Lajmet

Rritet numri i inspektorëve, Murati: Shtohen gjobat për bizneset që nuk respektojnë ligjin

Ai ka njoftuar se numri i inspektorëve do të rritet edhe më tej.

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se kanë trefishuar numrin e inspektorëve të punës, nga 22 në 60. Ai ka njoftuar se numri i inspektorëve do të rritet edhe më tej.

“Edhe një lajm i mirë: Numri i inspektorëve të punës shkon në 60, nga 22 sa ishte. Pra, gati trefishim i numrit, dhe ende do të rritet”, shkruan Murati.

Krahas numrit, ai ka theksuar se janë shtuar edhe kontrollet dhe gjobat për bizneset që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtorëve.

“Ka shumë sfida, por gradualisht dhe sigurt po e bëjmë ndryshimin. Vazhdojmë”, shkruan Murati në Facebook.

Lajmet

Brestovci: Arritëm marrëveshje për kontratë 1.5 milionëshe me “Pastrimin” për punë shtesë

Published

on

By

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, pas takimit me përfaqësuesit e Sindikatës së Ndërmarrjes “Pastrimi”, ka njoftuar se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate në vlerë prej 1.5 milionë euro për punë shtesë.

Ai theksoi se nëse krijohen kushtet, “Pastrimi” do të marrë përsipër 1/3 e regjionit të Prishtinës, duke e shtuar kapacitetin operativ krahas dy operatorëve ekzistues.

Brestovci shtoi se Komuna është e gatshme të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar subvencionimin e pagave për punëtorët.

Jemi dakorduar që nga sot, me një person të autorizuar nga ndërmarrja ‘Pastrimi’, ta nënshkruajmë kontratën prej 1.5 milionë euro për punën shtesë. Ne u dakorduam që, nëse krijohen kushtet nga ndërmarrja ‘Pastrimi’ dhe ata kanë mundësi të dalin e të operojnë për të kryer shërbimin, ta kenë 1/3 e regjionit të Prishtinës, sepse aktualisht kemi vetëm dy operatorë ekonomikë. Nga ana jonë nuk ka asnjë hezitim. Ne shprehëm gatishmërinë që të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për ta sjellë sërish vendimin për subvencionimin e pagave për punëtorët. Natyrisht, duhet të punojmë bashkërisht”, ka thënë Brestovci.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria nëse Kurti ndërron kandidatin

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se VV-ja ka pasur përsëri kërkesën e njëjtë si në seancën e kaluar, që deputetët të mblidhen një herë në javë dhe jo çdo 48 orë.

Edhe këtë herë ishte kërkesa e njëjtë që seanca të mbahet një herë në javë. Kushtetuta është e qartë dhe e rregullon këtë, po ashtu propozimi i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Ne nuk kemi krizë juridike, kemi krizë politike në këtë situatë dhe zgjidhja duhet të jetë politike. Nëse kjo vazhdon, duhet t’i drejtohen Kushtetutës. Ne duhet t’i japim përgjigje politike. Për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi edhe qeveria nëse Kurti ndërron kandidatin”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Konstituimi i Kuvendit mbetet i bllokuar, seanca e radhës të mërkurën

Published

on

By

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat. Në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën, nuk u arritën votat e nevojshme për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga votimi morën pjesë 52 deputetë, të gjithë në favor, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania njofton 10 milionë euro shtesë për OBSH-në

Published

on

By

Gjermania ka rritur ndihmën e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me 10 milionë euro (11,2 milionë dollarë) në përgjigje të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga organizata, njoftoi dje ministrja e Shëndetësisë Nina Warken, në Gjenevë.

Gjermania kishte kontribuar tashmë 2 milionë euro shtesë në fillim të prillit. Me kontributet e shtuara, qeveria gjermane synon të mbështesë organizatën me qendër në Gjenevë – pas largimit të SHBA-së, kontribuesit të saj më të madh.

Tërheqja e Uashingtonit, e urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Warken, duke folur gjatë një takimi me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, tha se ishte e rëndësishme që organizata të avanconte procesin e saj të reformës dhe të përqendrohet në detyrat e saj kryesore.

Këto përfshijnë monitorimin global të shëndetit, përgatitjen për pandemi, kontrollin e sëmundjeve dhe aksesin e barabartë në kujdesin mjekësor.

Warken ndodhet sot në Gjenevë për hapjen e asamblesë vjetore të OBSH-së, gjatë së cilës pritet të miratohet një marrëveshje e finalizuar për pandeminë.

Gjermania tashmë e ka mbështetur OBSH-në me afërsisht 290 milionë euro gjatë 2-vjeçarit 2024-2025, sipas shifrave të ministrisë.

Marrëveshja e re për pandeminë i angazhon vendet të forcojnë sistemet e tyre shëndetësore dhe të monitorojnë mbretërinë shtazore. Shpërthimet e sëmundjeve duhet të zbulohen shpejt dhe të parandalohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrëveshja synon gjithashtu të rregullojë prokurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërndarjen e vaksinave. Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga vendet pjesëmarrëse./atsh

Continue Reading

Të kërkuara