Lajmet
Rritet numri i veprave penale të narkotikëve në kryeqytet
Published
1 year agoon
By
UBTnewsRreth 20 mijë raste janë raportuar në Policinë në Prishtinë gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2024 janë realizuar mbi 800 plane operative, ku janë arrestuar mbi 2700 persona. Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të Policisë rajonale të Prishtinës, ku mes tjerash u theksua se siguria publike në kryeqytet është e qetë. Megjithatë, u bë e ditur se ka rritje të numrit të veprave penale të narkotikëve.
Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Basri Shabani tha se kanë caktuar si prioritetet për kontrollim të territorit dhe rritjes së sigurisë publike.
“Mbështetur në analizat e gjendjes së sigurisë të drejtorisë rajonale të Policisë në Prishtinë, konstatoj para juve se rendi dhe siguria publike në territorin e rajonit të Prishtinës nga të gjitha parametrat vlerësohet e qetë. Njëkohësisht ne zotohemi që do të vazhdojmë të jemi të përgjegjshëm, profesional dhe të përkushtuar gjatë gjithë kohës me qëllim të përmbushjes së misionit fisnik të Policisë së Kosovës”, u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se ulja e numrit të veprave penale kundrejt jetës dhe trupit, si dhe veprave penale kundër pasurisë është rezultat i policimit modern e parandalues.
“Nga Policia rajonale e Prishtinës janë evidentuar 19 mijë e 874 raste të cilat janë administruar, hetuar, zbuluar dhe përcjellë në institucionet përkatëse të drejtësisë. Gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar me sukses mbi 800 plane operative nga më të ndryshmet, të cilat kanë rezultuar me parandalim të krimit dhe arrestimin e më se 2718 personave apo 3 për qind më tepër se në vitin 2023. Ulja e numrit të veprave penale kundrejt jetës dhe trupit, si dhe veprave penale kundër pasurisë është rezultat i policimit modern e parandalues. Ndërsa, rritja e fuqisë zbuluese nga 78 në 85 për qind ka ardhur si rrjedhojë e punës profesionale dhe të palodhshme nga hetuesit rajonal”, deklaroi ai.
Nënkoloneli Basri Shabani tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe shtim të aktiviteteve vetëdijesuese për siguri në komunikacionin rrugor.
“Kemi arritur uljen e numrit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet për minus 34 për qind. Po ashtu janë shënuar 212 mijë e 931 fletëparaqitje apo rreth 30 mijë më tepër se në vitin 2023. Gjithashtu vëmendje i është kushtuar edhe punës lidhur me sigurinë në shkolla me ç’rast janë marrë masa parandaluese, janë hartuar plane operative dhe programe të veçanta, janë realizuar shumë ligjërata dhe është bashkëpunuar ngushtë me drejtoritë komunale të arsimit dhe drejtorët e shkollave përkatëse, si në aspektin vetëdijësues edhe në atë të sigurisë duke realizuar projekte të përbashkëta”, shtoi Shabani.
Ndër tjera, Shabani tha se vitin e kaluar nga numri emergjent “192” janë pranuar rreth 300 mijë thirrje nga qytetarët.
Raporti vjetor është prezantuar nga majori Bekim Bislimi, ku tha se ka rritje të veprave penale kundër rendit kushtetues.
“Vepra penale kundër rendit kushtetues kemi ngritje. Kundër njerëzve dhe vlerave të mbrojtura është i njëjtë. Kundër jetës dhe trupit, aty hyn një kategori e madhe e veprave penale është ngritje 1.5. kundër lirive dhe të drejtave të njeriut është 20 për qind…veprat penale të narkotikëve kemi ngritje, 17.7 për qind. Veprat penale kundër ekonomisë kemi ngritje 5 për qind”, u shpreh ai.
Ndërsa, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama shtoi se ndihmesë për policinë e Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve, do të jetë instalimi i qytetit inteligjent, me fokus instalimin e kamerave që do të monitorohen nga qendra e monitorimit nga policët tanë.
E një hap i rëndësishëm, sipas Ramës ka qenë krijimi i drejtorisë së kryeqytetit brenda Policisë së Kosovës.
“Një moment i rëndësishëm për sigurinë në Prishtinë, ka qenë po ashtu edhe krijimi i Drejtorisë së kryeqytetit, brenda policisë së Kosovës. Kemi bë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të rritur kapacitetet teknike dhe logjistike të policisë duke ndihmuar edhe modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të tyre për një shërbim më të shpejt dhe më të efektshëm ndaj qytetarëve. Moment me rëndësi të madhe dhe që ka me qenë ndihmesë shumë e madhe për policinë e Kosovës, e kryeqytetit, sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë është edhe instalimi tash i Smart City, apo i qytetit inteligjent. Me fokus, që edhe instalimin e kamerave që kanë me qenë të ndërlidhura me këtë qytetin inteligjent, ku edhe sigurojnë një siguri shtesë për policët tanë”, tha Rama.
Rama, premtoi shtimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike, duke ndihmuar edhe në modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të tyre për shërbim më të shpejtë dhe të efektshëm.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
1 hour agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
8 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
9 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
