Lajmet

​Rritet numri i përdoruesve të drogave në Kosovë, dominon mosha e re

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

Published

on

Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur në gjashtëmujorin e vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri në qershor të këtij viti, rreth 89 persona narkotikë janë trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ndërkaq, sipas qendrës “Labyrinth” janë rreth mbi 40 mijë përdorues të drogave, ku dominon gjinia mashkullore dhe moshat e reja. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Faton Kutllovci thotë se ky vit ka shënuar një rritje në të gjitha çrregullimet psikike, derisa shtoi se në repartin e sëmundjeve të varësisë kryejnë vetëm detoksifikimin.

Në këtë rast, detoksifikimi është procesi i pastrimit të trupit nga droga ose alkooli që një individ ka konsumuar, derisa qëllimi është të menaxhojë në mënyrë të sigurt simptomat e varësisë kur dikush ndalon marrjen e drogës ose alkoolit.

“Viti 2023 ka shënuar një rritje në përgjithësi në të gjitha çrregullimet psikike, duke iu referuar kërkesave për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë, qofshin ato ambulatore por edhe spitalore…Për vitin 2023 në gjashtë mujorin e parë kanë qenë 89 veta, që nëse ndajmë ose përgjysmojmë numrin e përgjithshëm të vitit 2022, kur kanë qenë 148, i bie që kanë shënuar rritje numri i personave që kanë kërkuar trajtim për shkak të abuzimit me substanca psiko aktive në Klinikën e Psikiatrisë, në ndërkohë që ne kemi edhe shërbimin për metadon. Në Klinikën e Psikiatrisë ne kryejmë në repartin e sëmundjeve të varësisë vetëm detoksifikimin, nuk kemi edhe protokole por edhe mundësi trajtimit për shkak të mungesës së hapësirave.Moshat më të prekura janë periudha prej moshës, dikur ka qenë prej 13-18 vjeç, tani ka rënë prej moshës 10 deri 18 vjeçare”, tha Kutllovci.

Kutllovci thotë se ka rënë në sy rritja e numrit të gjinisë femërore që abuzojnë me droga të ndryshme. Ai shton se Klinika e Psikiatrisë është në mungesë të dy psikiatërve që do të angazhoheshin në Repartin e Urgjencës Psikiatrike, derisa potencon se ka nevojë edhe për rritje të numrit të infermierëve.

Ndër të tjera, Kutllovci thotë se për herë të parë në Kosovë do të funksionalizohet reparti me shtretër për fëmije dhe adoleshentë, që sipas tij pritet të përfundoj në muajin nëntor.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj thotë se janë rreth 40 mijë përdorues të drogave, derisa potencon se rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave.

“Në Kosovë, ne në Labirint mendojmë që janë rreth 40 mijë përdorues të drogave. Rreth 10 mijë prej tyre janë përdorues problematik të drogave. Definicioni i përdoruesve problematik të drogave është për ata persona që përdorin drogë dhe si pasojë e përdorimit të drogës, iu shkaktohen varshmëri si fizike si psiqike.Numri është gjithmonë më i madh i atyre që nuk kërkojnë shërbime mjekësore. Deri më tani janë 2700 e pak persona të regjistruar në bazën tonë…Që të gjithë janë përdorues problematik…Kërkesat e tyre janë të shpeshta që të mos regjistrohen. Marihuana është që më ë shumti përdoret në Kosovë, pastaj vjen kokaina menjëherë pas saj. Në këtë rast numri është në shpejtësi duke u rritur. Brenda tri viteve të fundit është rritur dukshëm, numri i përdoruesve të kokainës”, tha Blakaj.

Blakaj potencon se kokaina është droga më e shtrenjtë, ku grami i saj shkon deri në 80 euro. Ai shton se heroina është rreth 35 euro për gram, ndërsa sipas tij drogat e tjera janë më të lira.

Terapisti, Safet Blakaj vuri në theks se është shumë e nevojshme një strategji e re me një program gjithëpërfshirës kombëtar, për parandalimin e përdorimit të drogave.

Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028.

Përmes një përgjigje me shkrim, MPB-ja njofton se kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë.

“Ministria e Punëve të Brendshme është në prag të finalizimit të Strategjisë së re Shtetërore Kundër Narkotikëve 2023-2028. Kjo strategji do të jetë e standardizuar me strategjinë e Bashkimit Evropian ( BE) duke ju përshtatur nevojave të vendit tonë dhe është strategjia e katërt me radhë. Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka qenë e angazhuar në veprimet e parandalimit, hetimit, përgjimit dhe arrestimit të personave që kryejnë të gjitha format e veprave penale që lidhen me substanca narkotike (drogave). Përgjatë territorit të Republikës së Kosovës, Drejtoria e Drogës ka qenë e vetmja drejtori përgjegjëse për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e substancave narkotike dhe po ashtu në luftën kundër grupeve kriminale”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ndërkaq, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 102 përdorues të drogës, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë arrestuar 228 persona për këtë vepër.

Rajoni

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu pjesë e një publikimi shkencor në Fondazione Machiavelli mbi misionet e paqes

Published

on

By

Profesori i UBT-së dhe Prodekan i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, Arian Kadriu, ka publikuar një punim shkencor në bashkautori me gjeneralin Giuseppe Morabito, të titulluar “Gli italiani nella KFOR in Kosovo: un modello per le missioni di pace”, i botuar në Fondazione Machiavelli.

Punimi analizon rolin e misionit të KFOR-it në Kosovë pas luftës së vitit 1999, me fokus të veçantë kontributin e Italisë në operacionet e paqes, stabilitetit dhe rindërtimit institucional në Kosovë. Studimi trajton gjithashtu dimensionin civil-ushtarak (CIMIC), si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale në ndërtimin e besimit dhe sigurisë afatgjatë.

Autori thekson se modeli italian në kuadër të KFOR-it paraqet një qasje të suksesshme të ndërthurjes së forcës ushtarake me ndjeshmërinë humanitare dhe bashkëpunimin civil, duke ofruar një shembull të rëndësishëm për misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Pjesëmarrja dhe kontributi akademik i Prof. Arian Kadriut në këtë publikim ndërkombëtar dëshmon angazhimin e tij në fushën e studimeve të sigurisë dhe rolin aktiv të UBT-së në debatet shkencore globale mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat që kanë përmbushur kriteret për përfitim.

Sipas Muratit, mbështetja është realizuar në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 dhe përfshin punëtorët me të ardhura mujore bruto deri në 1.000 euro.

Ai bëri të ditur se për këtë masë janë ndarë rreth 25 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, sa i përket mbështetjes për studentët, Murati tha se komisioni vlerësues është duke vazhduar punën dhe se listat e përfituesve do të publikohen sapo të jenë gati për ekzekutim.

Sipas të dhënave zyrtare, kostoja totale e shtesave prej 100 eurosh të miratuara nga Qeveria arrin në 105 milionë euro, duke përfshirë përfituesit e skemave sociale, fëmijët dhe studentët.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria trajtoi mbi 1.100 raste korrupsioni gjatë vitit 2025

Published

on

Prokurori i Shtetit ka trajtuar gjatë vitit 2025 gjithsej 1.191 raste të korrupsionit, prej të cilave ka arritur të zgjidhë 903 raste, u bë e ditur në raportin vjetor të prezantuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Gjatë prezantimit të raportit në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Qalaj bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar Prokuroria ka pranuar 45.295 kallëzime penale dhe ka zgjidhur 42.123 prej tyre.

Sipas raportit, Prokurori i Shtetit ka trajtuar edhe raste të krimeve ekonomike, krimit të organizuar, terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore dhe dhunës në familje.

Në fushën e krimeve ekonomike janë zgjidhur 420 raste, ndërsa gjatë vitit 2025 janë sekuestruar pasuri në vlerë mbi 64 milionë euro. Po ashtu, janë trajtuar 102 raste të krimit të organizuar dhe 28 raste të terrorizmit.

Raporti tregon gjithashtu se gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 3.975 raste të dhunës në familje, ndërsa gjykatat kanë nxjerrë 1.930 vendime fajësuese për rastet e proceduara nga Prokuroria.

Sipas të dhënave të prezantuara, Prokuroria ka vazhduar t’i kushtojë rëndësi luftimit të korrupsionit dhe krimeve të tjera që cenojnë rendin dhe sigurinë publike në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara