Lajmet

Rritet numri i viktimave nga “Ethet e Nilit” në Shqipëri, tre të vdekur dhe 17 të infektuar

Published

on

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar nga virusi “Ethet e Nilit”, i cili përhapet nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masa nga bashkitë për dezinsektimin e zonave.

“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me Covid edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara. Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës”, tha Bino.

Ndërsa Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo shprehet se në këtë spital po marrin trajtim rreth 9 pacientë.

“Aktualisht që jemi duke folur janë 8 apo 9 pacientë. Janë duke e kaluar në mënyrë të moderuar ose të rëndë. Grupmosha kryesore është mbi moshën 70-vjeçare, pra 70, 80, 83 vjeç deri sot. Kategoria e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë persona që kanë pasur sëmundje kronike”, tha ajo./UBTNews/

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

lajme

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara