternimi i masave ajrore që do të sjellin mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje shiu dhe bore. Në mesin e periudhës parashihet ftohje e dukshme, ku temperaturat minimale do të zbresin deri në -8°C, duke krijuar kushte për ngrica në zonat e ulëta e luginore, si dhe mjegull që mund të vështirësojë qarkullimin rrugor. Drejt fundit të javës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, por e shoqëruar me rikthim të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga verilindja, jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1 deri në 11 m/s.
Të hënën, më 23 nëntor, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi, ndërsa në viset e larta malore me shi dhe borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, kurse ato maksimale nga 6 deri në 9°C, me erë nga verilindja prej 1 deri në 11 m/s. Të martën, më 24 nëntor, parashihet mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, ndërsa në mëngjes priten ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale do të zbresin nga -5 deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3 deri në 6°C, me erë nga jugperëndimi prej 1 deri në 5 m/s.
Të mërkurën, më 25 nëntor, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Mëngjesi do të jetë me ngrica, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -8 dhe -4°C, kurse maksimalet nga 2 deri në 6°C, me erë të lehtë nga juglindja prej 1 deri në 4 m/s. Të enjten, më 26 nëntor, pritet mot kryesisht i vranët dhe me riga të herëpashershme shiu, ku temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8°C, me erë nga jugperëndimi prej 1 deri në 6 m/s. Ndërkaq, të premten, më 27 nëntor, moti do të mbetet kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, me temperatura minimale nga 2 deri në 5°C dhe maksimale nga 5 deri në 9°C, shoqëruar me erë nga jugperëndimi prej 1 deri në 6 m/s.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, luhatjet e temperaturave, lagështia e lartë, ngricat dhe mjegulla e mëngjesit mund të shkaktojnë shqetësime te personat meteorosensitivë dhe ata me sëmundje kronike kardiovaskulare e respiratore, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në orët e hershme të ditës. Në sektorin e bujqësisë, temperaturat negative paraqesin rrezik për kulturat e ndjeshme ndaj ngricave, pemishtet dhe kulturat dimërore, megjithëse reshjet e shiut do të ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe bora në viset malore do të shërbejë si shtresë mbrojtëse e përkohshme. /E.A/
Lajmet
United Hospital, një model i ri në shëndetësinë private: Profesionalizëm, teknologji moderne dhe çmime më të përballueshme
Published
11 hours agoon
November 22, 2026
Prishtinë – United Hospital është shndërruar brenda një periudhe të shkurtër në një prej institucioneve më të kërkuara të shëndetësisë private në Kosovë, duke ndërtuar profilin e tij mbi profesionalizmin, cilësinë e shërbimeve, disiplinën dhe investimet në teknologjinë moderne mjekësore.
United Hospital është dëshmi se vizioni, dija akademike dhe përvoja menaxheriale, kur bashkohen me pasionin dhe përkushtimin, mund të shndërrohen në një projekt të suksesshëm me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Rritja dhe zhvillimi i këtij institucioni shëndetësor lidhen ngushtë me vizionin e Edmond Hajrizit, i cili, pas përvojës së suksesshme në themelimin dhe drejtimin e UBT-së, duke e zhvilluar atë në një nga institucionet lidere të arsimit të lartë në Kosovë, të njohur për vlerat, cilësinë dhe standardet akademike, të njëjtën filozofi të zhvillimit, inovacionit dhe profesionalizmit e solli edhe në sektorin e shëndetësisë.
Këtë herë, me të njëjtën energji, por me një mision edhe më të ndjeshëm: ofrimin e shërbimeve moderne shëndetësore, me standarde të larta profesionale dhe çmime më të përballueshme për qytetarët. Me këtë vizion dhe angazhim, United Hospital është zhvilluar me ritëm të shpejtë, duke synuar të konsolidohet si një nga spitalet më të mëdha private në Kosovë.
Një nga veçoritë që e karakterizon këtë institucion është ekipi i gjerë i profesionistëve shëndetësorë, i përbërë nga ekspertë nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky bashkëpunim profesional synon të ofrojë shërbime shëndetësore sipas standardeve bashkëkohore, duke vendosur në qendër pacientin dhe nevojat e tij.
Përveç investimeve në teknologji dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale, United Hospital ka synuar të sjellë edhe një qasje tjetër në tregun e shëndetësisë private, duke ulur ndjeshëm çmimet e shërbimeve. Sipas drejtuesve të këtij institucioni, ky orientim ka bërë që shumë prej shërbimeve të ofrohen me çmime dukshëm më të përballueshme për qytetarët.
Drejtuesi i United Hospital, Edmond Hajrizi, thotë se pas këtij zhvillimi qëndrojnë puna e vazhdueshme, përkushtimi dhe dëshira për t’u ofruar qytetarëve të Kosovës shërbime cilësore shëndetësore.
“Jam përpjekur dhe ende përpiqem të jem në shërbim të pacientëve dhe klientëve të shumtë që kemi. Nuk e kam hapur për biznes e as për përfitime, sepse çmimet mesatare tregojnë përkushtimin tonë ndaj pacientëve. Jam shumë i lumtur që për një kohë të shkurtër kemi hyrë në listën e spitaleve private më të kërkuara, pikërisht për shkak të modestisë, punës profesionale, cilësore dhe angazhimit të madh”, ka deklaruar Hajrizi.
Sipas tij, synimi mbetet që United Hospital të vazhdojë të investojë në zhvillimin e shërbimeve, teknologjinë moderne dhe fuqizimin e ekipit profesional, duke krijuar mundësi që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore brenda vendit.
Me këtë qasje, United Hospital synon të konsolidojë pozitën e tij në sektorin e shëndetësisë private në Kosovë, duke ndërthurur profesionalizmin, teknologjinë dhe çmimet më të përballueshme për pacientët./rajonipress/
Lajmet
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 22 nëntor 1992-1998?
Published
20 hours agoon
November 22, 2026By
UBTNews
Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.
22 nëntor 1993
Në fatkeqësinë ajrore në aeroportin e Ohrit humbën jetën 97 shqiptarë
Në fatkeqësinë e parmbrëmshme ajrore në afërsi të Ohrit, sipas njoftimeve dhe të dhënave të deritashme humbën jetën 115 persona, prej tzre, 107 udhëtarë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa thuhet se shpëtoi vetëm një person.
Në bazë të të dhënave që i siguruan burimet tona në Gjenevë, mirret vesh se përkatësia etnike e viktimave është: 97 shqiptarë, 9 maqedonas dhe 2 francezë. Në mesin e viktimave 4 janë fëmijë të moshës gjer në 2 vjeç, 4 të tjerë gjer në moshën 12-vjeçare, 19 janë femra dhe 81 meshkuj.
Pesë nga viktimat ishin kërkues të strehimit politik në Zvicër, të cilët policia zvicerane i përcolli gjer në aeroplan: Shemsie Hoxha nga Gjakova me të bijën Shukrien fëmijë), Avdurrahim Orlati, Isuf Berisha nga Shkupi dhe Emin Sopi.
Dy prej viktimave ishin francez: Thierry Joubert, anëtar i shoqatës bëmirëse “Equilibre”, i cili shkonte me mision në Kosovë dhe Pierre Ollier, nëpunës i Komisariatit të Lartë për Refugjatë. Udhëtarët ishin kryesisht të punësuar në Zvicër dhe jetonin në kantonet e Gjenevës, Vaud Lozanë), Valesë, Neuchatelit dhe Bernë.
Aeroplani “Yak 42” ishte i prodhimit rus, ndërsa kompania maqedonase e kishte huazuar nga Ukraina.
22 nëntor 1994
Në vend të bustit të Hivzi Sulejmanit u vu shtatorja e njëfar srpski sokolit
Më 17 nëntor, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës “Hivzi Sulejmani” në Ferizaj, në bazamentin e bustit më parë të përdhosur të Hivzi Sulejmanit, u vu shtatorja e njëfar srpski sokolit, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Ferizaj.
Bëhet me dije se zyrtarët e instasluar serbë në Ferizaj organizuan edhe një solemnitet rasti, në të cilin morën pjesë edhe qytetarë serbë e malazias.
22 nëntor 1995
Dita e Flamurit shënohet edhe në Bullgari
Në organizim të Ambasadës shqiptare në Bullgari, Shoqatës së miqve të Shqipërisë në Bullgari dhe Shoqatës së shqiptarëve në Bullagri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nesër në Sofje do të mbahet një manifestim rasti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Sipas njoftimit të kryetarit të Shoqatës së shqiptarëve në Bullgari “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Thoma Kacorri këtë manifestim do të shpallë të hapur historiani Bobi Bobev, ndërsa për rëndësinë e kësaj date historike për shqiptarë do të flasë ambasadori i Shqipërisë në Bullgari Xhelal Tahiri.
Në kuadër të këtij manifestimi është paraparë të shfaqet edhe një program kulturo-artistik, në të cilin do të paraqiten këngëtarë dhe artistë që do të lexojnë vargjet tonë social, Migjenit.
22 nëntor 1996
Veshmbathje për familjet e rrezikuara
Forumi i Gruas në krye me Xhylferije Krasniqin dhe Dega e LDK-së në Prizren organizuan një aksion për grumbullimin e veshmbathjes për familjet e rrezikuara të Mitrovicës.
Të shtunën e kaluar, më 16 nëntor një delegacion i FG të LDK-së të Degës së Prizrenit ia dorëzuan FG dhe Degës së LDK-së në Mitrovicë një sasi veshmbathjehe në një vlerë rreht 3200 DM.
Gjatë kësaj jave vazhdoi ndarja e këtyre ndihmave familjeve të nevojtarëve në Mitrovicë.
22 nëntor 1997
Finlandë: Ndihma për Kosovën në ushqim, veshmbathje e barëra
Shqiptarët që jetojnë në Hyvinks të Finlandës, në bashkëpunim me asociacionet e ndryshme humanitare të këtij qyteti, kohë ma përë ndërmorën një aksion për grumbullimin e ndihmave materiale për Kosovën.
Kryetari i Nëndegës së LDK-së dhe i shoqatës “Kosova” në këtë qytet, z. Faton Mulaj, i tha KI të Degës së LDK-së në Finlandë se këto ndihma, kryesisht ushqim, veshmbathje dhe barëra, janë dërguar në Kosovë dhe janë dorëzuar në selinë e shoqatës “Nëna Terezë” në Prishtinë, nga bartësi i këtyre ndihmave, z. Karl Aguson.
22 nëntor 1998
Mbi 10.000 shqiptarë demonstruan në Bernë me kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Mbi 10 mijë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e viset tjera shqiptare demonstruan dje në sheshin para Parlamentit të Zvicrës në Bernë me kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për ndaljen e terrorit serb në Kosovë.
Në demonstratës me moton “Të njihet pavarësia e Kosovës”, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën morën pjesë anëtarë të të gjitha partive dhe shoqatave politike e jopolitike shqiptare, si dhe zviceran, miq të shqiptarëve, iu dha përkrahje e plotë politikës së Kryetarit Rugova, si dhe mbështetje e fuqishme luftëtarëve të UÇK-së, drejt realizimit të synimeve kombëtare shqiptare.
Pjesëmarrësit e demonstratës kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare ndërprerjen e terrorit serb në Kosovë dhe dënimin e kryetarit serb Millosheviqe dërgimin e tij në Gjykatën e Hagës.
Para pjesëmarrësve folën shumë oratorë dhe përfaqësues të strukturave politike shqiptare që veprojnë në diasporë, si Hysen Gërvalla, kryetar i Degës së LDK-së për Zvicër, Hafiz Gagica, kryetar i Kolegjiumit të degëve të LDK-së për Diasporë, valdet Avdiu, kryetar i FR të LDK-së për Zvicër, dhe oratorë zviceranë, të cilët dënuan politikën dhe terrorin e regjimit të Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Para pjesëmarrësve u lexua edhe telegrami i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovësm, akademik Idriz Ajeti.
Demonstratës së shqiptarëve i dhanë publicitet të madh mediat zvicerane.
Vendi
Vrasja e Georgi Markovit: kur një ombrellë u shndërrua në armë kundër lirisë së shprehjes
Published
21 hours agoon
November 22, 2026By
UBTNews
Në historinë e medias së shekullit XX, pak raste ilustrojnë aq fuqishëm përplasjen midis gazetarisë së lirë dhe regjimeve autoritare sa vrasja e gazetarit dhe disidentit bullgar Georgi Markov në vitin 1978. Ngjarja, e njohur më vonë në mbarë botën si “Umbrella Murder” (Vrasja me Ombrellë), u shndërrua në simbol të metodave të fshehta që regjimet komuniste përdornin kundër kundërshtarëve të tyre politikë dhe kritikëve të pushtetit.
Ajo që e bëri këtë rast të famshëm nuk ishte vetëm viktima apo motivi politik, por edhe mënyra e pazakontë e atentatit. Për herë të parë, opinioni ndërkombëtar u njoh me një operacion sekret ku një mjet krejt i zakonshëm, një ombrellë, u shndërrua në armë vdekjeprurëse. Për shumë njerëz, historia dukej si një skenar filmi spiunazhi. Megjithatë, pas saj qëndronte një realitet i errët i Luftës së Ftohtë dhe i kontrollit të informacionit në shtetet komuniste.
Nga shkrimtar i suksesshëm në kritik të regjimit
Georgi Markov lindi në Sofje në vitin 1929. Në vitet 1960 ai konsiderohej një nga shkrimtarët më të njohur bullgarë. Romanet, dramat dhe tregimet e tij botoheshin rregullisht dhe gëzonin mbështetjen e institucioneve kulturore shtetërore.
Megjithatë, me kalimin e kohës Markovi u bë gjithnjë e më kritik ndaj sistemit komunist dhe veçanërisht ndaj udhëheqësit bullgar Todor Zhivkov, i cili sundoi Bullgarinë për më shumë se tri dekada.
Në fund të viteve 1960 ai udhëtoi në Itali dhe më pas vendosi të mos kthehej më në Bullgari. Vendimi i tij u konsiderua tradhti nga autoritetet komuniste. Regjimi filloi ta portretizonte si armik të shtetit, ndërsa veprat e tij u ndaluan.
Pasi u vendos në Perëndim, fillimisht në Itali dhe më pas në Britaninë e Madhe, Markovi filloi një karrierë të re si gazetar dhe komentator politik.
Zëri i një disidenti
Në Londër, Markovi nisi bashkëpunimin me BBC World Service, ndërsa më vonë edhe me Radio Free Europe dhe Deutsche Welle.
Pikërisht këtu filloi konflikti i tij më i madh me regjimin bullgar.
Përmes emisioneve radiofonike që transmetoheshin në Bullgari, ai fliste hapur për korrupsionin, privilegjet e elitës komuniste, represionin politik dhe kultin e udhëheqësit Todor Zhivkov. Në një kohë kur mediat bullgare kontrolloheshin plotësisht nga shteti, komentet e Markovit përbënin një alternativë të rrallë informative.
Veçanërisht të njohura u bënë seritë e tij të quajtura “Raportet nga Mungesa” (In Absentia Reports), në të cilat ai përshkruante me hollësi jetën e elitës komuniste dhe kontrastin midis propagandës zyrtare dhe realitetit.
Miliona dëgjues bullgarë ndiqnin fshehurazi transmetimet e tij. Për pushtetin në Sofje, Markovi ishte shndërruar në një nga kritikët më të rrezikshëm të regjimit.
| E heshtën! Regjimi komunist bullgar, me ndihmën e KGB ruse, e vrau në Londër.
Sot, vrasja e Georgi Markovit konsiderohet një nga sulmet më të famshme kundër një gazetari në Evropën e shekullit XX. Rasti tregon se sa larg mund të shkojnë regjimet autoritare për të heshtur zërat kritikë dhe për të kontrolluar informacionin. |
Regjimi vendos ta heshtë
Shërbimet sekrete bullgare, të njohura si Darzhavna Sigurnost (Sigurimi i Shtetit), mbanin nën vëzhgim disidentët që jetonin jashtë vendit. Dokumente të publikuara pas rënies së komunizmit treguan se Markovi konsiderohej objektiv me prioritet të lartë.
Bullgaria gëzonte marrëdhënie shumë të ngushta me Bashkimin Sovjetik. Për këtë arsye, shumë studiues dhe hetues kanë besuar se operacioni kundër Markovit është realizuar me ndihmën teknike të shërbimit sekret sovjetik KGB.
Në fund të viteve 1970 u mor vendimi për eliminimin e tij.
Atentati në urën Waterloo
Më 7 shtator 1978, në ditëlindjen e Todor Zhivkovit, Georgi Markov po shkonte në punë në selinë e BBC-së në Londër.
Ndërsa priste autobusin pranë urës Waterloo, ai ndjeu një pickim të lehtë në pjesën e pasme të kofshës. Kur u kthye, pa një burrë që po ngrinte një ombrellë nga toka. Burri kërkoi shkurt falje dhe u largua me shpejtësi.
Fillimisht incidenti nuk iu duk i rëndësishëm. Megjithatë, disa orë më vonë Markovi filloi të ndiente temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta.
| Gjatë autopsisë, mjekët zbuluan diçka të pazakontë. Brenda këmbës së Markovit gjendej një kapsulë mikroskopike metalike me diametër rreth 1.7 milimetra.
Kapsula kishte dy vrima të vogla që përmbanin gjurmë të helmit ricin, një substancë jashtëzakonisht toksike e nxjerrë nga fara e bimës së ricinit. |
Gjendja u përkeqësua me shpejtësi. Ai u shtrua në spital, por mjekët nuk arrinin të kuptonin arsyen e simptomave. Pavarësisht përpjekjeve intensive për ta shpëtuar, Markovi vdiq katër ditë më vonë, më 11 shtator 1978, në moshën 49-vjeçare.
Misteri i ombrellës
Gjatë autopsisë, mjekët zbuluan diçka të pazakontë. Brenda këmbës së Markovit gjendej një kapsulë mikroskopike metalike me diametër rreth 1.7 milimetra.
Kapsula kishte dy vrima të vogla që përmbanin gjurmë të helmit ricin, një substancë jashtëzakonisht toksike e nxjerrë nga fara e bimës së ricinit.
Hetuesit arritën në përfundimin se kapsula ishte injektuar përmes një mekanizmi të fshehur në ombrellë. Sapo kapsula kishte hyrë në trup, helmi ishte liruar gradualisht në qarkullimin e gjakut.
Kjo metodë ishte aq e sofistikuar sa u bë menjëherë një nga rastet më të famshme në historinë e spiunazhit modern.
Termi “Vrasja me Ombrellë” hyri në historinë e Luftës së Ftohtë dhe vazhdon të përdoret edhe sot për të përshkruar atentatin.
Reagimi ndërkombëtar
Vrasja shkaktoi tronditje në Britani dhe në gjithë Perëndimin. Për shumë vëzhgues ishte e qartë se atentati kishte motive politike.
Megjithatë, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë ishte tepër e vështirë të siguroheshin prova të drejtpërdrejta kundër shërbimeve sekrete bullgare ose sovjetike.
Autoritetet komuniste mohuan çdo përfshirje. Mediat shtetërore bullgare e paraqitën rastin si propagandë perëndimore dhe shmangën raportimet e hollësishme.
Për shumë vite, rasti mbeti i pazgjidhur juridikisht, megjithëse shumica e ekspertëve dhe historianëve ishin të bindur për natyrën politike të atentatit.
E vërteta pas rënies së komunizmit
Pas vitit 1989 dhe rënies së regjimeve komuniste në Evropën Lindore, një pjesë e arkivave të shërbimeve sekrete u hapën për studiuesit.
Dokumentet e publikuara forcuan bindjen se atentati ishte organizuar nga shërbimi sekret bullgar me ndihmën e KGB-së sovjetike. Megjithëse shumë pyetje mbetën pa përgjigje dhe autorët kryesorë nuk u dënuan kurrë, u bë gjithnjë e më e qartë se Markovi kishte qenë objektiv i një operacioni shtetëror.
Në Bullgarinë postkomuniste, Georgi Markov filloi të rehabilitohej si figurë kombëtare. Librat e tij u ribotuan, ndërsa puna e tij gazetareske u vlerësua si shembull i guximit intelektual.
Simbol i luftës për fjalën e lirë
Sot, vrasja e Georgi Markovit konsiderohet një nga sulmet më të famshme kundër një gazetari në Evropën e shekullit XX. Rasti tregon se sa larg mund të shkojnë regjimet autoritare për të heshtur zërat kritikë dhe për të kontrolluar informacionin.
Për studiuesit e medias, Markovi përfaqëson figurën e gazetarit që zgjodhi të flasë hapur edhe kur kjo e vinte në rrezik jetën e tij. Ndërsa për historianët e Luftës së Ftohtë, atentati mbetet një shembull klasik i konfliktit midis propagandës shtetërore dhe lirisë së shprehjes.
Mbi të gjitha, historia e tij dëshmon se në regjimet komuniste beteja për kontrollin e informacionit nuk zhvillohej vetëm në redaksi, radio dhe televizione, por shpesh edhe në nivelet më të errëta të aparateve të sigurisë. Për këtë arsye, Georgi Markov mbetet një simbol ndërkombëtar i rezistencës intelektuale dhe i çmimit që mund të ketë kërkimi i së vërtetës.
Moti për pesë ditë në Kosovë: Temperatura deri në -8°C, ngrica dhe reshje shiu e bore
United Hospital, një model i ri në shëndetësinë private: Profesionalizëm, teknologji moderne dhe çmime më të përballueshme
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 22 nëntor 1992-1998?
Vrasja e Georgi Markovit: kur një ombrellë u shndërrua në armë kundër lirisë së shprehjes
Amerikanët donin ta zbutnin uraganin me akull të thatë: Një ditë më vonë, pasoi kaos i plotë
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit në Prizren
Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 21 nëntor 1992-1998?
“Solidariteti” dhe shtypshkronjat ilegale në Poloni (1981-1989): kur media e fshehtë sfidoi një regjim komunist
Njëzet zonat urbane më të mëdha në botë (2026)
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoThaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
-
Lajmet2 months agoVotohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Vendi2 months ago15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026
-
lajme7 days agoStudentët e Masterit në Agrokulturë me Mjedis nisin hulumtimin eksperimental për kultivimin e sallatës së gjelbër pa tokë