Lajmet

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Evropë

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten tha se pas dy muajsh rënie në Evropë sërish ka filluar të rritet numri i rasteve me COVID-19.

OBSh paralajmëroi se mund të ketë një valë të re “nëse nuk qëndrojmë të disiplinuar”.

“Javën e kaluar, numri i rasteve u rrit për 10 për qind”, tha drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë për shtyp.

Sipas tij rritja e rasteve mbase është pasojë e udhëtimeve, tubimeve dhe lehtësimit të kufizimeve.

Kluge paralajmëroi që përkeqësimi i situatës epidemiologjike ndërlidhet me rritjen e rasteve me variantin Delta të koronavirusit.

Ky variant është më ngjitës dhe për herë të parë është shfaqur në Indi.

Agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve (ECDC) vlerëson se deri në fund të gushtit, varianti Delta mund të përbëjë 90 për qind të rasteve të reja në Bashkimin Evropian.

Kluge gjithashtu tha se ky variant mund të bëhet dominues në rajonin Evropian të OBSh-së, i cili përbëhet nga 53 vende dhe territore – përfshirë disa në Azinë Qendrore.

Vaksinat kundër koronavirusit janë treguar efektive ndaj variantit Delta, por një nivel i lartë i mbrojtjes kërkon marrjen e dy dozave.

Zyrtari i OBSh-së, tha se shpërndarja e vaksinave ende nuk është në nivele të duhura.

Vaksinimi i popullatës në rajonin Evropian të OBSH-së, sipas tij, ishte 24 për qind. Gjysma e të moshuarve dhe 40 për qind e punonjësve të kujdesit shëndetësor ende nuk janë imunizuar.

“Kjo është e papranueshme dhe është larg rekomandimit për imunizimin e 80 për qind të popullsisë së rritur”, tha Kluge./REL

Lajmet

Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Published

on

Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Igor Tudor, për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Juve sonte nga ora 21:00 e pret Dortmundin në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse trajneri Tudor ditë më parë deklaroi se Zhegrova nuk do të luaj ndaj Dortmundit ai ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin e Kosovës. Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër”.

26-vjeçari nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.

Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT hap thirrjen për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Modë dhe për Dizajn të Integruar

Published

on

UBT ka nisur pranimin e abstrakteve për dy prej konferencave më atraktive dhe bashkëkohore që zhvillohen në kuadër të Konferencës së 14-të Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion:

Të dyja konferencat janë peer-reviewed dhe ofrojnë një platformë shkencore e profesionale ku akademikë, studiues, studentë të programeve master e doktorale, si dhe ekspertë të industrisë, ndajnë njohuri dhe ide mbi zhvillimet më të fundit.

Datat kryesore:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Afati i hershëm i regjistrimit: deri më 17 tetor 2025

Afati i vonuar i regjistrimit: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimit të plotë: deri më 14 nëntor 2025

Tema qendrore e këtij viti është “Resilience and Sustainability”, duke trajtuar mënyrat se si moda dhe dizajni ndërveprojnë me teknologjinë, kulturën, politikën dhe sfidat globale.

Fushat kryesore të IC-FAS (Fashion):

  • Fashion Activism dhe ndikimi i tij në politikë
  • Moda dhe Teknologjia
  • Dizajni i Modës dhe Edukimi
  • Vetëdija sociale në industrinë e modës
  • Nga ambicia në veprim (Ambition to Action)

Fushat kryesore të IC-ID (Integrated Design):

  • Ndërthurja e dizajnit grafik, teknologjisë dhe kulturës
  • Roli i teknologjisë në dizajn
  • AI, AR/VR dhe ndikimi i tyre në praktikat e dizajnit
  • Të ardhmen e branding dhe identitetit vizual
  • Moda në epokën e AI, identitetet virtuale dhe kriza klimatike
  • Dizajn i interierit të integruar me AI
  • Metaverse dhe hapësira virtuale
  • Materiale të zgjuara dhe hapësira reaguese
  • Dizajn qarkullues dhe i qëndrueshëm

Dorëzimi i punimeve: Punimet duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në shqyrtim diku tjetër. Gjatësia maksimale është 6 faqe dhe punimet që nuk i përmbushin kriteret e formatimit nuk do të merren në konsideratë.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Loja Shqipëri-Serbi luhet në Leskovc

Published

on

Zyrtarisht, më datë 11 tetor, ndeshja Serbia-Shqipëria, nuk do të luhet në Beograd në stadiumin “Rajko Mitiq”, sepse shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që kjo lojë të luhet në Leskovc në stadiumin “Duboçica”.

Fillimisht, kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej në “Rajko Mitiq” në kryeqytetin serb, por për arsye organizative dhe të sigurisë, autoritetet kanë vendosur ndryshimin e stadiumit.

Kjo konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm për kualifikueset e Botërorit, por gjithashtu edhe për historinë.

Në vitin 2014, Shqipëria luante një ndeshje të madhe në Serbi, teksa ëndrra për një vend në Europianin e Francës sapo kishte nisur.

Kuqezinjtë përballeshin jo vetëm me skuadrën serbe, por me terrorin serb, me tifozerinë e cila në çdo moment bënte thirrje për vdekjen e shqiptarëve, apo edhe me vendimet për të mos lejuar jo vetëm tifozët shqiptarë, por as flamurin kuqezi në stadium. /S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës

Published

on

Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.

Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.

Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Continue Reading

Të kërkuara